Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Bardhok Markaj: Policia dinte që do na vrisnin Empty Bardhok Markaj: Policia dinte që do na vrisnin

Sun 22 Jul 2012 - 10:50
TIRANE - Nëse shteti është i pafuqishëm të vërë në vend drejtësinë, ne do të marrim hak vetë…”. Bardhok Markaj, vëllai i Hil e Paulin Markajt, të ekzekutuar në pritë mëngjesin e 29 qershorit të këtij viti, hedh akuza të rënda ndaj policisë, se nuk ka vepruar për të parandaluar tragjedinë e rëndë, që u pllakosi derën.
“Policia e dinte fort mirë se djemtë e familjes Përmarkaj lëviznin me armë. Nuk mori asnjë masë të na mbronte, na thoshin kur të qëllojnë do t’i arrestojmë. Por ata na vranë”, thotë Bardhoku. Në një intervistë për “GSH” ai rrëfen se policia nuk mori masa për të parandaluar gjëmën dhe nëse shteti nuk vë drejtësi, do të detyrohen të bëjnë vetëgjyqësi…
Z.Markaj, si e mësuat ngjarjen e hidhur për vrasjen e dy vëllezërve tuaj?
Unë kam qenë në shtëpinë time në Kamzë, po festonim “Shën Palit”, festë tradicionale fetare e zonës tonë. Paulini vëllai u nis për në Mardhnac se atje kemi familjet e vëllezërve dhe nënën. Në mëngjes, Paulini ka marrë makinën dhe së bashku me gruan, fëmijët dhe dy nipat është nisur drejt Tiranës. Sapo doli në rrugë, ra në pritë. Ishin dy prita, ai tentoi të shmangej dhe i dha gaz makinës, por u vra, ndërkohë makina përfundoi jashtë rruge. Plumbat nuk kursyen as Hilën, kunatat që mbetën të plagosura e gjithashtu dhe nipi.
Kush ju lajmëroi për ngjarjen?
Më mori në telefon nipi i plagosur, Alfons Markaj, djali i vëllait të madh që ka vdekur në aksident para disa vitesh. Ai më tregoi se Paulinin dhe Hilën i kanë vrarë dhe se ishin plagosur edhe të tjerët.
Ju rrëfeu se kush kishte qëlluar në drejtim të tyre?
Alfonsi më tha që në pritë ishin katër persona, Antoni, Sokoli, Bardhoku dhe Seferin Përmarkaj.
Po si ka nisur konflikti mes familjes tuaj dhe familjes Përmarkaj?
Ne jemi rritur të gjithë bashkë. Nuk kemi patur ndonjë problem aq të madh sa të shkonte puna deri në vrasje. Kemi pasur një përplasje të vogël kohët e fundit. Nipi jonë, Amarildo ka patur një zënke me Anton Përmarkaj në Pukë.
Për çfarë konkretisht ndodhi përplasja mes tyre?
Amarildo i ka kërkuar babait të Anton Përmarkajt, që të mos kalonte bagëtitë në oborrin e shtëpisë sonë, por nga rruga kryesore. Anton Përmarkaj e ka takuar Amarildon në Pukë dhe i ka kërkuar llogari se “çfarë i kë thënë babës?”. Amarildo i ka kërkuar të uleshin në kafe që të sqaroheshin, por Anton Përmarkaj i ka rënë në grusht sapo ai ka kthyer shpinën. Janë konfliktuar dhe policia i ka shoqëruar të dy. Si Antoni ashtu dhe Amarildo janë liruar pas dy orësh. Unë vajta e mora nipin dhe e solla në Tiranë, me qëllim që të mos përplasej më me Përmarkajt. E kam mbajtur 30 ditë në shtëpinë time, derisa të sqarohej situata.
Po më vonë pati përplasje mes jush?
Po, kemi patur dhe një sherr në Kamzë.
Për këto përplasje i keni vënë në dijeni autoritetet policore?
Po, shefi i krimeve në Pukë, pati thirrur Anton Përmarkajn dhe nipin Amarildon për ta sqaruar situatën. Vëllai Paulini ka takuar disa herë punonjësit e policisë që të zgjidhej problemi.
Ju keni akuzuar policinë si përgjegjëse për tragjedinë?
Po, e kemi akuzuar policinë, sepse ka qenë në dijeni të konflikteve. Madje, ne kemi bërë dhe kallëzim ndaj vëllezërve Përmarkaj dhe policia nuk mori asgjë masë. Policia e ka ditur se Përmarkajt lëviznin të armatosur dhe madje në takimet që kemi patur me të plotfuqishmin e zonës ku e kemi informuar për rrezikun që na kanosej. Bëni një filmim dhe na e sillni, ku ata të duken me armë në krahë, na tha policia. Gjithashtu, policia na tha se Përmarkajt nuk kanë gjuajtur. Kur gjuajtën ata na vranë.
Pas gjithë kësaj gjëme që ndodhi, keni besim se çështja do të zgjidhet dhe drejtësia do të veprojë?
Nëse shteti nuk vë drejtësi, atëherë do veprojmë vetë. Familja jonë është e rrezikuar. Pjesëtarët e familjes Përmarkaj, lëvizin në mal të armatosur dhe përderisa na vranë për hiçgjë, mund të na qëllojnë sërish. Nëse ka shtet dhe ministër Rendi të vërë drejtësi, ndryshe të na thonë se janë të pafuqishëm dhe do bëjnë vetëgjyqësi. Do armatosemi dhe do marrim hak.
Po gjendja e të plagosurve është përmirësuar, ja kanë hedhur rrezikut?
Nusja e Paulinit është në Spitalin Ushtarak dhe ka mbetur e paralizuar. Alfonsi pret të martohet më 29 korrik. Ne e kishim caktuar datën dhe nusen do shkojmë ta marrim ta sjellim në shtëpi. Nuk mund të vijë me të bardha si çdo nuse, se ne na ndodhi gjëma, por ama duhet me e marrë, se dita e dasmës nuk kthehet.

(er.nu/GSH/BalkanWeb
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Bardhok Markaj: Policia dinte që do na vrisnin Empty Re: Bardhok Markaj: Policia dinte që do na vrisnin

Sun 22 Jul 2012 - 10:51
vazhdoni ju mer burre vrituni mes jush se ska shtet
COHU O ENVER NGA VARRI SE ATEHERE E SHIHNIN KETO GJAKMARRESIT SESA BURRA ISHIN sss
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi