Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Albani dhe Mirjami: Tirana na pelqen, por e ardhmja jone eshte ndermjet…  Empty Albani dhe Mirjami: Tirana na pelqen, por e ardhmja jone eshte ndermjet…

Sat 1 Dec 2012 - 16:31
Albani dhe Mirjami: Tirana na pelqen, por e ardhmja jone eshte ndermjet…  Images

Si fitues, por edhe si nje kengetar e mentor talentesh, Albani flet ne kete interviste. Gjithashtu ai tregon edhe si e sheh te ardhmen e tij me Miriamin ne Tirane dhe krijimin e nje familjeje ketu.
Alban, fitove nje çmim qe nuk jepet nga asnje juri po nga vete kengetaret e tjere. A mendon se vleresimi eshte objektiv dhe per faktin se ishe me pak i perfshire ne klanet e artisteve per shkak te menyres sesi e ke ndertuar ti karrieren ne Shqiperi?
Fillimisht ishte pak ndjenje e çuditshme, duke marre parasysh qe ishte hera e pare qe merrja pjese ne “Kenga Magjike”, por fillova te ambientohesha me kalimin e diteve. Mendoj qe eshte formule e gjetur, duke marre parasysh situatat qe vazhdimisht jane krijuar ne Shqiperi dhe mentaliteti mosbesues qe eshte formuar (ndonjehere dhe me te drejte) si te njerezit normale si tek artistet. Ideja eshte qe me aq shume pike dhe me shume se 40 artiste qe votojne edhe pse mund te kete ndonje marreveshje, apo miqesi midis, kam pershtypjen qe ne fund dominon drejtesia dhe fiton kenga me e pelqyer. Ne nje fare menyre pasqyrohet vleresimi i publikut te thjeshte. Ata qe me shume ankohen ne pergjithesi jane vete artistet, keshtu qe ne kete menyre e kane me te pamundur te ankohen (qesh). Une dua t’i falenderoj te gjithe artistet dhe koleget te cilet me votuan dhe vleresuan punen time. Eshte nje sukses i dyfishte per mua te arrij te vleresohem maksimalisht dhe nga bota e artit.
“Kenga Magjike” çfare do te thote per ty? A jane festivalet nje afirmim me shume per artistet?
Une “Kengen Magjike” e shoh si nje show gjigant dhe dinjitoz, ku, pa marre parasysh te tjerat, çdo artist mund te performoje dhe te pakten njehere mund te ndihet artist i vertete. Fatkeqesisht mundesia per lançim te nje produkti apo vizibilitet ne Shqiperi eshte e kufizuar, keshtu qe nje event i ketij kalibri eshte i domosdoshem dhe suport shume i madh qe artistet te kene nje skene te vertete ku te komunikojne me publikun. Gara eshte e bukur dhe dritheruese dhe rruga per te percjelle nje kenge te bukur te publiku eshte shume me e shkurter, por me i rendesishem akoma eshte Feedback-u qe vjen mbasi ke marre pjese. Aty realizon edhe qarte motivin dhe dobine e pjesemarrjes tende ne nje event te tille. Eshte e vertete qe Shqiperia eshte nje treg shume i vogel, prandaj dhe une kam zgjedhur qe te mos jem çdo vit prezent ne festivale, qe t’i jap kohe vetes dhe publikut per nje dalje sa me dinjitoze.
Edhe sivjet u fol se çmimin do ta merrje ti, ishe favorit. A ke pasur frike ne nje moment se keto fjale mund te te demtonin?
Une jam natyre qe ne menyre instiktive nuk rri dhe mendoj per keto gjera, por ambienti dhe mentaliteti me imponohet gjithsesi. Keshtu qe, po, ndonjehere e kam menduar, por jam treguar i qete dhe i kujdesshem. Megjithate, edhe keto pjese ne fund te fundit une i konvertoj ne diçka pozitive. Kur njerezit flasin per ty eshte gjithsesi vleresim. Do te thote qe jane te vemendshem ndaj teje (edhe pse ndonjehere teper) dhe nuk te kane harruar.
Do te jesh serish pjese e “X-factor”. Si i sheh talentet qe dalin nga keto shou? A munden ata te sfidojne ata kengetare qe tashme jane te famshem edhe pa mundur te kendojne live? Çfare u duhet ketyre te rinjve, sipas teje, per te ecur?
Te kendosh nuk mjafton. Nuk e di eshte bere tani keshtu apo ka qene gjithmone. Duhet te jesh unik ne interpretim, vokal, stil, performance etj. Vetem keshtu do beje diferencen te publiku. Qe nje artist te arrije famen dhe majat me te larta eshte nje pune qe normalisht nuk varet vetem nga nje individ. Ne te gjithe boten eshte keshtu, perveçse ne Shqiperi. Duhet nje staf njerezish qe punojne dhe kujdesen si per pjesen muzikore, mediatike, imazh etj. Ne Shqiperi, qe nje artist te çaje i vetem ne treg, duhet te jete vokalist, producent, biznesmen, kompozitor dhe menaxher i vetes. Ky kombinim rralle arrihet te nje individ. Gjithsesi, ne fund, qe nje artist te beje diferencen e te dallohet nga te tjeret i duhen kenge te bukura, hite, dhe jo te kendoje kenget e te tjereve, sepse ashtu do jete veshtire te spikase e te bej diferencen. Ketu hyn ne pune roli i kompozitoreve, por kjo eshte nje histori me vete.
Tashme jeta jote dhe e Miriamit eshte me e lidhur me Tiranen. E mendoni krijimin e familjes ndoshta pikerisht ne kete qytet?
Besojme, si çdo çift mbas kaq vitesh, eshte nje faze e re dhe e rendesishme per ne. Se shpejti do te vije, por kemi deshire te mos shkeputemi 100% nga Gjermania dhe Italia, ku ne jemi rritur dhe kemi dhe familjet tona. Tirana na dhuron shume kenaqesi shpirterove, por akoma nuk gjejme standardet dhe komoditetet qe gjejme andej
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi