Absurditet shqiptar: 22 ditë pa drita
Wed 27 Jun 2012 - 3:14
Banorët e komunës Kolsh të Lezhës kanë bllokuar sërish, për të dytën ditë radhazi, zyrat e CEZ në shenjë protestë për mungesën e energjisë elektrike prej 22 ditësh, si pasojë e djegies se tranformatorit. Madje ditën e sotme ata janë treguar më agresiv duke paralajmëruar se nëse nuk merren masa ditën e nesërme do të hyjnë me forcë në zyrat e kompanise CEZ, duke nxjerrë jashtë të gjitha materialet dhe punonjësit e kësaj zyre.Nga ana tjetër kompania ceke e shpërndarjes së energjisë nuk është tërhequr nga pozicioni i saj për të mos e rregulluar difektin nëse nuk paguhet të paktën 30% e debisë që banorët kanë. Sipas saj rreth 98% e banoreve të komunës Kolsh rezultojne debitorë prej shumë vitesh. Vetëm 3 familje së fundmi kanë shlyer 30% të vlerës që kanë dhe CEZ kaq premtuar se do të gjej një zgjidhje vetëm për ta./alb-observer.com/
- Absurditet shqiptar: Luftë qesharake për nismën “Një ballkon, një flamur”
- Absurditet shqiptar: Duhet të ishte bë burg por shfaqet në restorant dhe...
- Hamburgeri dy vjet i fotografuar ditë pas dite, sa e ruajti freskinë
- Absurditet! Peshkonin me granatë, në vend të peshkut hodhën veten në erë (video)
- Mbishkrimi Ilir që i “tremben” arkeologët e historianët shqiptar, dëshmon identitetin shqiptar
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi