Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Harvardi vlerësohet si universiteti më i mirë në botë

prej Thu 16 Aug 2012 - 14:01
Harvardi vlerësohet si universiteti më i mirë në botë HarvardSi Institucioni më i mirë arsimor në botë, u vlerësua për këtë vit edhe një herë, Universiteti i Harvardit, sipas listës së Shangait, e cila konsiderohet si më e mira në fushën e vlerësimeve në arsim për të gjithë botën.

Në dhjetëshen e parë të Universiteteve më të mira në botë, nuk pati lëvrime në krahasim me radhitjen e viti të shkuar. Në listë, citon alb-observer.com, universiteti i dytë më i mirë radhitet ai i Stanford, vijon i MIT dhe i katërti i Berkeley. Ndërkohë, dominimi amerikanë ndërpritet në vendin e pestë, të cilin e merr Universiteti i Cambridge.

Vijojnë dhe katër universitet të tjera amerikane, California Institute of Technology, Princeton, Columbia, Chicago dhe dhjetëshja plotësohet dhe me një tjetër universitet anglez, atë të Oksfordit.

Përveç atyre Britanikë, universiteti i parë evropian vendoset në vendin e 37-të dhe është francezi Paris 11, i ndjekur nga vendi i 42-të me universitetin suedez të Karolinska Institute.

Duhet theksuar se Amerikanët vijojnë të kenë pjesën më të madhe duke mbizotëruar me plot 53 universitete, në 100 më të mirët në botë. Vijojnë Anglia me 9, Australia dhe Japonia përkatësisht me nga 5, Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra, me nga 4 universitete. Ndërsa, Franca, Suedia dhe Izraeli kanë nga 3 universitete.

Studiuesit në Institutin e Arsimit të Lartë të Universitetit Zia Tong të Shangait vlerësuar më shumë se 1,000 universitete nga e gjithë bota./alb-observer.com/


Harvardi vlerësohet si universiteti më i mirë në botë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi