Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ky “insekt” është e ardhmja e mbikëqyrjes ushtarake Empty Ky “insekt” është e ardhmja e mbikëqyrjes ushtarake

Wed 20 Jun 2012 - 18:37
Ky “insekt” është e ardhmja e mbikëqyrjes ushtarake InsektiÇdo ditë dëgjojmë lajme për drone-t amerikane, që bëjnë kërdinë në Pakistan, duke vrarë terroristë dhe të pafajshëm.

Por ndërkohë ushtria po punon duke përmirësuar gjithmonë e më shumë drone-t e vegjël, ato që përdoren për mbikëqyrje dhe që tani janë sa një insekt.

Vitet e fundit janë prezantuar një seri drone-sh në miniaturë, që funksionojnë pak a shumë si insektet.

Frika u përhap në vitin 2007, kur në një protestë kundër luftës në SHBA, të pranishmit nisën të dyshojnë se mes tyre kishte insekte spiunë.

Një vit më vonë ushtria amerikane e pranoi se kishte përgatitur spiunë insekte, që mund të hyjnë në godina, të fotografojnë, regjistrojnë dhe madje edhe të sulmojnë terroristët dhe rebelët.

Ata madje lajmëruan se në vitin 2015 këto drone do jenë gati për të sulmuar.

Ekspertët sugjerojnë se gjithmonë e më shumë drone-t do të imitojnë natyrën.

Kërkuesit amerikanë kanë përgatitur drone bio, të cilët kanë sy insektesh e shqisa si të tyret, që mund të ndjejnë armët bërthamore, biologjike dhe kimike.

Por nuk është vetëm SHBA që po përparon në këtë drejtim. Edhe Franca po përgatit spiunët në miniaturë. Holanda prezantoi vjet një drone në formë papagalli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi