Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një 50-vjeçare me trup adoleshenteje Empty Një 50-vjeçare me trup adoleshenteje

Sun 24 Jun 2012 - 12:12
Një 50-vjeçare me trup adoleshenteje Cirku-2-300x200Emanuela Sako

E vetmja në këtë moshë që vijon të merret me cirk. Dhe në një nga profilet më të rrezikshme! Gruaja, pamja e së cilës sfidon moshën, na fton që të shohim një numër akrobacie para se të flasim me të. Në 35 vite karrierë është mësuar “të flasë” me gjymtyrë dhe jo me fjalë. Fitnete Duraj sot rreth të 50-ve, që 8 vjeçe është pjesë e Cirkut të Tiranës (sot Cirku Kombëtar). E vetmja periudhë ndarje me cirkun janë 3 shtatzanitë e saj. Dhe të 3 fëmijët, Klaudia 23 vjeçe, Era bukuroshe 18 vjeç që pozon për Shekullin bashkë me nënën, dhe djali i vogël 11-vjeçar janë që të tre pjesë e cirkut edhe ata.



Fitnete, sa vite keni që merreni me cirkun?

Jam 48 vjeç, jam marrë me cirk që në moshën 8-vjeçare. E kam profesionin e jetës dhe gjënë më të çmuar për veten dhe familjen. Jam pjesë e profilit të numrave të ajrit, dmth numrat e akrobacisë që bëhen në ajër.



Janë të vështirë?

Janë një nga 7 profilet e cirkut, më i vështiri, sepse kanë rrezikun brenda. Ndaj duan përkushtim të përditshëm në stërvitje. Për më tepër që unë punoj pa rrip sigurimi, sepse numrat janë të tillë që duhet të bëj rrotullime dhe rripi pengon në realizimin e tyre.



Deri kur keni menduar ta vazhdoni karrierën?

Deri sa të kem forcë



Ke forcë?

Të them të drejtën kam shumë forcë shpirtërore dhe fizike brenda vetes.



Sa orë në ditë stërviteni bashkë me vajzat?

Stërvitem 4 orë paradite. Në rastet kur kemi shfaqje stërvitem gjithë ditën.



Na trego një moment rreziku nga karriera juaj?

Po të tregoj një rast në ’89, kur po bëja një numër në ajër mbi një shkop bambuje, që e mbante mbi sup Ali Luca. Bambuja u thye në mes dhe unë u rrëzova, por në atë rast më mbajti rripi i sigurimit disi. Megjithatë unë u plagosa dhe mbeta 1 muaj në shtëpi. Puna jonë është të mbahemi me forcat e krahut dhe të këmbëve. Që nga ajo kohë, shkopi i bambusë në cirkun tonë është zëvendësuar me një shkop hekuri.



Mund të na bësh një krahasim si ka qenë cirku para viteve ’90 dhe si është sot?

Më parë shkonim dhe jepnim shfaqje në rrethe, ku kishte jashtëzakonisht shumë spektatorë të të gjitha moshave. Sot nuk është më ajo euforia e mëparshme, megjithatë njerëzit vijnë dhe na ndjekin ende. Kohët e fundit, interesi për cirkun është shtuar.







Emri: Fitnete

Mbiemri: Dura

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Mosha: 48 vjeç

Profesioni: 35 vite artiste e cirkut. E vetjma artiste që ushtron ende profesionin në këtë moshë.

Një 50-vjeçare me trup adoleshenteje Cirk-7-200x300
“Mami nuk durohet… I do gjërat të përsosura dhe të menjëhershme”


Fitneten e takojmë në dhomën e saj të stërvitjes, ku ushtrohet bashkë me vajzat. “Është shumë e vështirë të punosh me vajzat, sepse fëmija jot nuk të dëgjon sa të tjerët. Megjithatë jam munduar të bëj shumë punë me to. Era merret me numrat e shpejtësisë, Klaudia merret me numrat e ajrit. Ndërsa djali 11-vjeçar, merret me disa numra specifikë të akrobacisë. Ai është ende i vogël dhe ka rrugë të gjatë për t’u marrë me cirkun. Vetëm bashkëshorti merret me punë tjetër, por edhe ai është i përfshirë në vrullin dhe dashurinë e përditshme që ne na ofron cirku”

Era (në foto) pranon që nuk e dëgjon gjithmonë: “Ajo është shumë kërkuese dhe i do gjërat të përsosura dhe të menjëhershme”.Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi