Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dacic: Të ndalet kënga e urretjes Empty Dacic: Të ndalet kënga e urretjes

Mon 2 Jul 2012 - 8:55
Ministri i Policisë së Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar se askush në rajon nuk është i kërcënuar nga Serbia dhe se për popullin serb më së miri është të mos ketë më luftëra.

Ai ka theksuar se duhet ndaluar kënga e betimit të njësisë së Xhandarmërisë, ku flitet për Kosovën dhe se Serbia nuk ekziston pa të. “Kosova është nëna ime, në Kosovë ka lindur populli serb”, thuhet ndër të tjera në tekstin e betimit.Dacici, përkundër fatit që në një festë ka marrë pjesë edhe vet shefi i policisë, ka theksuar se nuk ka nënshkruar apo miratuar ndonjë tekst të tillë dhe kjo duhet të hiqet nga përdorimi pasi krijon keqkuptime dhe lë hapësirë për interpretime.

Çdo njësi e policisë ka festën e saj, kurse e xhandarmërisë është Vidovdani, por asnjë njësi në Serbi nuk mund të veproj asgjë pa u dhënë urdhra nga shteti. Por, siç ka thënë Dacic, Serbia dëshiron të jetë faktor stabiliteti dhe paqeje.
Dacic: Të ndalet kënga e urretjes Dacic-ivica-serbi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi