Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ish të pastrehët të cilët “pushtuan” botën! (foto) Empty Ish të pastrehët të cilët “pushtuan” botën! (foto)

Sun 8 Jul 2012 - 14:35
Message reputation : 100% (1 vote)
Ish të pastrehët të cilët “pushtuan” botën! (foto) Halle-Berry-270x300Tashmë ata i shohim gjithkund, në ekranin e madh, dëgjojmë këngët e tyre, si dhe lexojmë historitë e tyre prekëse dhe të veçanta që vërtet të lenë me “gojë” hapur.
Janë një pjesë e mirë prej tyre të cilët ne adhurojmë dhe i kemi prototip. Të famshmit e Hollywood-it dhe të pentagramit, me jetën e tyre na bëjnë të ëndërrojmë.

Pastaj, kush tha se ne nuk kemi të drejtë të ëndërrojmë, edhe pse po përjetojmë një krizë të paparë ekonomike, kjo nuk do të thotë se nuk kemi të drejtë të ëndërrojmë apo të ndjekim të ëndrrat tona. Ekzistojnë disa njerëz të cilët i adhurojmë, janë të fushës së celebrities, ku pas buzëqeshjes së tyre të ëmbël, pas suksesit të madh dhe pas depozitave miliona dollarësh, fshihet histori aspak të këndshme.

Ndoshta tashmë ata, citon alb-observer.com, mund të shfaqen me një trup të kalitur më së miri, tek ngasin makina luksoze, të vishen me rroba frimato, të kenë jahtet e tyre personale, por le të kujtojmë këtu s dikur, ata jetonin jashtë, ishin të pastrehë dhe flinin rrugëve të New York-ut dhe shumë kryeqendrave të tjera të botës, sidomos në Central Park. Madje shumë herë duhej t’u vidhnin ushqimin nga dora dikujt tjetër që ata të mbijetonin. Dijeni se ata kurrë nuk shterën së tentuar, së provuari dhe së shfrytëzuari të gjitha mundësit e tyre edhe pse kushtet e jetesës që ata ishin nuk i ndihmonte aspak.

Atëherë, cilët janë këto figura kaq të famshme që alb-observer.com ju paraqet dhe se kur të mësoni për ta, sigurisht që nuk keni për të besuar se vërtet ata/ato dikur ishin të pastrehë dhe vuanin për një pjatë gjellë, le t’i njohim atëherë:

Ella Fitzgerald

Mbretëresha e muzikës Jazz, e cila ia mbathi nga shtëpia e saj, pasi njerku e keqtrajtonte atë dhe nëna e kishte braktisur. U gjend një shkollë edukimi për vajza dhe ofronte aty ndihmën e saj, falas si kujdestare, por më vonë dhe prej aty ia mbathi. Kështu e vetme ajo gjendej rrugëve dhe e pa strehë, deri në momentin kur e zbuloi atë rastësisht një menaxher teksa ajo po këndonte e ulur në cepin e një rruge, e që nga ai çast përralla u bë legjendë!

Charlie Chaplin

Aktori më i madh i ekranit të kinematografisë botërore, si dhe gjeniu i kinematografisë “memece”, humbi botën nën këmbë kur papritur i vdiq i ati dhe e ëma u mbyll në një spital psikiatrik. Si Charlie dhe vëllai i tij mbetën të vetëm e në rrugë, duke bërë punë të ndryshme për të mbijetuar, ndërsa shumë herë detyroheshin të hanin dhe mbeturina që të mbijetonin!

Halle Berry

Në moshën 20-vjeçare, vendosi të largohej nga shtëpia, për të ndjekur ëndrrën e saj larg Çikagos. Kur asaj i mbaruan parat, prindërit refuzuan ta ndihmonin atë, duke e lënë kështu të vetme e të pastrehë rrugëve. Pas shumë mundimesh duke u endur rrugëve, artisja e famshme, u strehua në një azil, deri në moment in kur ajo gjeti një punë she shtëpi.

Jim Carrey

Njëri prej fëmijëve më të varfër të kinematografisë botërore, familja e tij nuk kishte asnjë mundësi ta ushqente atë, kështu ai pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij e kaloi duke u endur rrugëve siç dhe një kategori romësh, pa strehë me një fugon që sillej rrotull qytet më qytet, duke bërë gjithfarë punësh, që pjesa më madhe e tyre nuk ia vlen as të përmendet. Ishte e vetmja mënyrë që ai të mbijetonte. Me familjen e tij, ai shpeshherë pastronte banjat publike.

Jewel

Këngëtarja për një muaj resht jetoni në makinën e saj, ngaqë ajo humbi punën dhe i bën sekuestrim pasurie. Kur ajo mbeti pa siguracion, u sëmur rëndë dhe për pak gati sa nuk humbi jetën, pasi asnjë spital nuk e merrte atë përsipër.

Daniel Greg

Kur filloi karrierën e tij, në çdo kërkesë të tijën, atij merrte nga një refuzim, gjë kjo që ndikojë shumë në ekonominë dhe psikologjinë e tij. Gjendja ishte kaq kritike saqë për një kohë shumë të madhe ai flinte nëpër stolat e Hyde Park.

Patti Smith

“Shenjtorja” e punk, kërkoi një jetë më të lirë në New York. Deri sa ajo t’ia dilte mbanë, flinte në Central Park dhe vidhte ushqim për të jetuar./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi