Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Burgu Zoologjik i Tiranes Empty Burgu Zoologjik i Tiranes

Wed 23 May 2012 - 17:49
Kur i sheh pas atyre hekurave të ndryshkur të ndërthurur me rrjetë teli ku nuk
depërton dot as gishti i dorës, nën një kundërmim që e dëshmon qartë që nuk pastrohen, të vjen të thuash: “Të gjorat kafshë”.Mungesa e investimit dhe reduktimi i kafshëve në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, e bëjnë një eksperiencë të dëshpëruar vizitën në të. Të parat që shfaqen janë dy shqiponjat, të cilat kanë në kafaz një copë mishi dhe e çukisin vazhdimisht, më pas ujqërit, të cilët ecin sa në njërën qoshe në tjetrën, ndërsa luani është shtrirë dhe vetëm të ndjek me sy të lodhur.Macet janë në gjumë, pak më tutje dhia dhe delja bashkëjetojnë me disa lamje. Ngjitur me to, në kafazin tjetër qëndrojnë tok një ka dhe një kalë të strukur në një qoshë duke iu larguar baltës. Më tej janë strucat mes të pëgërave të tyre dhe në fund dy arinj në një kafaz disi më komod se të tjerët, megjithëse pllakat janë të prishura e të thyera edhe aty. Një muzikë e lartë vjen nga godinë e madhe e rrënuar, ku dikur ka patur zogj. E kotë të kërkosh një përgjigje për situatën e mjerë të kafshëve. “Çështje fondesh” si përherë. Më kollaj merresh vesh me breshkën që qëndron pa lëvizur mes një tufe me lepuj. Jemi në kopshtin zoologjik të Tiranës në një ditë maji të 2012-s. Ndoshta më mirë do ishte të quhej Burgu Zoologjik i Tiranës….
1971 është viti kur është hapur Parku Zoologjik në Tiranë. Gjendet pranë Kopshtit Botanik, në fund të digës së liqenit artificial të Tiranës, e quajtur shëtitorja “Lasgush Poradeci”.
Ky kopsht ka një sipërfaqe prej 5,97 hektarësh, nga të cilat 4,35 hektarë janë sipërfaqe e gjelbër, 1,3 hektarë janë sipërfaqe ujore e përbërë nga basene të vegjël me ujë, 1,8 hektarë zihen nga rrugë dhe sheshe të vogla dhe 0,14 hektarë janë sipërfaqe ndërtimi të destinuara për kafshët dhe shpendët. Pas viteve 90‘, ka pasur një pakësim të ndjeshëm të kafshëve të egra, ndërkohë vijon të frekuentohet me pagesë nga qytetarët për lulishtet dhe sipërfaqet e tij të gjelbërta.
Pergatiti: Albina Hoxha
Burimi: Gazeta Shekulli
Skydive
Skydive
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 185
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/05/2012

Burgu Zoologjik i Tiranes Empty Re: Burgu Zoologjik i Tiranes

Thu 24 May 2012 - 18:26
Sa keq

Mbaj mend kur isha e vogel mezi prisja diten e Djele te na conin Prinderit ne Kopshin Zoologjik

Ishte kenaqesi e papare

Gjynah qe cdo gje shkaterrohet ne Shqiperi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi