- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Vajza e shpërfytyruar i rikthehet jetës normale
Mon 21 May 2012 - 19:47
Bëhet fjalë për adoleshenten afgane e cila në moshën 18-vjeçare shkoi në Shtetet e Bashkuara pasi u shpërfytyrua dhunshëm sepse kundërshtoi hapur talebanët.
Bashkëshorti brutal ia preu hundën dhe veshët pasi ajo tentoi t’i shmangej martesës të parashikuar mes tyre.
“Kur më prenë hundën dhe veshët, më ra të fikët. Në mesnatë më dukej sikur kisha ujë të ftohtë në hundë. I hapa sytë, por nuk mund të shihja për shkak të gjakut”, i tha ajo CNN-it.
Tani, katër vjet pas mbërritjes në SHBA dhe dy vjet pasi fotoja tronditëse e publikuar në faqen e parë të revistës “TIME” e bëri të njohur, Aesha po e merr veten.
Ajo ka kryer ndërhyrje kirurgjikale plastike të njëpasnjëshme, por psikologia i saj i tha CNN-it se përvoja e hidhur ka lënë pasoja të thella psikologjike te vajza. “Shpresoj vërtet që ajo ta rimarrë plotësisht veten pas traumës së tmerrshme”, tha Shiphra Bakhchi.
Mohammadzai u sulmua dhunshëm nga bashkëshorti dhe të afërmit e tij, të cilët e lanë gati të vdekur. Ajo mezi mblodhi forcat për t’u zvarritur deri në shtëpinë e gjyshit, ku i ati organizoi shërimin e saj.
Në vitin 2010 u çua në SHBA nga organizata e Nju Jorkut “Gratë Afgane”, por përvoja e kaluar shkaktoi tek ajo dëshpërim të thellë dhe tentativa për t’i bërë keq vetes.
Me kalimin e kohës filloi shërimi i plagëve, derisa së fundi la qendrën ku u trajtua. “Kur ajo iku, ne pamë një tjetër qenie njerëzore. Jemi të kënaqur që ajo do të shkojë një vend të përshtatshëm për trajtim të mëtejshëm, por na merr malli për të”, tha Ester Hineman, kujdestarja e Aeshës gjatë shërimit.
/Start/E.B/
- Normale… thua! Por eja ta shpjegosh se…!
- Vajza-barbi: “Unë kam ardhur nga yjësia Pleiades, ku pamja ime është krejt normale”
- Çfarë përzë vajza dha ajo rikthehet përsëri?!
- Një kancer i rrallë e kishte shpërfytyruar, mjekët e kthejnë në identitet
- Foto që të ‘ngrohin’ shpirtin, Papa përqafon njeriun e shpërfytyruar
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi