Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Deshmia e të mbijetuarave Empty Deshmia e të mbijetuarave

Tue 22 May 2012 - 17:57
Deshmia e të mbijetuarave Images

Dy prej vajzave të plagosura në aksidentin tragjik në Himarë të cilat ndodhen në spitalin e Vlorës kanë treguar për “Ora News” tmerrin që kanë përjetuar gjatë aksidentit ndërsa kanë theksuar se shoferi nuk ka mundur dot të manovrojë duke bërë që autobuzi të rrëzohet në greminë.


“Nuk mbaj mend shumë. Mbaj mend që thërrisnim njëra-tjetrën. Isha tek dera e fundit. Shoferi po bërtiste dhe po mundohej të lëvizte timonin. U mundova të mbahesha por autobuzi u rrëzua dhe më pas po prisja atje derisa erdhën më morën. Në fillim erdhën disa të moshuar dhe më pas po vinin forca të tjera. Në fillim na cuan në spitalin e Himarës, pastaj më sollën këtu”, tregon studentja Ergita Opingari.


“Mbaj mend vetëm përplasjen. Mbaj mend që bërtiti shoferi dhe më pas bërtitën edhe ne. Pash që shoferi nuk ktheu dot timonin dhe autobuzi nuk mori kthesën por eci drejt. Kemi qënë 36-37 persona në autobus. Mbaj mend vetëm momentin e rënies dhe më pas nuk mbaj mend asgjë”, tregon për “Ora News” një studente nga Lushnja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi