Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aplikacioni i ri, tani mund të “ricikloni” statuset e vjetra në Facebook Empty Aplikacioni i ri, tani mund të “ricikloni” statuset e vjetra në Facebook

Tue 22 May 2012 - 2:32
Aplikacioni i ri, tani mund të “ricikloni” statuset e vjetra në Facebook Facebook_mania/Lorena Xhezairi NOA.al/ - Zakoni për të rikthyer gjërat e përdorura në punë duket se do të aplikohet edhe në rrjetin social Facebook. Një nismë e fundit në SHBA, u krijon mundësinë përdoruesve të rrjetit social që të rikthejnë në “përdorim” statuse që kanë vendosur shumë kohë më parë. Nisma është ndërmarrë nga kompania “Honest Tea”, një agjenci amerikane e prodhimit të çajit dhe pijeve të tjera biologjike, e cila kërkon të sensibilizojë opinionin për riciklimin e shisheve plastike.

Nisma ka si qëllim ndërgjegjësimin e përdoruesve të Facebook për të bërë riciklimin e shisheve në mënyrë të diferencuara. Drejtuesit e kompanisë kanë zgjedhur rrjetin me rreth 1 miliard përdorues për të tërhequr vëmendjen. Por si funksionin riciklimi i statuseve?

Secili prej personave që futet në fushatë, ka mundësi që një status të para 3-4 viteve ta vendos sërish në krye të profilit të tij në Facebook. Zgjedhja e statusit bëhet në bazë të klikimeve apo komenteve më të shumta që ka marrë. Është përdoruesi i Facebook ai që zgjedh të rivendosë sërish në profilin e tij diçka të tillë. Ndërsa kompania që bën fushatën, vendos në krah të profilit shënimin; “Ky status është ricikluar falë bashkëpunimit me Honest Tea”.

Pas nisjes së fushatës në disa prej qendrave të Nju Jorkut është parë një sensibilizim më i madh i qytetarëve. Ndërsa synimi është që brenda vitit 2020 të mund të riciklohet çdo shishe që përdoret nga kjo kompani. l.r/noa.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi