- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Neonazisti grek përdhunoi të miturën shqiptare
Thu 21 Jun 2012 - 21:50
Një minorene shqiptare është përdhunuar nga një 45-vjeçar, i cili është anëtar i partisë neonaziste Agimi i Artë.
Sipas policisë greke 45-vjeçari është zyrtar i administratës në rajonin e Athinës verilindore, u arrestua para 4 ditësh për përdhunimin e 15-vjeçares shqiptare.
Lajmi është bërë publik nga mediat greke, të cilat sqarojnë se e mitura jeton në një prej zonave të Athinës Verilindore prej 20 vjetësh bashkë familjen e saj.
Vajza e ka njohur 45-vjerçarin, kur kompania shtetërore ku ai punonte, kryente disa punime në shkollën e zonës ku mësonte vajza.
Dhe fillimisht e ka joshur adoleshenten shqiptare duke i ofruar punë në një kompani të vogël me projekte inxhinierike. 15-vjeçarja e pranoi ftesën, por sipas raportit të policisë, më 15 shkurt, burri e joshi vajzën në një zonë të pabanuar dhe aty e përdhunoi, ku e la edhe shtatzënë. Ai i propozoi vajzës 100 euro, në këmbim të heshtjes dhe për të vazhduar raportin me të.
Sipas policisë 45-vjeçari është i martuar me tre fëmijë, dhe i tha policisë se, “ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, por me pëlqim të dyanshëm”.
Për mediat, prindërit e vajzës kanë pohuar se janë vazhdimisht nën kërcënime nga të rinj neonazistë, të cilët edhe në zgjedhjet e 17 qershorit kanë ruajtur përqindjet e votave të marra, duke qenë aktualisht forca e pestë në vend
Prindërit dorëzuan një ankesë në stacionin e policisë lokale dhe policia e arrestoi zyrtarin komunal, i cili u lirua disa orë më vonë me kusht dhe garanci prej 30 000 euro.
Të afërmit e vajzës kanë thënë për gazetën “To Vima” se kanë marrë kërcënime në emër të “Agimit të Artë”, nëse do të vazhdojnë me akuzat e tyre. Rasti ka tronditur komunitetin lokal në verilindje të Athinës.
Lajmi është bërë publik në shumë Website greke, të cilat theksojnë faktin se i akuzuari është një punonjës administrate, përfaqësues i Agimit të Artë dhe që me gjithë akuzën, është liruar në këmbim të parave. Duhet përmendur fakti që sipas disa sondazheve, në zgjedhjet e 6 majit në Athinë, një në dy policë, votuan për partinë Agimi i Artë. Edhe në zgjedhjet e 17 Qershorit, shume vota i mori nga radhët e policisë. Sot kjo forcë, e cila në programin e saj flet për një Greqi të pastër pa të huaj, renditet e pesta në Parlamentin grek, me 18 deputetë. /E.L/
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Neonazisti grek përdhunoi të miturën shqiptare
Sat 4 Aug 2012 - 13:42
Kete hakmarrje nuk e harron as Zoti.
"Prindërit dorëzuan një ankesë në stacionin e policisë lokale dhe policia e arrestoi zyrtarin komunal, i cili u lirua disa orë më vonë me kusht dhe garanci prej 30 000 euro."
...Pse mo, perdhunimi i nje 15 vjecareje quhet i drejte me 30 000 euro sipas greqise?!
O RROPT JA SHOFSHA GREKUT
"Prindërit dorëzuan një ankesë në stacionin e policisë lokale dhe policia e arrestoi zyrtarin komunal, i cili u lirua disa orë më vonë me kusht dhe garanci prej 30 000 euro."
...Pse mo, perdhunimi i nje 15 vjecareje quhet i drejte me 30 000 euro sipas greqise?!
O RROPT JA SHOFSHA GREKUT
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi