Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

4 vjeçari shpëtoi 3 vjeçaren, u mbyt vetë!  Empty 4 vjeçari shpëtoi 3 vjeçaren, u mbyt vetë!

Wed 15 Aug 2012 - 21:03
Ai i cili para disa ditësh u vlerësuar si hero, pasi që arriti t’ia shpëtoi jetën një vajze 3-vjeçare që po mbytej në pishinë, vetë ka vdekur në spital, pas disa ditësh në gjendje kome.Disa ditë më parë, në Texas të SHBA-ve, 4-vjeçari Xander Vento vërejti një vajzë 3-vjeçare që po mbytej në pishinë dhe menjëherë kërceu për ta shpëtuar. Ai arriti t’ia shpëtojë jetën asaj duke ia mbajtur kokën mbi ujë, por nga lodhja e tepërt u fundos në ujë pa ndjenja.Heroi i vogël ra në komë pak kohë pasi u nxorr nga pishina. Që nga ajo ditë nuk dha asnjë shenjë se mund të kthehej në jetë. Prindërit e tij morën vendimin më të rëndë në jetë duke kërkuar nga mjekët që djalin e tyre ta heqin nga aparatet mjekësore që e mbanin në jetë artificialisht.

Ky lajm ka pikëlluar tërë botën, pasi që djaloshi guximtar nuk jeton më.

Prindërit e heroit kanë lëshuar një deklaratë për media, shumë të dhimbshme:

”Kemi marrë një vendim shumë të rëndë që të dashurin tonë Xanderin ta heqim nga aparatura mjekësore. I falënderojmë nga zemra të gjithë ata që janë lutur për të dhe familjen tonë. Ne shpresojmë se jeta e djalit tonë do të shërbejë si inspirim. Ai ishte një engjëll në pishinë i cili u sakrifikua për të shpëtuar tjetrin. Edhe më tutje do ta bëjë këtë sepse organet e tij trupore do të jepen donacion. Kemi qenë të bekuar që kemi pasur një djalë të tillë i cili për të gjithë ne mund të jetë shembull”, thuhet në deklaratën e prindërve të heroit të vogël, XanderVento.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi