Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

MIT krijoi televizorin 3D pa syze Empty MIT krijoi televizorin 3D pa syze

Tue 17 Jul 2012 - 14:28
MIT krijoi televizorin 3D pa syze 8FA7E9822C3D0DC82E893939AA602681Inxhinierët e Institutit Teknologjik të Masaçusets (MIT), janë duke punuar në krijimin e një ekrani i cili do të jetë i aftë të transmetoj pamje 3D pa përdorimin e syzeve.

Ky është një ndryshim i madh nga ajo që kemi parë deri më tani në kinema, pasi këtu po flasim për një futje të vërtetë në botën 3D, dhe jo si një hologram që thjeshtë ndryshon këndvështrimin gjatë lëvizjes.

Teknologjia aktuale 3D çalon në shumë vende, një nga to është vendosja e syzeve të veçanta të cilat janë të parehatshme, errësojnë pamjen, si dhe bëhen shumë shpesh me shenja gishtërinjsh të cilat janë të bezdisshme për t'u fshirë.

Pajisja 3DS e Nintendos është e para që hoqi këto syze nga përdorimi, duke vënë dy ekrane LCD së bashku të cilat krijojnë iluzionin e një thellësie. Kjo është një teknikë e njohur që thjeshtë ndryshon këndvështrimin e syrit tuaj duke ndryshuar raportin e dritës me errësirën në pjesën fundore të syrit. Kjo mënyrë është efikase për ekrane të vogla, si dhe për pajisje të tilla lojërash.

Ajo që inxhinierët e MIT po bëjnë është gjetja e një mënyre më të sofistikuar për të pikturuar një ambient 3D i cili ndryshon prespektivën sa herë që ndryshoni pozicionin. Kjo teknikë ndryshon nga 3D tradicionale e cila kërkon që të jeni të ulur në një të njëjtin vend si në kinema. Për t'ju ofruar një ide më të qartë se si funksionon kjo, atëherë imagjinoni sikur jeni përkulur majtas për të parë një person i cili është fshehur pas murit në një nga lojërat aksion.

Projekti është quajtur High Rank 3D (HR3D). Si fillim, HR3D përbëhet nga 2 ekrane LCD dhe një algoritëm i avansuar për të krijuar imazhe në pjesën e poshtme dhe të sipërme që ndryshojnë këndvështrimin. Për të pasur rreth 1000 këndvështrime të ndryshme, mbajtja e një iluzioni 3D do të kërkonte një vlerë rifreskimi prej 1000Hz.

Për të zgjidhur këtë problem, skuadra e MIT futi një ekran të tretë LCD në këtë sistem. Ky ekran e sjell kërkesën për rifreskim në një nivel shumë më të ulët, 360Hz. Teknologjia e sotme, ka arritur maksimumin e saj me 240Hz, pra një nivel prej 360Hz nuk është aq i pamundur.

Inxhinierët kanë në plan të prezantojnë një prototip të tillë në Siggraph. /Portalb/pcworld
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi