Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Greqi, u arrestua se tentoi të vidhte, shqiptari: U bëra hajdut që të shpëtoja vëllain nga gjakmarrj Empty Greqi, u arrestua se tentoi të vidhte, shqiptari: U bëra hajdut që të shpëtoja vëllain nga gjakmarrj

Sun 15 Jul 2012 - 22:07
Greqi, u arrestua se tentoi të vidhte, shqiptari: U bëra hajdut që të shpëtoja vëllain nga gjakmarrj B_250_200_16777215_00___images_Kronika_ngjarja-ne-greqi

Kanë qenë tronditëse deklaratat e një të riu shqiptar prapa hekurave të burgut, i cili para pak javësh tentoi të vidhte shtëpinë e trajnerit të një skuadre greke. Ai thotë se u detyrua të bëhej hajdut që të shpëtonte të vëllain. Sipas të riut shqiptar, i vëllai i tij është viktimë e gjakmarrjes në Shqipëri dhe në qoftë se ai nuk do të gjente para për ta shpëtuar, ndjekësit do ta kishin vrarë.

Gazeta greke “Proto Thema” shkruan në një artikull se këto ishin fjalët e shqiptarit Nikolin Nikaj.

Ngjarja i ka fillesat para pak javësh, ku Nikolin Nikaj bashkë me bashkëpunëtorin e tij po shqiptar, Federik Isufi, shkuan për të vjedhur në shtëpinë e trajnerit të skuadrës PAOK, Jorgo Doni.

Dy autorët hyrën në shtëpinë e trajnerit dhe duke kërcënuar me armë dhe thikë vjehrrin dhe fëmijët e tij, filluan të vidhnin.

Por ngjarjet morën tjetër rrjedhë, kur vjehrra e trajnerit, e cila po kthehej në shtëpi, kuptoi që kishin hyrë hajdutë dhe i kërkoi ndihmë rojes së shtëpisë ngjitur, që ruante shtëpinë e ish-ministrit të Financave, Jorgo Papakostandinu,

Ngjarja devijoi edhe më keq, ku pati shkëmbime të zjarrit midis rojes së shtëpisë së fqinjt dhe Nikolinit.

Mësohet se truproja ngeli i plagosur në dorë, ndërsa Nikolini u plagos në këmbë dhe u përpoq të arratisej, por plaga e marrë nuk e lejoi dhe u arrestua nga policia gjatë tentativës për t’u larguar.

“Nuk qëllova kundër tij, por në ajër e në tokë. Nuk donim të arrinin gjërat deri këtu, por e keqja u bë”, tha ai nga burgu i Koridalosë për gazetën.

Madje nuk ishte në dijeni që shtëpia ku hyri për të vjedhur i përket trajnerit të PAOK, as që në shtëpinë ngjitur kishte roje. “Kur pamë që brenda në shtëpi kishte njerëz, ishte tepër vonë. Vendosëm që të mbaronim punën që kishim nisur. Kur nevoja të prek deri në kockë, nuk mund të bësh mbrapsht”, përfundoi ai. /Eljona Lata/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi