Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gruaja dhe pavarësia Empty Gruaja dhe pavarësia

Tue 5 Jun 2012 - 17:14
“Në kërkimin e personaliteteve të mëdha të grave Shqiptare dhe të kontributit të tyre në pavarësinë e Shqipërisë” quhet konferenca që i kushtohet jetës e veprës së intelektuales me origjinë shqiptare Dora d’Istria (Elena Gjika). Zhvillohet nesër, ora 11:00, në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë. Prezantohet dhe dokumentari mbi veprën dhe jetën e d’Istrias.

Ajo jetoi në Firence në vitet 1860-1888, aty u përfshi dhe nëpër ambientet e intelektuale dhe politike të kohës. Elena Gjika ka punuar për të zhvilluar teorinë e barazisë civile duke kërkuar forcimin e garancive sociale për gratë.

Në konferencë flasin Prof. Antonio D’allessandri, autor i librit “Mendimi dhe puna e Dora d’Istrias midis Evropës Orientale dhe Italisë”, dhe Prof. Francesco Altimari, i cili mban një kumtesë mbi lidhjet e Elena Gjikës me arbëreshët e Italisë. Aktiviteti mundësohet nga Fondacioni “Dora d’Istria”, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi