Vogëlushi që shpëtoi 3-vjeçaren nga mbytja, por jo veten…
Tue 30 Oct 2012 - 12:39
Një histori e dhimbshme ka prekur opinionin publik në Teksas së SHBA-së. Një vogëlush 4-vjeçar, ka shpëtuar nga mbytja një vajzë 3-vjeçare, por fatkeqësisht më pas u mbyt vetë.
Ishte data 6 gusht kur engjëlli 4-vjeçar pa një vajzë 3 vjeçe që ra në një pishinë dhe e shpëtoi nga mbytja e sigurt. Por Xander Vento, citon alb-observer.com gjatë përpjekjes së tij, vetë përfundoi në fund të pishinës për shumë kohë, pasi nuk kishte fuqi të dilte. Ai u dërgua urgjentisht në qendrën mjekësore Cook Children’s Medical Center.
Ai e ndihmoi 3 vjeçaren të rrinte në sipërfaqe, por nga lodhja vetë përfundoi në fund të pishinës.
Sipas Haffington Post, prindërit e vogëlushit e kuptuan se e kishin humbur të birin përgjithmonë. Ai kishte rënë në koma që nga momenti që u dërgua në spital. Kështu, ata u detyruan që të shkëpusnin aparatin që e mbante në jetë, duke i dhënë lamtumirën e fundit!
Madje ata dhuruan edhe organet e të birit, që të shpëtojnë jetë të tjera njerëzish. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi