Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thertoret në kryeqytet nuk plotësojnë kushtet higjienike Empty Thertoret në kryeqytet nuk plotësojnë kushtet higjienike

Tue 22 May 2012 - 3:24
Thertoret në kryeqytet po rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullsisë. Vetëm 4 prej tyre që tregtojnë mish të freskët operojnë në kryeqytet konform dokumentacionit dhe kushteve higjieno-sanitare. Ndërkohë që pjesa tjetër punon në të zezë dhe për pasojë nuk garanton cilësi të produkteve shtazore.Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tiranë, Mëhill Gecaj, thekson se është i vështirë zbulimi i thertoreve që plotësojnë standardet, pasi shumica e tyre operojnë në ambientet e oborreve të shtëpive. Megjithatë, për një periudhë njëmujore inspektorët e këtij shërbimi kanë konstatuar rreth 50 të tilla. Kundrejt tyre janë marrë masa administrative, nga gjobë deri d, të cilat aktualisht janë të miratuara dhe përmbushin standardet higjieno-sanitare.

Pjesa tjetër është jashtë të gjitha standardeve. Për muajin e kaluar e deri tani janë kontrolluar thertore, dyqane mishi dhe bulmeti në Tiranë dhe 50 subjekte, një pjesë e mirë e të cilave nuk plotësojnë standardet higjieno-sanitare. Është marrë vendim për mbyllje provizore e për një pjesë të tyre mbyllje definitive”,- thotë Gecaj.

Gecaj tregon se një nga arsyet se përse po ngrihen thertore informale është se subjektet e licencuara dhe që ofrojnë standardet e duhura të tregtimit, nuk plotësojnë nevojat e qytetarëve, pasi janë të pakta në numër. Inspektimet janë ushtruar dhe në dyqanet e tregtimit të produkteve shtazore dhe atyre të peshkut. Një pjesë e tyre, sqaron Gecaj, nuk garantonin kushte tregtimi të këtyre produkteve. Kështu që dhe tek to u morën masa me gjobë deri dhe paralajmërime për pezullim aktiviteti.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi