- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
I dhuroi kryqin për ti shpëtuar jetën e djalit
Wed 25 Jul 2012 - 12:37
Në saj të një kryqi, një nënë në Filipine ka mundur të lirojë djalin e saj nga një pengmarrës. Skena e tmerrshme është transmetuar në të gjitha kanalet vendase, ku djalit 9-vjeçar i ishte vendosur një kaçavidë në fyt.Keqberësi, i cili mori peng të miturin në qytetin Kuezon, mbeti i shtangur kur gruaja iu afrua me një kryq në dorë, duke i recituar psalme nga bibla. Më pas, nëna iu afrua pengmarrësit, duke i kapur dorën në të cilën ai mbante armën vdekjeprurëse drejt fytit të djalit dhe në ato momente policia mundi të ndërhynte dhe ta arrestonte atë.Kurajoja dhe ftohtësia që pati kjo nënë ishte e pabesueshme dhe deri diku të kujton skenat e filmave horror. Këto pamje tashmë ndodhen në internet dhe po bëjnë xhiron e botës./alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi