Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aksidentet, rikrijoni urgjent ekipet e “Orës së Artë”! Empty Aksidentet, rikrijoni urgjent ekipet e “Orës së Artë”!

Sun 27 May 2012 - 18:28
Eglantina BardhiÇdo shqiptari që dëmtohet rëndë në ndonjë aksident i mungon ndihma e specializuar e asaj që quhet “ora e artë”. Në gjuhën mjekësore “ora e artë” është ora menjëherë pas aksidentit, në minutat gjatë së cilës egziston shansi i fundit kur mund të
shpëtohen jetë njerëzish, ose në të kundërt është vështirë që të mbijetohet. Çdo vend (edhe Shqipëria dikur) ka patur një ekip të specializuar, pjesëtarët e të cilit jepnin ndihmën e parë në vendin ku ndodhte aksidenti. Ata dinë si lidhet trupi për të ndaluar menjëherë hemoragjinë dhe si lëvizte apo transportohet ai në distanca të shkurtra apo të gjata. Shkurt, ata dinë se si duhet të sillesh me një trup të aksidentuar. Aktualisht në Shqipëri këto lloj ekipesh nuk ekzistojnë më, janë hequr nga strukturat.



Kirurgu i Qendrës Kombëtare të Traumës pranë Spitalit Ushtarak, Myftar Torba, i specializuar për “orën e artë” në Gjermani pohoi gjatë një interviste për “Shekullin” se ka ardhur koha që të mendohet seriozisht për rindërtimin e këtyre ekipeve.



Doktor po dëgjojmë gjithnjë e më shumë për aksidentet rrugore dhe si pasojë edhe vdekjen e shumë personave. Përse po ndodhin kaq shumë aksidente dhe vdekje?

Sa i takon shkakut të aksidenteve, organet e policisë dhe strukturat e tjera munden t’ju japin përgjigje për këto fatkeqësi. Unë mund të flas për sistemin shëndetësor dhe të jap mendimin tim se përse ndodhin shumë vdekje.

Ne kemi 5 helikopterë që shkojnë në vendngjarje për të marrë të dëmtuarit, por nuk kemi ekipin që duhet të japë ndihmë e parë në vendin e ngjarjes dhe ndihmë gjatë rrugës.

Ndihma në vendngjarje dhe gjatë rrugës quhet në gjithë botën “ora e artë”. Nëse ikën kjo ora e artë pa dhënë ndihmën e specializuar, i dëmtuari pothuajse nuk ka shanse për jetën. Në praktikën tonë të përditshme dërgojmë helikopterin dhe ndihmë të specializuar nuk japim. I ngarkojnë me barelë njerëzit amatorë dhe joprofesionistë. Ne as nuk e kemi më në mendje këtë orën e artë, që në fakt, vërtet është e artë për jetën e njerëzve që u rastis fatkeqësia e aksidentimit.



Përse nuk i kemi këto ekipe, mungojnë specialistët apo ka ndonjë arsye tjetër?

Jo aspak. Kjo nuk ndodh se ne na mungojnë njerëzit për të dhënë këtë ndihmë, por nuk pyeten specialistët. Çdo helikopteri do ekipin që ju thashë: Ky ekip do të thotë që në çdo helikopter duhet të ketë një reanimator, një infermier dhe një parainfermier.

Infermieri bën lidhjet e duhura në vendet e dëmtuara dhe parainfermieri duhet ta vendosë në barelë në mënyrën e duhur. Për gjithë vendin ky ekip do të ishte mjaftueshëm për gjithë vendin me 20 persona. Një ekip nuk do më shumë se 5 persona. Ata që kanë në dorë vendimmarrjen duhet dhe mund ta realizojnë menjëherë këtë punë.



Më konkretisht, përse janë të domosdoshme këto ekipe?

Nëse një i dëmtuar në aksident ka një hemorragji të brendshme apo të jashtme duhet që personi që mbërrin i pari pranë tij, të dijë ta lidhë në mënyrë perfekte. Në të kundërt i rrezikohet jeta.

E dini pse një i dëmtuar vdes dhe një tjetër shpëton, edhe pse ka të njëjtat parametra dëmtimi dhe të njëjtat faktor risku? Kjo ka të bëjë pikërisht me orën e artë. Mund të ketë njerëz të dëmtuar që vijnë shumë shpejt në spital dhe vdesin, sepse ndihma e parë nuk është dhënë ashtu si duhet. Dhe mund të ketë njerëz të tjerë që vijnë me vonesë në spital dhe nuk vdesin. Dhe kjo ka të bëjë me faktin se atyre iu është dhënë ndihma e duhur në vendngjarje, me lidhjen, lëvizjen e trupit nga vendi në barrelë, etj

Aksidentet, rikrijoni urgjent ekipet e “Orës së Artë”! Skender-Buci-300x225Dr.Buci: Si veprohej në rast aksidentesh para viteve ’90



Shefi i Traumave: Ekzistonte një qendër referimi. Sot nuk është më dhe ekipet e specializuara nuk janë më në strukturë





Si veprohej në rast aksidentesh para viteve ’90? Nëse ndodhte ndonjë aksident apo fatkeqësi natyrore para viteve ’90 ekzistonte një qendër koordinimi për gjithë Shqipërinë dhe në vendngjarje shkonte së pari ekipi i specializuar për të ndihmuar të dëmtuarit. Ndërsa sot kjo qendër referimi nuk ekziston dhe ekipet e specializuara nuk janë më në strukturë.

Këtë e pohon shefi i Urgjencës së Qendrës Kombëtare të Traumës, Skënder Buci i cili thekson se një strukturë e tillë ekziston në të gjithë vendet e botës.

Ai shpjegon konkretisht se si veprohej vite më parë në raste aksidentesh apo fatkeqësish natyrore.



Ish-qendra e QSUT

“Në spitalin numër 2 te Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ndodhej qendra e referimit e cila kishte numër telefon, sekretari dhe staf që merrej pikërisht me këtë punë. Kudo që ndodhte ndonjë aksident psh në Dibër drejtori i kësaj zone njoftonte pikërisht në qendër dhe shkonte fillimisht ekipi përkatës në ndihmë”, – pohon Skënder Buci. Pas viteve ’90 kjo strukturë u shkri dhe nuk u zëvendësua me asgjë të ngjashme me të duke sjellë sot mungesën e ekzistencës së një shërbimi të tillë.



Politikanët, të parët?!

Shefi i urgjencës së Traumës thekson se ka ardhur koha që në aksidente dhe fatkeqësi natyrore të jepet ndihmë e specializuar.

“Mendoj se është e domosdoshme që ekipet e specializuara të shkojnë të parat në vendngjarje për të dhënë ndihmë të dëmtuarve. Nuk ka pse të njoftohet as deputeti, as ministri apo dikush tjetër për aksidentet apo fatkeqësitë natyrore por duhen njoftuar konkretisht ekipet e specializuara që janë për atë punë dhe të japin ndihmën e duhur”, – pohon Dr.Buci.







“Jo më shërbim amator për të dëmtuarit”



“Të ofrosh ndihmë në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur është vendimtare. Një i aksidentuar apo i dëmtuar nga ndonjë fatkeqësi natyrore ka nevojë ti jepet ndihma e parë me protokolle çka do të thotë se një ndihmë në mënyrë amatoreske mund ta dëmtojë më shumë, madje me humbje jete” – shprehet kirurgu i Qendrës së Traumës, Edmond Fabe i cilit thekson se në ditët e sotme të dëmtuarit nga aksidentet dëmtohen edhe më shumë nga mënyra se si iu jepet ndihma e parë nga njerëz që nuk janë specialistë të fushës.

“Më parë ekzistonte edhe Baza e Mbrojtjes Civile e cila ishte në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes e cila jepte ndihmë në vendngjarje ndërsa sot nuk fatkeqësisht nuk ekziston dhe në vendngjarje shkon kush të mundet e kush të jetë në turne vetëm strukturat e specializuara nuk janë prezente”, – pohon Edmond Fabe.





Opinion

Domosdoshmëria e krijimit të ekipeve të “Orës së Artë”

Eglantina Bardhi

Disa nga jetët e aksidentit tragjik të Himarës dhe qindra jetë të tjera në aksidentet e pafundme rrugore të viteve të fundit, mund të ishin shpëtuar, nëse rrumpalla e këtyre dy dekadave të fundit që ka kapluar shpesh edhe mjekësinë, nuk do kishte zhdukur strukturën e “orës së artë”, një ekip, që njeh rregullat e sjelljes me trupin e të aksidentuarit. Këta ekspertë duhet të jenë të parët që mbërrijnë në vendngjarje.

Mungesa në strukturat aktuale të shërbimit spitalor shqiptar e ekipit që njeh rregullat e “orës së artë” është një shqetësim i hershëm i mjekëve të vjetër në Tiranë, por me sa duket u desh aksidenti dramatik i Himarës që kjo çështje të rivinte në rend të ditës.

Në këtë artikull po paraqesim mendimet e disa prej mjekëve që e ngrenë këtë shqetësim, apelit të të cilëve i bashkohet edhe Shekulli: Ringrini me urgjencë dhe fusni brenda strukturave të shërbimit spitalor, ekipet e “orës së artë”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi