Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Frika nga dështimi, pengon në jetën personale  Empty Frika nga dështimi, pengon në jetën personale

Fri 29 Jun 2012 - 15:18
Të qenit pesimist në arritjen e suksesit, mendohet të jetë një arsye e fortë që çon drejt dështimit. Një përqindje e konsiderueshme e shumë rasteve rezultojnë të kenë provuar një eksperiencë të tillë. Ja disa këshilla të shpejta për të mos provuar e më pas ngecur në eksperienca të tilla negative të cilat do të ndikonin për keq në jetën tonë.
Bëni një jetë të mirë personale. Mos bashkoni asnjëherë jetën profesionale me atë personale, pasi kjo e fundit nuk duhet ngarkuar në asnjë mënyrë. Në momentin që filloni t’i kombinoni të dyja atëherë do të humbisni interes. Dhe humbja e motivimit është një tjetër arsye e fortë që do të ndikonte negativisht në performancën tuaj të suksesit.

Shprehja “kur vini në punë lërini problemet në shtëpi” është më se e vërtetë. Pavarësisht se çfarë mund të jetë duke ndodhur në jetën tuaj, përpiquni të ruani interes dhe motivim për punën.

Një tjetër faktor është dhe ambicia dhe për më tepër të treguarit e pasionit në bërjen e gjërave. “Bëj diçka që e dëshiron me gjithë zemër”, kjo është një nga shprehjet e thëna nëse nuk do donit të dështonit. Përveçse mund të evitoni momentet e një eksperience jo fort të bukur do të mund të realizoni dhe karrierën që keni dashur.

Duke vendosur në një peshore avantazhet dhe disavantazhet e punës suaj, me pak forcë pasioni, duke mënjanuar stresin e përditshëm do t'ia arrini qëllimit tuaj. Jo vetëm kaq, por duke ditur arsyet që ju çojnë drejt dështimit, do filloni të shihni ndryshe.

(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi