Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të dashurën në kasaphanën e Kolorados (video) Empty Sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të dashurën në kasaphanën e Kolorados (video)

Sun 22 Jul 2012 - 15:27
Sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të dashurën në kasaphanën e Kolorados (video) Janes-Young-300x173Me lot në sy, me zërin që i dridhej, Janes Young flet për të dashurin e saj, i cili humbi jetën teksa u kujdes t’i shpëtonte asaj jetën në ngjarjen tragjike të ndodhur në kinemanë e Kolorados.

Blunk, humbi jetën teksa u hodh sipër të dashurës së tij për ti shpëtuar asaj jetën nga vrasësi James Homes.
“U hodh diçka e ngjashme me bombë në sallë dhe Jon menjëherë më shtriu poshtë karriges. Qëndroi sipër meje dhe më mbante fortë, duke më pëshpëritur ne vesh; është një i armatosur që po qëllon qorrazi njerëz…”, deklaroi ajo në intervistën e saj tronditëse, citon alb-observer.com, dhënë në emisionin “Today”.

Janesen Zoung tregoi mbrojtjen heroike që i ofroi i dashuri i saj i zemrës, i cili humbi jetën nga plumbat e vrasësit të Kolorados.
Duke lavdëruar Jon Blunk, theksoi se nuk do jetonte po të mos ishte ai: “Nga pas meje ishte një grua e cila po thërriste se ishte plagosur. Ndjeva “lagështi” dhe kujtova se ishte nga ndonjë tullumbace me ujë”, mendoj ajo fillimisht.

Sapo kuptoi se ishte “larë” në gjak nga gjaku i njerëzve të plagosur, qëndroi ashtu në heshtje duke dëgjuar krismën e armës dhe rënkimet e njerëzve të plagosur. Mbante mend se çdo krismë, kishte një pauzë në mes dhe sa herë që autori qëllonte kujtonte se plumbi tjetër ishte për të.

Gjatë gjithë sulmit, ndjente Jon-in tek e mbante fortë.
Por papritur diçka ndodhi!
“Më shtrëngoi fortë si për herë të fundit dhe më pas nuk i ndjeja më duart e tij, që kishin mbështjellë kurrizin tim, por e dija se ishte akoma aty”, pohoi ajo duke shtuar: “Sapo mbaruan krismat e kasaphanës, u ngrita menjëherë t’i thërras, çohu, çohu të ikim… -akoma nuk kishte kuptuar se çfarë i kishte ndodhur- shpejtë të dalim këtej të shpëtojmë…”, tregonte ajo me zërin ti dridhej dhe lotët t’i kishin mbuluar faqet me makthin e hidhërimit.
“Ishte një hero i asaj mbrëmje. Për mua gjithmonë ishte një hero dhe do të jetë”, shtojë ajo në përfundim të intervistës së saj, duke nënvizuar se i dha shansin të jetojë dhe sigurisht që të gjithë ashtu do të vepronin atë mbrëmje të tmerrshme./alb-observer.com/



Ndiqni intervistën tronditëse të saj:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi