Skandali:”Ministria e Mbrojtjes e përfshirë në një trafik ilegal armësh, ndalon për kontroll
Tue 3 Jul 2012 - 14:33
Duket se ministria e Mbrojtjes dhe ministri i saj Arben Imami janë pëfshirw në një skandal i cili është denoncuar së fundmi nga opozita. Sipas PS-së, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka shpërfillur një urdhër të Kuvendit për të mbikëqyrur punën e institucionit që ai drejton, duke dhunuar hapur Kushtetutën. Vendimi ishte marrë me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës pasi deputetët e PS, anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, kishin depozituar qysh prej shkurtit të këtij viti në Komision kërkesën për të ushtruar funksionet e veta kushtetuese për të mbikëqyrur veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes përkundrejt zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi.
Pas shumë debatesh, në mbledhjen e tij të datës 18 maj 2012 Komisioni i Sigurisë në mënyrë unanime, maxhorancë dhe opozitë, mori vendimin Nr.8, ku u miratua plani i zhvillimit të seancave dëgjimore dhe të mbikëqyrjes parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe e përcaktoi grupin e punës që do të ndjekë këtë veprimtari në emër të Komisionit, të përbërë nga deputetë të maxhorancës e opozitës, vendim i cili kishte hyrë në fuqi menjëherë.
Por deputeti socialist Pirro Lutaj tha se ditën e premte më datë 29 Qershor, pas kontakteve me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, anëtarët socialistë të Komisionit, u njoftuan se Ministria e Mbrojtjes nuk e pranon këtë Komision që të ushtrojë funksionet e veta Kushtetuese, pa dhënë asnjë arsye lidhur me këtë.
Ai shtoi se refuzimi nga ana e Ministrit të Mbrojtjes për të mos lejuar mbikëqyrjen nga ana e përfaqësuesve të legjislativit lë shteg për të dyshuar…Ndërsa deputeti tjetër tjetër i PS, Erion Braçe thotë se pas këtij refuzimi fshihet një trafik marramendës armësh.
“Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, konsumoi të premten që shkoi një akt të paprecedent, kur i kërkoi Sali Berishës dhe Jozefina Topallit të ndalin dhe pengojnë një kontroll të plotë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit që niste sot në Ministrinë e Mbrojtjes! Kontrolli demokratik mbi Forcat e Armatosura është një prej parimeve kryesore kushtetuese në demokraci! Atë nuk mund ta garantojë një anëtar i kryesisë së PD, por Kuvendi, opozita mbi te gjitha! Arben Imami e ndali sot këtë kontroll duke i dhënë një grusht të fortë Kushtetutës! Unë e di pse! Ministria e Mbrojtjes dhe një sërë kompanish të ndyra janë përfshirë në një xhiro marramendëse të tregtisë së armeve duke përfshirë Malin e Zi e Serbinë, por edhe vende të tjera larg nga rajoni. Armë gjithfaresh kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria! Për këtë duhet transparencë! Për këtë duhet kontroll! Tani!” -është shprehur Brace.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi