Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmijët nuk ka kush t’i shëtisë Empty Fëmijët nuk ka kush t’i shëtisë

Sat 2 Jun 2012 - 2:41
Emanuela Sako Mësuesit dhe prindërit bien dakord në një pike: Që është mirë që fëmijët të mos qëndrojnë mbyllur sepse kjo ndikon keq në zhvillimin e ineligjencës dhe formimin e karakterit të tyre. Por a është kjo gjë gjithmonë e mundur? Në ditët e sotme,jo.
Prindërit me dy-tre punë nuk kanë kohëNjë kategori e prindërve të rinj të sotëm kanë të ardhura, por pikërisht për shkak të mënyrës si i fitojnë ato, nuk kanë kohë. Këta prindër përpiqen të bëjnë dy ose tri punë njëherazi për të rritur të ardhurat dhe shpesh nuk munden të pushojnë as në fundjavë. Edhe kur pushojnë, e duan kohën e tyre të pakët jashtë punës, për vete. Janë tepër të lodhur për t’u marrë me fëmijët.



Prindërit që kanë kohë, nuk kanë lekë

Një kategori tjetër e prindërve të rinj të sotëm nuk ka punë stabël, dhe për këtë shkak ka kohë me tepri. Por në mungesë të të ardhurave për shkak të mungesës së punës si dhe stresit që akumulohet nga situate, ata sërish nuk gjejnë dot mundësinë për tu marrë siç duhet me argëtimin e fëmijëve



Kanë edhe kohë, edhe lekë… s’kanë fëmijë

Një kategori e tretë e prindërve të rinj të sotëm janë ata që kanë edhe kohë edhe para. Se si është e mundur kjo, është një përgjgigje që del jashtë kontekstit të këtij shkrimi. Por e vërteta është që kjo kategori shpesh nuk bën fëmijë. Edhe kur bën, sërish nuk merret gjatë me fëmijët, por preferojnë zakonisht shpenzimet ekstra për dado fëmijësh dhe shërbime të tjera të gatshme të paguara



Top-Lista: Kompjuteri, Celulari dhe Televizori

Mungesën e lojërave jashtë mureve të shtëpisë, fëmijët e sotëm e kanë zëvendësuar me hir a me pahir me “aktivitete” brenda mureve të shtëpisë, ku vendin kryesor e ka marrë sigurisht Kompjuteri, Celulari dhe Televizori.

Këtë 1 qershor dëshirojmë të tërheqim vëmendjen për më shumë kohë edukimi për fëmijët. Ndryshe nuk duhet të fajësoni dikë tjetër nëse fëmija shfaq shpërqëndrim në mësime dhe pengesa në formimin e një personaliteti të hapur e bashkëpunues.





“Fëmijët që dalin pak nga shtëpitë e reflektojnë në klasë”

Jolanda Çiçi është mësuese e lëndës së edukatës pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”. E pyetëm për natyrën e fëmijëve të sotëm dhe kërkesat e tyre. Nga bisedat me nxënësit rreth mënyrës si e kalojnë kohën e lirë, Jolanda ka nxjerrë një përfundim: Shumica dërrmuese e prindërve nuk kanë mundësi, që t’i nxjerrin shpesh fëmijët për të luajtur në ambiente të hapura, qoftë edhe në një kënd të thjeshtë lojrash. Fëmijët e reflektojnë këtë mungesë në sjelljen e tyre në klasë. Ata që dalin më pak, e shprehin duke bërë “zhurmuesin” në klasë, duke qenë hiperaktivë ose hiperpasivë në mënyrën si sillen.



Mësuese Jolanda, sa i nevojshëm është argëtimi i fëmijëve dhe a duhet ndarë shkolla nga argëtimi?

Unë mendoj që përveç mësimit, ata e kanë tepër të nevojshme për t’u argëtuar. Edhe shkolla e ka detyrim t’u specifikojë 10 minuta lojë brënda orës së mësimit, në disa orë të veçanta. Në këtë rast fëmija ndjehet i angazhuar. Një mësues i mirë e gjen mënyrën për t’i angazhuar me një argëtim të shkurtër fëmijët, pavarësisht mësimeve.

Fëmijët duket që janë të prirur që edhe ambientin e mësimit ta shfrytëzojnë duke luajtur. Qoftë edhe 10 minutat e pushimit.



Nga bisedat me ta çfarë rezulton? A kanë problem me prindërit në këtë pikë? Disa prindër mundohen që kohën e lirë të fëmijëve ta shfrytëzojnë, duke i futur në kurse noti, basketbolli, baleti etj. Ka prindër të tjerë që fëmijët i lënë ta kalojnë kohën e lirë lexuar, por mendja u shkon zakonisht tek kompjuteri. Ka prindër që për shkak të ngarkesës në punë nuk kanë kohë të nxjerrin fëmijët për lojëra në ambiente të hapura. Kurse ajo pjesë e familjeve që nuk kanë të ardhura nuk e kanë mundësinë që të regjistrojnë në kurse fëmijët.



Duke qenë se ju jeni përditë me fëmijët, mund të na tregoni se si e shpreh një fëmijë këtë mungesë, pra mungesën e kohës së kaluar për lojëra në ambient të hapur?

Fëmija që nuk gjen argëtim dhe lojëra mjaftueshëm, ka mjaft momente që e nxjerr kokën. Lëviz shumë në klasë, kërkon vetëm të gjejë një arsye për të dalë sa më shpesh jashtë nga klasa, apo qoftë edhe të lëvizë nga banka. Disa nga fëmijët kërkojnë leje vazhdimisht për të shkuar në tualet edhe pa qenë e nevojshme.



Sa orë në ditë duhet t’i kushtohet një prind fëmijës për lojëra?

Fëmija do një orë në ditë vëmendje nga prindërit për t’u argëtuar në ambient të jashtëm me lojërat që dëshiron. Më e nevojshme është qëndrimi në natyrë. Ndërsa për mësim, ata duhet të shpenzojnë rreth 2 orë. Por, kjo është në varësi të inteligjencës së fëmijës për të kapur mësimin, mund të qëndrojë më gjatë ose më pak mbi libra.



Meqë ju jepni dhe lëndën e edukatës, çfarë u këshilloni prindërve?

Prindërve u sugjerojmë që t’i argëtojnë sa më shumë fëmijët jashtë ambienteve të mbyllura të shtëpisë.



Dhe çfarë përgjigjen?

Ata kërkojnë nga ne që t’i argëtojmë në shkollë nëpërmjet orëve të veçanta.





“Luaj te oborri i shkollës, mami ka frikë poshtë pallatit”

Sidora Tymi, nxënëse e klasës së tretë, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”, shprehet se ka dëshirë të luajë poshtë pallatit, por mamaja e saj nuk e lë, sepse ka frikë për sigurinë e saj. Hë për hë, vendi i përditshëm i argëtimit është oborri i shkollës.





Sidora, sa herë del për të luajtur në ambient të jashtëm apo tek këndi i lojërave?

Dal një herë në javë. Varet kur ka mami kohë të më nxjerrë për të luajtur me shoqet.



Po kur mami nuk ka kohë, del?

Jo. Nuk më lë mami se ka merak. Dal shumë rrallë.



Po të dilje çfarë loje do të luaje jashtë shtëpisë?

Kam shumë qejf të luaj me peta dhe llastik. Kështu, luajmë me shoqet kur mbarojmë mësimin në oborrin e shkollës.





“Luaj në oborrin e pallatit, babi më ka futur në dy kurse”

Klajdi Pëllumbi shprehet se pasi mbaron mësimet luan çdo mbasdite me shokët, poshtë pallatit. Vendet e argëtimit të përditshëm të fëmijëve, thuajse nga gjithë bisedat me ta, rezultojnë dy oborret: ose ai i shkollës në kohë të limituar ose ai i pallatit pasditeve, ku zakonisht duhet të hapësh vend mes makinave dhe shqetësimit të pronarëve të dyqaneve dhe lokaleve në katet e para



Klajdi ku luan me shokët?

Luaj çdo mbasdite poshtë pallatit.



Çfarë të pëlqen më tepër të luash?

Më pëlqen të luaj futboll. Prandaj dal mbasditeve me shokët dhe aty bëjmë organizime të ndryshme.



Shkon në kurse?

Shkoj në kursin e pianos dhe në kursin e anglishtes







“Nuk kam përherë kohë, por nëse vajza mërzitet, përpiqem të shpjegohem”

Valbona Çako është nënë e një vajze 9-vjeçare, Alisës. Mundohet medoemos që kohën e lirë të vajzës ta alternojë me punët e saj. Valbona na tregon se si ia arrin të angazhohet me vajzën e saj dhe kërkesat që kanë çdo ditë fëmijët.



Znj.Valbona, si e organizoni kohën e lirë për vajzën tuaj?

Organizohemi si familje me shoqet e mia, që t’i nxjerrim fëmijët nga Liqeni Artificial të dielave. Në mënyrë që të ketë mundësinë për të luajtur me biçikletë të paktën. Ditët e tjera përpiqem ta angazhoj për të lexuar libra jashtëshkollorë.



Shumica e fëmijëve na thonë që munden të luajnë vetëm në oborrin e pallateve pasdite…

Vajzës sime i pëlqen shumë piktura dhe e ndihmoj që të vizatojë, duke shprehur botën e saj. Dua t’i mësoj dhe qëndisjen, Por jashtë kam frikë ta lë vetëm. Kur kemi kohë shkojmë në shtëpitë e shoqeve, në mënyrë që të argëtohen me njëra-tjetrën.



Mësuesit thonë që fëmijët e kanë të domosdoshëm qëndrimin e përditshëm jashtë ambjenteve të shtëpisë…

Unë e di që fëmijët e kanë shumë të nevojshëm angazhimin me ambientin. Përpiqem t’ia plotësoj vajzës, por koha që kam në dispozicion nuk është gjithmonë e favorshme.

Sigurisht, fëmija nuk të kupton nëse ke kohë apo jo. Ajo kërkon me ngulm të realizojë atë që ka dëshirë. Shpeshherë kur nuk ia plotësoj dëshirën ndjehet e mërzitur, e prekur, por unë përpiqem t’ia shpjegoj se përse nuk mund ta nxjerr për të luajtur.



Kohët e fundit, fëmijët janë të dhënë shumë pas teknologjisë. Po vajza juaj është e dhënë pas kompjuterit dhe celularit?

Kompjuteri është humbje kohe. Nuk e lë që të merret me të, por me librat. As celularin nuk e lë ta mbaj. Ajo kërkon vazhdimisht me këmbëngulje sepse shikon moshatarët e saj, por nuk ia plotësoj këtë dëshirë. Mundohem t’i shpjegoj që nuk janë më të mirë ata që mbajnë celular.





Disa nga “Ditët e Fëmijëve”



12 shkurti

Dita Ndërkombëtare Kundër Përdorimit të Fëmijëve si Ushtarë. Janë së paku 15 vende në botë që vijojnë të rekrutojnë fëmijë nën armë edhe në ditët e sotme



20 nëntori

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve. Festohet në përvjetor të rezolutës së OKB-së për të drejtat e moshave të mitura



12 prill

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Rrugës. Është lançuar vitet e fundit nga organizatat e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve që jetojnë në rrugë



25 maj

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Zhdukur. Komisioni Europian çdo 25 maj aktivizon një linjë telefonike falas (nr.116000) për gjithë shtetet përbërës



1 Qershori apo 20 Nëntori?

Dita e Fëmijëve celebrohet në data të ndryshme në vende të ndryshme. Shqipëria i përket vendeve që e ka trashëguar 1 Qershorin si festë të fëmijëve dhe vijon ta festojë në këtë ditë, por në shumicën e vendeve të botës, kjo festë bëhet në 20 nëntor me rekomandim të OKB-së.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi