Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një letër dashurie e 1959-s Empty Një letër dashurie e 1959-s

Wed 30 May 2012 - 18:33
Një letër dashurie e 1959-s N-foto-226x300Entela Resuli

Janë të bëra bashkë e të lidhura. Nuk i ka hapur asnjëherë që nga momenti që janë lexuar. Kërkesa jonë për të nxjerrë nga “arkëza” e saj, ato letra dashurie i erdhi e papritur. Kapi zarfin e parë dhe na e besoi: “Nuk e di, - shprehet 73-vjeçarja, – se përse nuk i kam rilexuar asnjëherë, ndoshta për nostalgji apo ndoshta… Dhe tani kur po lexoj këtë fletë të verdhura nga koha nuk më besohet që i kam shkruar unë (qesh), eh sa vite kanë kaluar!

Sigurisht! Dikur kanë qenë edhe ata 20 vjeç. Historia e këtij çifti që zgjodhëm sot për idenë tonë për të folur në “Jetë” mbi letrat e dikurshme të dashurisë ka filluar në bregdetin e Durrësit në vitet ’50. Dy të rinjtë në atë kohë ishin më pushime me familjet e tyre. Djaloshi e ka parë vajzën në breg të detit me një valixhe të drunjtë në dorë. Kanë qëndruar 2 muaj të dashuruar dhe 2 vjet të fejuar. Gjatë fejesës kanë shkëmbyer shumë letra me njëri-tjetrin, pasi për shkak të punëve jetonin në qytete të ndryshme.

Letra që kemi në dorë mban datën 2 nëntor 1959 dhe 73 vjeçarja e sotme (në atë kohë 20), punonte në Fier si mësuese. Ia ka dërguar të fejuarit të saj që jetonte në Durrës. Ata numërojnë mbi 30 letra secili të shkruar gjatë dy viteve të fejesës. Më poshtë, pjesë nga kjo letër dashurie e 1959-s:



N…. im

Më në fund i mora edhe letrat e tua, kisha kaq kohë që i prisja. Çdo ditë e kalojë me të vetmin mendim se do të kem një letër prej teje, por asgjë. Duke u kthyer rrugës në darkë mendoja ndoshta do të kem letër? Dhe mbrëmë kështu ndodhi, por kur hyra në derë e pashë se përsëri qesh gabuar. Sigurisht u mërzita shumë. Mendoje vetë: kaq kohë që ke ikur dhe asnjë letër. Ti gabohesh kur thua se postierët kanë ndërruar rolet sepse kësaj radhe më ngjan njësoj ti pret letrat e mia dhe unë të tuat.

(…)Mbrëmë edhe sikur të mos merrja letër prej teje e kisha vendosur të të shkruaja.

Tashti duhet të kesh filluar punën i dashur, sa dua të di gjithçka. Kur do më shkruash? Në ç’punë je? A u rregullove për banim ? N… i dashur, jam shumë në merak për ty. Këtu koha është freskuar shumë dhe sigurisht dhe atje, ti si bën pa triko. Çfarë vesh? Ku flini, më shkruaj hollësisht për të gjitha.

I keqi im, më pëlqyen shumë dy vargjet italisht që më shkruaje në letër. Është e kot pse të pyesim njëri-tjetrin. Për të dy është e njëjta gjë. Mua më duket se gjithmonë të dua më shumë dhe mendojë ku do arrij vallë kjo, në çfarë infinitiv….?

Ajo që shkruan ti është e drejtë, unë mendoj, e di pse duhemi kaq shumë? Sepse të dy ndjejmë njësoj, mendojmë njësoj. Vërtetë do të ishte diçka shumë e mërzitshme sikur njëri prej nesh të qe ndryshe.

(…) Në një pyetje të bërë prej disa vajzave një autor italian (A harrohet dashuria e parë?) ai përgjigjet: “Dashuron për herë të parë vetëm kur dashuron me të vërtetë, dhe kjo është dashuria që nuk mund të harrohet, qoftë kjo e parë apo e njëzetë”. Sigurisht kjo më pëlqen si thënie, por jo se ka të bëj me ne.

I dashur N… ti me letrat e tua më kujtove edhe njëherë, por me kaq vërtetësi ditët që kemi kaluar së bashku në plazh. Do të doja t’i kalonim edhe njëherë bashkë ato vende plot kujtime. Si thua a do jenë prishur dy “N”’-të që shkruajte ti? Sigurisht do i ketë mbuluar rëra. Sikur të hapje librat e mia në provime do të gjeje në çdo dy tre faqe dy “N” të gërshetuara.

Sikur të më pyeste njeri tani se çfarë do të dëshiroja do përgjigjesha vetëm të rregullohet posta dhe të mos vonohen letrat. Tashti ti ke më shumë gjera të reja për të më shkruajtur prandaj duhet të më shkruash me gjatë.

Ndahemi tashti i dashur

Mami dhe babi të përqafojnë.

E… të puth në faqe. Po unë atëherë ku të të puth, në buzë. Të pëlqen kënga “Besame muço”?



E jotja N…

2/X/’59



Dashuri në kohërat e “Facebook”-ut

E kemi shkëputur këtë letër dashurie të 53 viteve më parë për të treguar se si shkruheshin letrat e dashurisë në atë kohë dhe se si ka evoluar kjo korespodencë në ditët e sotme, ku teknologjia ka bërë të vetën. Sot, mësëshumti deklaratat e dashurisë lihen në statuse facebook-u, ku të rinjtë edhe pse mund ta kenë të dashurën e tyre në krah, nuk ja thonë me zë, por ja shkruajnë në “murin” e profilit në FB. Flasin me dhjetra herë në telefon, shkruajnë mesazhe dhe nuk presin me muaj të tërë sa t’ju vijë një letër nga një tjetër qytet.

Tashmë i njohuri i ri nuk është më djaloshi brun që takuat në një mbrëmje miqsh, apo ajo biondja e prezantuar nga mikja jote pak ditë më parë e as shoku i klasës që nuk humbet rastin të të ulet pranë. Miku apo mikja e ardhshme është një i panjohur perfekt që rastësisht të ka tërhequr me nominativin e tij, me një koment të hedhur diku në Facebook apo Tuitter. Janë instrumente që kanë revolucionarizuar ndjenjat, pasionet, por e kanë shndërruar dashurinë në diçka disi virtuale.



“You’ve got mail”

A ju kujtohet filmi “You’ve got mail”, një remake fantastik i klasikut “The shop around the corner” i vitit 1940? Ndërsa protagonistet e regjisorit Ernst Lubitsch njiheshin e forconin lidhjen e tyre me letra të dërguara në kutinë postare, Tom Hanks e Meg Ryan shumë vite më vonë, ruajne anonimitetitin e dashurohen me njëri-tjetrin pas ekranit të një kompjuteri. Ishte viti 1998 e kjo komedi fotografonte lindjen e një realiteti të ri ku ndjenjat e marrëdhëniet eksploronin me fraza brilante, situata ekuivoke, romanticizem, lot e gëzim të shkëmbyer në posten elektronike.



Kush shkruan ende letra sot dhe kujt?

Po sot a ka njerëz që shkruajnë letra? E kemi fjalën për letrat me dorë, tip “merr laps e letër” që shkruhet dhe mbyllet në një zarf postar. Ka. Sigurisht që letra vazhdon të konsumohet dhe boja gjithashtu, por një gjë është e sigurt, nuk ka më nga ato të dashurisë…

Ata që presin këtë lloj korrespodence sot nuk janë më familjet apo individët, por zakonisht institucionet e shtetit. Ato vazhdojnë të marrin “letra të shkruar me dorë” nga njerëz të cilët zakonisht i mbushin me ankesa.

Përgjithësisht moshat mbi 60 vjeç e ruajnë ende kënaqësinë e të shkruarit një letër. Shumica e të tjerëve i bien shkurt, kompjuteri i ka ndihmuar të kursejnë kohë.





Letra të famshme dashurie që kanë bërë histori

Më poshtë, ju sjellim disa copëza nga letra të famshme dashurie, njerëzish që kanë mbetur në histori. Përgjithësisht janë zbuluar vonë, kur janë hapur dhe gërmuar arkivat personale të lëna trashëgim. Janë të bukura. Eh, sa kanë ndryshuar kohët!



Napoleoni i shkruan Giuseppina Beauharnas

Pranvere 1797

Nuk të dua më. Përkundrazi të urrej. Je një fatkeqe, perverse e vërtetë, budallaçkë e vërtetë, një Hirushe e vërtetë. Nuk më shkruan kurrë e nuk dashuron burrin tënd. Ti e di kënaqësinë që letrat e tua me japin e nuk më dërgon as pak rreshta të shkruara. Çfarë bëni gjithë ditën zonjë? Çfarë tip problemesh jetësore ju privojnë kohën për t’i shkruar të dashurit tuaj besnik? Cili mendim është kaq pengues sa të bën të lesh mënjanë dashurinë, dashurinë e sinqerte e konstante që ju më keni premtuar? Kujdes Giuseppina! Një natë të bukur dyert do te shkatërrohen e unë do jem aty…

Bonaparte



Kush ishte Xhuzepina

Xhuzepina Beauharnais Bonaparti (1763 –1814) ishte gruaja e parë e Napoleon Bonapartit. Ajo ishte e veja e Alessandro di Beauharnais, me të cilin kishte dy fëmijë. Në 1783 u nda nga Alesandro dhe iku nga Parisi. Kur u kthye në 1794 u arrestua dhe u dënua me vdekje në gijotinë, por u fal më pas. Mori famë si grua galante dhe që ndërronte shpesh të dashurit. Thuhet se Napoleoni ra keq në dashuri me të. Në 9 mars 1796 ata u martuan, megjithë kundërshtimin e ashpër të familjes së Napoleonit, të cilët penguan kurorëzimin e saj si Perandore e Francës deri në 2 dhjetor 1804. Në 1810 çifti u divorcua sepse Xhuzepina nuk mundi të lindte djalë-trashëgimtar. Ajo iku sërish nga Parisi dhe vdiq larg tij në 1814.



Beethoven i shkruan një gruaje anonime

“6 korrik 1812 (mëngjes)

Ëngjelli im, e tëra imja, vetëm e imja. Vetëm pak fjalë për sot, madje dhe me laps (me tendin). Nuk jam i sigurt për strehimin tim deri nesër, çfarë humbje kohe e kotë e gjitha kjo. Pse kjo angosh pa sens kur flitet për nevojshmëri? Dashuria jonë mund te rezistoj pa sakrifica, pa mendimin se secili prej nesh pretendon gjithçka nga tjetri? Mundesh te mohosh faktin se ti nuk je e gjitha e imja e unë nuk jam i tëri i yti? O Zot… Dashuria kërkon gjithçka e me të drejtë… Ah, ka momente kur ndjej se fjala është e papërshtatshme. Përpiqu të jesh e qetë e qofsh përherë thesari im i vetëm besnik, Zoti do përcaktoj fatin tonë të ardhshëm.

Besniku yt Ludvig



Don Zhuan dhe antikonformist

Bethoveni njihej për dy gjëra: për historitë e tij të shumta me gratë e martuara dhe për antikonformizmin e vet. Në këtë pikturë të Karl Rohling (1887) përshrkueht ai që ka mbetur në histori si “Incidenti i Teplisit”. Bethoveni, i shoqëruar nga Gëte përballen në shëtitje me familjen mbretërore.Ndërkohë që Gëte ndalet, Bethoveni refuzon të ndalet dhe të përkulet sipas zakonit dhe vijon rrugën e tij
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Një letër dashurie e 1959-s Empty Re: Një letër dashurie e 1959-s

Wed 30 May 2012 - 18:37
Sa kane ndryshuar koherat
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi