Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Doktori i burrave: Lotët që shkakton jeta seksuale Empty Doktori i burrave: Lotët që shkakton jeta seksuale

Sat 14 Jul 2012 - 13:45
Doktori i burrave: Lotët që shkakton jeta seksuale B_200_150_16777215_00___images_Evin_Dani_2
Evin Dani
Androlog



Evin Dani
Andrologu, Evin Dani rrëfen emocionet, trishtimin dhe lumturinë përpara pacientëve të tij. Si përfundoi në specialitetin që e kanë vetëm 3 persona në vendin tonë.

Eglantina Bardhi

Ai është disi i veçantë në llojin e tij, sepse profesioni që ai ushtron është shumë i rrallë në vendin tonë. Madje ai pohon se në gjithë vendin ka vetëm tre persona që e ushtrojnë këtë profesion. Evin Dani është doktori i meshkujve apo siç njihet ndryshe specialiteti i tij, androlog. Ai rrëfen trishtimin dhe lumturinë para pacientëve të tij meshkuj. “Kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj me emocionet e tyre. Shëndeti seksual është shumë i rëndësishëm në jetë ndaj dhe askush nuk ka si iu shmanget emocioneve”, pohon Evin Dani. Gjithashtu ai shpjegon, se si u përfshi në këtë degë shumë të veçantë dhe të pa eksploruar nga asnjë mjek i moshës së tij.
Specialiteti
“Kam folur shumë për problemet seksuale në meshkujve por nuk kam folur ndonjëherë për veten time. Ndaj dhe do të doja të shpjegoja se si përfundova si androlog”,- pohon Evin Dani duke shtuar se do të donte të tregonte rreth fillimeve të andrologjisë në vendin tonë. Ai pohon se andrologjia si specialitet në vete ka dalë këto 30 vitet e fundit. Fillimisht ka qenë në endokrinologji dhe pastaj u fut edhe në urologji. Në vendin tonë, sipas tij andrologjia për herë të parë është studiuar nga mjeku Vladimir Luçi, i cili e studioi si shkencë dhe e vuri në drejtimin e duhur kurimin e pacientëve infektivë dhe me çrregullimeve seksuale. “Sapo mbarova fakultetin, dëshira ime si mjek i moshës së re ishte endokrinologjia ndryshe nga gjithë të tjerët që donin kardiologjisë apo nefrologjinë unë zgjidha këtë degë. Këtu u njoha me doktor Vladimir Luçi, i cili tashmë kishte hapur linjën e vet të andrologjisë. Këtu filloi të më pëlqente kjo degë dhe e dashuroja këtë specialitet. Jam lidhur gjithë jetën me këtë degë. Dëshira ime erdhi në mënyrë të natyrshme nga sëmundjet endokrinologe tek andrologjia”, pohon Evin Dani.
Emocionet
Gjithkush mund të ketë emocione në punën e tij, por andrologu thekson se i përjeton në çdo moment që ka përpara pacientë e tij meshkuj. “Unë thash se e dashuroj punën time ndaj dhe jam i përfshirë. Ndodhem çdo ditë përpara pacientëve meshkuj, të cilët mund të kenë probleme të ndryshme duke filluar nga paaftësia seksuale, pamundësia për të pasur fëmijë dhe shumë probleme të tjera. Ata shpesh nuk shpërthejnë në vaj dhe vërtet vuajnë shumë. Mund të kem vuajtur me problemet tyre në fillim dhe jam lumturuar, kur mjekimi ka qenë i suksesshëm”, pohon Evin Dani duke shtuar se nuk ka gëzim më të madh për një mjek, kur shikon rezultatet e punës së tij. Sipas andrologut është kënaqësi kur vijnë pacientët dhe i thonë se më në fund arritën të lënë nusen shtatzanë.
Para dhe pas viteve ‘90
Fillimisht kur andrologjia nuk njihej para viteve ‘90 nuk flitej fare për patologji të tilla sepse ishte një tabu. Andrologu, Evin Dani pohon se meshkujt vinin shumë fshehurazi dhe nuk donin në asnjë mënyrë të tregonin se ishin te andrologu. “Në ato kohë ne nuk njiheshim. Pas viteve 90 filluan të ndryshonin disa gjërat, sepse filloi të flitet më shumë për seksin dhe patologjitë e çrregullimit të seksit. Sot jemi shumë herë më të lirshëm për të folur dhe njerëzit na kontaktojnë më shpesh. Megjithatë mendoj se ende ka shumë punë për tu bërë sepse ka ende ndrojtje nga meshkujt”, pohon Evin Dani.

“Për fat të keq vajzat nuk u bënë mjeke”
Do të donte që në familjen e rij të vazhdonte tradita e mjekësisë, por kjo nuk ndodhi dhe ai për këtë nuk ka qenë i kënaqur. “Në familje nuk kam pas prejardhje mjeku. Prindërit e mi nuk kanë qenë mjek. Kam dy vajza dhe për fat të keq nuk janë bërë mjeke. Njëra është juriste dhe tjetra u është kushtuar gjuhëve të huaja. Kam pasur vetëm dëshirën e madhe të babait që të bëhesha mjek dhe për këtë punova dhe studiova shumë që të bëhesha mjek”, pohon Evin Dani.

BIO
Emër mbiemër: Evin Dani
Mosha 58 vjeç
Profesioni: Andolog
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi