Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

NASA: Fatkeqësisht, metani i marsit nuk ka origjinë organike Empty NASA: Fatkeqësisht, metani i marsit nuk ka origjinë organike

Mon 4 Jun 2012 - 12:57
Shkencëtarët, astronomët, “planetologët” etj, të NASA-ës, u inkurajuan së tepërmi para nëntë vjetësh, kur ata zbuluan metan në atmosferën e marsit.
Që nga ai moment pikëpyetjet ishin të shumta. Ndaj dhe me të drejtë shtrohej pyetja, mos vallë ky gazë organik ka prejardhje nga mikrobe jashtëtokësore?
Fatkeqësisht jo, përgjigjet një ekip shkencëtarësh nga e gjithë bota, të cilët rezultuan se metani e ka prejardhjen nga meteorit të ekspozuar në rrezatimin e Diellit.

Metani, një gaz pa shije dhe pa ngjyrë, përbëhet një atom karboni i bashkuar me katër atome hidrogjeni. Ai prodhohet dhe në tokë nga procedura biologjike, siç është dekompozimi i komplikuar i bashkimeve organike.

Në rastin e marsit, shkencëtarët ndodheshin në dilemë, përsa i përket prejardhjes së gazit, pra nëse ai kishte prejardhje organike, apo ishte krijuar si pasoj e një shpërthimi vullkanik, gjë kjo që deri tani nuk është konstatuar ende.
Deri më sot, asnjëra nga të dy teoritë nuk është vërtetuar, megjithatë, sipas studimeve të mëparshme, prodhimi i metanit në planetin fqinjë, arrin në 200 deri në 300 tonë në vit.

Një përgjigje më konkrete tenton tashmi t’i jap një ekip shkencëtarësh me raportin e tyre të sapo botuar në revistën shkencore “Nature”. Pas shumë eksperimenteve mbi një cope meteoriti që ishte gjetur në Tokë, ekipi i studiuesve arriti në përfundimin “zhgënjyes” se metani nuk ka prejardhje organike.

“Metani prodhohet nga numër shumë i madh meteoritësh dhe nga kokrriza pluhuri ndërplanetar, të cilat bien nga hapësira në sipërfaqen e marsit”, deklaron Frank Kepler i Institutit të Kimisë, Max Planck, Gjermane dhe udhëheqës i ekipit të shkencëtarëve.

“Energjia (që kërkohet për krijimin e gazit) buron nga rrezatimi i fuqishëm diellorë”, shton ai./albobserver.com/NASA: Fatkeqësisht, metani i marsit nuk ka origjinë organike Metani-300x162
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi