Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndryshon ligji post-divorc për fëmijët e emigrantëve Empty Ndryshon ligji post-divorc për fëmijët e emigrantëve

Wed 30 May 2012 - 18:34
Message reputation : 100% (1 vote)
Albina Hoxha
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në Kuvendin e Shqipërisë kishte dje në rendin e ditës shqyrtimin e projektligjit “Për rivendosjen ndërkombëtare të detyrimit ushqimor ndaj fëmijëve dhe formave të tjera të mbështetjes për anëtarët e tjerë të familjes”.
Ky projektligj u miratua me unanimitet. Shekulli pyeti përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë të ftuar në Komision mbi përmbajtjen e këtij projektligji.
Shtetasit shqiptarë përfitojnë nga ky ligj në rastet kur bëhet fjalë për çifte të divorcuara, por që pas divorcit, njëri prind jeton në një shtet tjetër dhe prindi tjetër, në Shqipëri. Rregullat egzistuese diktojnë që për të marrë pensionin ushqimor që i takon fëmijës, shtetasi (në rastet konkrete, nëna që mban fëmijët pas divorcit) është i detyruar të hapë seancë gjyqësore në shtetin tjetër ku mund të jetojë pas divorcit ish-bashkëshorti.
Me këtë projektligj të ri, shtetasi shqiptar i divorcuar, me ish-bashkëshort në shtet tjetër, nuk është i detyruar të hapë séancë gjygjësore në shtetin tjetër, por vetëm t’i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo e fundit bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë së vendit në fjalë dhe pagesat i kalojnë menjëherë përfituesit. Kjo vlen jo vetëm për fëmijët e çiftit, por për të gjithë anëtarët e familjes.
Tek ne, sipas përfaqësuesit të ministrisë, ky ligj është i domosdoshëm pasi rastet që familjet emigrante pas ndarjes, jetojnë brenda dhe jashtë vendit janë të shumta. Konventa Evropiane përfshin institucionet e organeve shtetërore për zbatimin e këtij ligji.
Psikologjik apo Psiko-Social?

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vazhdoi dje diskutimet nen për nen të projektligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”. Disa nene arritën të miratohen ndërsa disa të tjera u shtynë për mbledhjen e radhës. U propozua që në nenin 6 të kishte disa ndryshimë. Tek pika 2 do të shtohet veç togfjalëshit “liritë e njeriut në përgjithësi” edhe togfjalëshi “fëmijëve në veçanti”. Gjithashtu u propozua që në projektligj të shtohej fjalia: “Vlerësim i rolit të mësuesit si faktor themelor në cilësinë e arsimit”.

Me shumë debate u shoqërua Neni 7 dhe Neni 20 ku gjendeshin termat “laik” dhe “psikologjik”. U propozua që në vend të fjalës “shërbim psikologjik” të vendosen fjalët “shërbim psiko-social”. Pas diskutimeve mbledhja u mbyll me urime dhe ëmbëlsira pasi deputetja Paulina Hoxha kishte ditëlindjen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi