Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur burrat dyshojnë në atësinë e fëmijës Empty Kur burrat dyshojnë në atësinë e fëmijës

Sat 2 Oct 2010 - 19:02
Kur burrat dyshojnë në atësinë e fëmijës Atip
INTERVISTE - Nuk është dhe aq e këndshme, por ja që e bëjnë.. ! Dhe analiza e testit të ADN-ës ua ka zgjidhur dilemën e madhe. Të vërtetosh atësinë e fëmijës nuk është më një e pamundur në Shqipëri. Megjithatë kjo analizë ka bërë mrekullira duke zbuluar e zgjidhur shumë enigma jo vetëm në një familje por edhe në krime e vrasje të ndryshme. Mjafton një fije floku dhe personi brenda pak orësh është i identifikuar.
Gjithsesi, gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi pasi rastet më të shumta që shqiptarët i janë drejtuar këtyre loboratorëve janë për vërtetimin e atësisë. Askush nuk do të donte që të jetonte gjithë jetën duke dyshuar nëse fëmija që ai ka rritur është gjaku i tij apo jo.
Për të na shpjeguar dhe mësuar diçka më shumë rreth kësaj teme ne kemi biseduar me mjeken gjenetiste Ernesta Redi. Rastet janë nga më normalet dhe nga më të çuditshmet njëkohësisht. Historia më interesante? Ernesta, kujton një familje me katër fëmijë, kur pas analizave vetëm njeri kishte rezultuar i prindit aktual të tjerët...nuk ishin të tij.
Çmimi? Është ca i kripur, por askush nuk do mendohej dy herë kur bëhet fjalë për raste të tilla. Sipas kategorisë variojnë nga 200 euro deri në 1000, varet nga rasti dhe lloji i analizës.


Në çfarë rastesh zgjidhen të bëhen analizat e ADN-ës?
Testimi gjenetik është tip i testimeve mjekësore që identifikon ndryshimet në kromozome, gjenet apo proteinat. Ka shumë arsye pse bëhen analizat e ADN-ës. Si: 1. Të vendoset me saktësi historia mjekësore e një fëmije. 2. Të kontrollohet në qoftë se një grua shtatzënë mund të ketë një fëmijë me sindromën Daën apo Fibrozë Cystike etj. 3. Për atësinë e fëmijës. 4. Për të parë në qoftë se fëmija është i nënës apo jo.
Për investigimin e një skene ku ka ndodhur një krim.


Si ndodh këto dy të fundit?
Në këto raste ADN-ja merret nga gjaku që mund të gjendet nga flokët, qeliza të tjera trupore etj. Kurse preimplantation ADN test, bëhet kur një embrion i bërë me Invitro (farëzim artificial), kontrollohet në qoftë se ka parregullsi gjenetike. Në këtë mënyrë zgjidhen problemet gjenetike të fëmijës. Në testimin për parregullsi gjenetike (ose genetic disorder testing), shkencëtaret kërkojnë për ndryshime në një gjen specifik. Testimi i ADN-ës mund të bëhet edhe për të identifikuar anëtarë të familjes të cilët janë në risk për të zhvilluar parregullsi gjenetike. Testimi për mbartësin bëhet për të identifikuar anëtar të familjes për gjene të cilat ndikojnë e që janë në risk për të kaluar një parregullsi gjenetike tek fëmijët; po këta individ nuk i kane simptomat e sëmundjes gjenetike vetë.


Sa e rëndësishme është për një njeri që ti bëjë këto analiza?
Në qoftë se flasim për analizat e ADN-ës për arsye mjekësore siç kuptohet është shumë e rëndësishme. Sikurse dhe testi i atësisë është siguria për një prind që të bindet që fëmija është i tij apo jo. Akoma për testet e ADN-ës për skenat e krimeve është shumë e rëndësishme ngaqë është një mënyrë tepër efikase për të kapur autorin e një krimi.


Në Shqipëri kjo procedure ka ardhur vonë. A janë njerëzit këtu të interesuar për t'i bërë këto analiza?
Po janë shumë të interesuar. Njerëzit kanë më shumë mundësi për t'u informuar për këto lloj analizash nga mjekët e tyre apo dhe nga interneti. Gjithsesi duhet të konsultohen me një gjenetist përpara se të ndërmarrin çdo hap për analizat e ADN-ës pasi ka një numër shumë i madh i analizash ADN-je dhe ata duhen të jenë të sigurt që po kryejnë analizën e caktuar.


Cilat janë arsyet më të shumta që njerëzit bëjnë analizat e ADN-ës?
Janë arsye mjekësore. Kemi shumë paciente që testojnë fëmijët për shembull për Fibrozën Cystike, Sindromin Patau, Edëards dhe Doën (chromosomat 13, 18 dhe 21). Për vonesën mendore, Wilson Disease, sindromin Di George. Femrat për kancerin e gjirit për BRCA1 dhe BRCA2. Meshkujt për fragmentimin e ADN-ës së spermës dhe aneuploidit për atësinë.

Rasti më ekstrem? Një grua nga Tirana: nga 4 fëmijë vetëm 1 rezultonte i martesës


Dr.Ernesta, sa përqind e personave që vijnë për të bërë analizat kanë si objektivë, vërtetimin e atësisë së fëmijës? Ka shumë klientë të tillë në kliniken tuaj?
Do të thoja 10 - 15 përqind e klientëve tanë kanë si objektive, vërtetimin e atësisë së fëmijës.


Sa mosbesues janë burrat shqiptar ndaj grave të tyre për fëmijët, çfarë reflektohet?
Nuk besoj ka ndonjë ndryshim ndërmjet burrave shqiptar dhe burrave të tjerë. Kjo varet nga përvojat personale dhe nga marrëdhëniet që çdo individ ka. Njerëzit janë të gjithë të njëjtë. Ka shumë raste që analizat e ADN-ës kërkohen dhe nga vetë nënat e fëmijëve për dy arsye:
1. Mos ka ndodhur ndonjë gabim në spital dhe janë ndërruar foshnjat. 2. Sepse nuk durojnë dot me mosbesimin e burrave të tyre. Në rastin e dytë të gjitha analizat e ADN-ës që ne kemi kryer nënat kanë pasur të drejtë. Në Shqipëri analizat e ADN-ës për vërtetimin e atësisë së fëmijës bëhen më shumë për arsye "nderi" apo "xhelozie" dhe disa herë sepse prindërit i kërkojnë për arsye ligjore. Kurse për shembull në Angli ka shumë raste që bëhen për arsye fame apo arsye ekonomike. Jo pak herë kemi lexuar në media për fëmijën e ndonjë aktori të famshëm. Për shembull rasti i fundit është ai i Jude Laë i cili rezultoi babai i një vajze. Dhe nëna e foshnjës u bë e njohur brenda natës dhe pati fitime ekonomike të mëdha nga intervistat në një kohë shumë të shkurtër.


Cili është rasti më i çuditshëm që ju ka ardhur juve?
Në laboratorin tonë konfidencialiteti i pacientit është diçka me të cilin nuk lozet. Çdo pacient tek ne është i sigurt që asnjë informacion nuk mësohet nga njerëz të tjerë. Unë nuk mundem t'ju jap informacione mbi detajet apo analizat. Por raste të çuditshme kemi plot. Atë që mbaj mend tani është një familje me 4 fëmijë dhe vetëm një fëmije rezultoi të ishte i babait aktual. Tek 3 të tjerët analizat e ADN-së nuk përputheshim me të atin aktual.

Shqiptarët në përgjithësi karakterizohen nga një temperament gjaknxehtë dhe xhelozë, kjo reflektohet edhe nga fakti se ata i drejtohen ADN-ës për të verifikuar atësinë e fëmijës së tyre, ndërkohë sipas një studimi mjekësor shanset që një femër të mbesë shtatzënë gjatë një marrëdhënie seksuale janë vetëm 40%. Pra, femrat edhe mund të tradhtojnë dhe kjo tradhti të mbetet e paprovuar. A keni një përgjigje për këta burra?
Unë nuk besoj që shqiptarët janë më shumë gjaknxehtë dhe xhelozë nga meshkujt e vendeve të tjera. Në çdo vend të botës ka shumë raste për testimin e atësisë. Kjo varet nga arsyet personale të çdo individi. Unë mund të përgjigjem vetëm për analizat e ADN-ës, cilësinë dhe përpikshmërinë pastaj për të tjerat këto janë tema shumë të ndjeshme dhe personale.



ÇFARË ËSHTË AND-JA?

Acidi Desoksiribonukleik, shkurt ADN është një acid Nukleik (bërthamor) zakonisht në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë që përmban udhëzime gjenetike përcaktuese për zhvillimin biologjik të të gjitha formave qelizore të jetës, dhe të shumë vireve. ADN është një polimer i gjatë i nukleotidës dhe kodon renditjen e acidit aminoik i gjendur ndër proteina duke përdorur kodin gjenetik, një kod trinjak i nukleotideve. ADN-ja përmendet shpesh si një molekulë e trashëgimisë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë ndarjes qelizore, ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë riprodhimit. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se ADN mitokondrinore rrjedh vetëm nga nëna, dhe kromozomi Y mashkullor rrjedh nga babai. ADN-ja e çdo njeriu, pra gjenet e tyre, trashëgohen nga të dy prindërit.
Nga Entela Resuli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi