Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grekët të mësuar me shkurtimet, por pesimistë për zgjidhjen e krizës Empty Grekët të mësuar me shkurtimet, por pesimistë për zgjidhjen e krizës

Fri 3 Aug 2012 - 18:52
Grekët të mësuar me shkurtimet, por pesimistë për zgjidhjen e krizës B_250_200_16777215_00___images_Ekonomi_ekonomia-grekeGREQI - Grekët në Athinë thonë se janë mësuar tashmë me idenë e shkurtimeve të reja të shpenzimeve, por mbeten pesimistë se ato mund të zgjidhnin krizën ekonomike të vendit.

Ministri grek i Financave, Yannis Stournaras, tha dje se krerët e koalicionit qeveritar kishin arritur një marrëveshje prej 11.5 miliardë eurosh për shkurtimet që ishin vënë si kusht nga institucionet huadhënëse.

Udhëheqësit e koalicionit trepartiak arritën marrëveshjen pas debateve për javë të tëra, duke u përpjekur të shmangnin masa edhe më të rrepta për publikun.

Udhëheqësit e koalicionit qeveritar donin që shkurtimet të bëheshin gjatë një periudhe katër vjeçare dhe jo dyvjeçare, siç janë kushtet e paketës së shpëtimit, por thanë se do ta linin mënjanë këtë kërkesë tani për tani, për interesat e vendit, pasi zyrtarët e qeverisë argumentuan se duhet të zbatoheshin reformat para se të rinegocioheshin kushtet e borxhit.

Por shumë grekë mbeten pesimistë për efektivitetin e raundit të fundit të masave.

“Nuk besoj se 11.5 milardë shkurtime do të zgjidhin gjë. As nuk besoj se këto shkurtime do të zbatohen apo se situata do të përmirësohet”, tha një qytetar grek.

Vlera e aksioneve në bursën greke ishte më e lartë sot pasi udhëheqësit arritën marrëveshjen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi