Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Itali, vëllezërit shqiptarë: Lironi nënën, nuk ka gisht tek kokaina Empty Itali, vëllezërit shqiptarë: Lironi nënën, nuk ka gisht tek kokaina

Fri 13 Jul 2012 - 20:45

MESAGNE – “Nëna jonë nuk ka të bëjë fare, lëreni atë të lirë”, ishin fjalët që dy vëllezërit shqiptarë, Danieli 28 vjeç dhe Vilson Kocli, 25 vjeç, thanë sot para trupit gjykues. Familja shqiptare nga Rubiku u prangos në kuadër të një operacioni antidrogë pasi dyshohej prej 2 vitesh se ata drejtonin një organizatë që shpërndante kokainë në Salento të Italisë.

Të tre u vunë në pranga në banesën e tyre në Mesagna.
Koclit pranuan mbrojtjen nga një avokat italian. Por Koclit, sic theksoi dhe avokati i tyre, nuk kanë dijeni për akuzat e ngritura. Ata pretendojnë se nëna e tyre është komplet e pafajshme.

Hetuesit italianë pohojnë se banesa e Koclit ishte pika e takimit ku shqiptarët takoheshin dhe bënin pazaret e drogës. Personat që frekuentonin këtë banesë që sipas policisw janë pjestarë të organizatës së kokainës, janë shtetasit italianë, Gianluca Zito, 35 vjeç, Angelo Arseni, 38 vjeç.

Por, Arseni theksoi e nuk njihte asnjë nga Koclit dhe asnjë nga italianët e tjerë. Ai pohon se nuk ka asnjë lloj lidhje me asnjë klan shqiptarësh.

Para pak ditësh në një operacion të gjerë policia e Leces dhe e Brindisit arrestuan 15 persona. Aktiviteti drejtohej nga një organizatë kriminale që u shkatërrua në sajë të operacionit të antimafias së Leces e guardia di financas se Brindisit te koduar me emrin 'The wall' (shqip, muri). Në pranga përfunduan 8 shqiptarë kurse 5 të tjerë, shtetas italianë, ndërsa 2 shqiptarë u shpallën në kërkim. Mes të prangosurve ishin dhe 2 femra, njëra italiane, tjetra shqiptare.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 700 gramë kokainë. Sipas hetimeve, droga shpërndahej në lokale e diskoteka.
Personave iu sekuestruan dhe pasuri të patundshme si dhe automjetet me vlerë, 250 mijë euro.

Në një bisedë telefonike u zbulua se trafikantët kishin investuar plot 600 mijë euro nga droga qe shpërndahej më pas nga 2 vëllezër shqiptarë, rezidentë në Itali.
Kokaina vinte nga Italia dhe Spanja ndërsa adresa e fundit ishin diskotekat e lokalet në zonat turistike.

Të arrestuarit
Nicola Aresta, 30 vjeç
Angelo Arseni, 38 vjeç
Francesca Carrozzo 24 vjeç
Mario Delle Grottaglie, 45 vjeç
Roberto Ronzini, 27 vjeç
Cosimo Tocci, 55 vjeç
Gianluca Zito, 35 vjeç
dhe 8 shqiptarët
Qamil Bodlli, 40 vjeç
Ernes Boddli, 21 vjeç
Luan Cela, 31 vjeç
Nikolin Curri, 42 vjeç
Erind Jaku, 35 vjeç
Ilir Kocli, 34 vjeç
Marte Kocli, 55 vjeç
Daniel Kocli, 28 vjeç, djali i Martes
Vilson Kocli, 25 vjeç, djali i Martes
Leonardo Tushaj, 34 vjeç,
Armando Uka, 27 vjeç.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi