Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Absurditet shqiptar: Luftë qesharake për nismën “Një ballkon, një flamur” Empty Absurditet shqiptar: Luftë qesharake për nismën “Një ballkon, një flamur”

Fri 2 Nov 2012 - 15:49
Absurditet shqiptar: Luftë qesharake për nismën “Një ballkon, një flamur” Flamujte1-300x225Ashtu si edhe për festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë, politika shqiptare është ndarë edhe për simbolin e kësaj feste, flamurin. Të gjithë janë vënë në një garë qesharake për të treguar se e kujt ishte ideja e valëvitjes së flamujve nëpër ballkone.
Kështu fillimisht ka qenë AK-ja e cila pretendon se e ka hedhur këtë ide që një vit më parë por ndërkohë ajo u përvetësua nga PD-ja e cila gjithashtu pretendon se ka nisur nismën e saj “origjinale” për një flamur në cdo ballkon.

Pak kohë më parë kryeministri Berisha deklaroi se kësaj nisme të mazhorancës iu bashkua edhe opozita ndërsa sot partia e çamëve gjatë një deklarate për shtyp të lëshuar ditën e sotme, pohon se kjo nismë është pikërisht asaj.
PDIU në një deklaratë që kërkon thirrjen e një tryeze për zgjidhjen e krizës politike shkruan ndër të tjera: “Shumë mirë që qeveria po përgatitet për festimet e 100 vjetorit, por qeveria duhet të bëjë propozime konkrete për zgjidhjen e krizës. Shumë mirë që opozita iu bashkua nismës sonë për ngritjen e flamurit në çdo ballkon, por duhen dhe veprime konkrete për zgjidhjen e krizës.”
Dhe padyshim tashmë ngrihet edhe pyetja një milionëshe: Vërtet kush e dha idenë për nismën “Një ballkon, një flamur”?/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi