Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një kolonele që betejën e parë e fitoi kundër tabuve Empty Një kolonele që betejën e parë e fitoi kundër tabuve

Sun 3 Jun 2012 - 17:43
Albina HoxhaTë jesh femër dhe të ngjisësh shkallët e karrierës në jetë është e vështirë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne mbarë botën. Por të jesh femër dhe të ngjisësh shkallët e karrierës në Forcat e Armatosura? Është shumëfish më e vështirë. “Kjo për arsyen se historikisht ushtria është konsideruar domen i meshkujve, është ndër fushat më të vështira të profesionit që përbën një simbolikë prototipe të maskilizmit e karakterizuar nga forca fizike” – thotë Suzana Jahollari, e para femër kolonele në Shqipëri, aktualisht lektore në Akademinë e Mbrojtjes.Lidhur me barazinë gjinore Shqipëria ka një kuadër ligjor shumë të mirë, duke filluar që nga Neni 18 i Kushtetutës së RSH që përcakton se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe asnjë nuk mund të diskriminojë për arsye gjinore.Pokështu dhe Ligji për barazinë gjinore në shoqëri i vitit 2008 dhe disa akte të tjera ligjore plotësojnë më së miri këtë kuadër, pra aspekti formal i barazisë është në rregull.

“Problemi duket kur shohim barazinë reale, atë të shifrave, të faktit, – thotë znj.Jahollari, -

Tabu dhe paragjykime? Lufto pa u tërhequr

Gradën e lartë të Koloneles? “E mora me shumë e shumë vështirësi. Më është dashur të thyej mentalitete e tabu në shumë drejtime. Megjithatë, nuk e përfundova afatin ligjor të mbajtjes së kësaj grade për 4 vjet, por vetëm një vit e gjysëm. Punë shumë dhe studim. Çdo gjë realizohet me mund e sakrificë, mentalitetet ndryshojnë, tabutë thyhen. Duhet të konkurosh me vlerat e standartet që kërkon koha, – thotë kolonelja.

Ajo i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake një nga një, nga më e ulta, ajo e z/ komandantes dhe komandantes së kompanisë deri në drejtore në Ministri të Mbrojtjes dhe komandante. “Është shumë e vështirë për shkak të mentalitetit dhe paragjykimit, por duhet të të punosh shumë, të studjosh shumë dhe mos të tërhiqesh nga vështirësitë” – është formula e saj e suksesit.

Ecin dot së bashku familja dhe karriera?

Familja dhe puna kanë qenë dhe janë të dyja shumë të rëndësishme për Suzanën. Por si mund t’ia dalësh të kesh edhe karrierën edhe familjen? “Unë pata fatin të krijoj familje shumë herët dhe kam patur kohën t’i alternoj të dyja. Ka patur periudha që familja ka qenë prioritare, si periudha e ardhjes në jetë të dy fëmijve të mi. Po ashtu ka pasur periudha kur puna e karriera ka qenë prioritare, si kur vazhdoja kualifikimin brenda ose jashtë vendit, apo kisha detyra që kërkonin impenjime të mëdha”.

Ajo rikthehet prapë te domosdoshmëria e sakrificës: “Gjithçka arrihet duke sakrifikuar edhe nga vetja, nga koha e lirë, për të mbushur atë boshllëk që lë vendosja e prioriteteve. Mjafton të duash t’i realizosh e të mos tërhiqesh nga pengesat. Në familje kemi ndihmuar e mirëkuptuar njeri tjetrin, ka ekzistuar motoja që nëse do të jesh dikush e i suksesshëm, puno shumë, ji me integritet dhe vlerat e tua nuk mund t’i tjetërsoj askush. Kam pasur mirëkuptimin dhe ndihmën dhe të familjeve prindërore nga të dy palët, por sidomos të dy motrave të mia Bukuroshe e Violeta që ishin mësuese dhe më kanë ndihmuar me fëmijët kur ishin të vegjël”Një moment krenarie dhe një vështirësie

Ka shumë momente të bukura, por nga të gjitha detyrat që ka kryer pozicioni i Komandantes së Akademisë së Nënoficerëve ka qenë për të shumë mbresë lënës. Për herë të parë në historinë e këtyre institucioneve, kjo Akademi drejtohej nga një femër: “Po kështu, kur drejtova delegacionin shqiptar në Kroaci, sa ishim pranuar në NATO, ndjehesha krenare dhe e lumtur që përfaqësoja në një pozicion të lartë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

Moment i vështirë? “Më ka ngelur në kujtesë, takimi i parë që bëhej në nivel të lartë me strukturat e NATO-s. Isha e vetmja femër ushatarake që përfaqësoja një Komandë Force dhe që zinte peshën kryesore të objektivave që do të raportoheshin. Ishte përgjegjësi e madhe ushtarake e shtetërore”.

“Fronti i luftës” sot? Të drejtat e grave

Më 22 maj u zhvillua në Bruksel, Konferenca e Hapur “Efektet e Konfliktit të Armatosur në Shoqëri” me pjesmarrës nga 35 shtete anëtare të NATO-s dhe vendet partnere. Në të u theksua se nuk mund të injorohet perspektiva gjinore dhe në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Të gjitha vendet anëtare të NATO-s, por edhe ato partnere, kanë obligimin për të implementuar Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Kjo Rezolutë nënvizon rolin shumë të rëndësishëm të gruas lidhur me parandalimin e konfliktit. Shqipëria është në proces të përgatitjes të Planit Kombëtar për zbatimin e kësaj Rezolute. “Për të dytin vit prezantova përpjekjet që bëhen dhe situatën e procesit gjinor në ushtrinë shqiptare” – thotë kolonelja, e cila megjithë moshën, është në përfundim të studimeve për gradën shkencore “Doktor” në fushën e sigurisë e të mbrojtjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi