Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Jam dehur vetëm njëherë në jetë. Gatimi më i mirë? Rroftë mami!” Empty “Jam dehur vetëm njëherë në jetë. Gatimi më i mirë? Rroftë mami!”

Thu 16 Aug 2012 - 19:50
“Jam dehur vetëm njëherë në jetë. Gatimi më i mirë? Rroftë mami!” Olta-bokaOlta Boka në Fundjavën tonë për kuzhinën: “Ushqimi nga i cili nuk do hiqja dorë kurrë? Pastat dhe prodhimet e marinuara të detit. Vakti më i pashëndetshëm për një këngëtare, ushqimet me aciditet të lartë”

Entela Resuli

Ju kujtohet një çupëlinë me pamjen e kukullës së Barbit që mori pjesë në Eurovizionin e vitit 2008 dhe përfaqësoi Shqipërinë? Ajo është Olta Boka. Zonjusha tashmë 20-vjeçare, duket sikur ka të njëjtën pamje. Nuk është më gjimnaziste, por studente.

Edhe pse pasioni i madh i saj është muzika, ajo ka vendosur të studiojë drejtësi. Aktivitetin muzikor e ka pasur intensiv, sigurisht pa kaluar masën. Fundjavave e gjen në lokalet më në zë të Tiranës duke punuar. Edhe pse Olta Bokës mund t’ia keni dëgjuar mjaftueshëm zërin, jemi të bindur që nuk e dini se si ushqehet ajo dhe cili është raporti i saj me kuzhinën.

Sot, në rubrikën e çdo fundjave në “Shekulli” e e kemi vendosur Oltën përballë një pyetësori për ushqimin.

Olta, cili është mëngjesi juaj? Në ushqim...

Do më pëlqente të haja gjithmonë mëngjes, por të them të drejtën, kjo gjë nuk më ndodh shpesh. Rastet kur ha mëngjes herë janë të bollshëm e herë jo, ndërkaq herë të tjera zgjedh të ha briosh apo cornflakes të shoqëruara me qumësht.

Ke qenë tekanjoze në ushqim kur ke qenë e vogël?

Jam favorizuar nga një metabolizëm shumë i mirë dhe nuk kam qenë tekanjoze në të ushqyer. Që fëmijë kam ngrënë çdo ushqim dhe vazhdoj edhe sot të ha gjithçka. Mundem të ha ç’të dua dhe në sasitë që dua, pa pasur problem. Gjithmonë, pa plasur nga të ngrënët (qesh).

Na thuaj një ushqim që dikur e haje, dhe tani jo...

E thashë dhe me sipër, për ta thënë dhe më qartë kam qenë llupëse e vogël (qesh) dhe s’kam bërë naze për asnjë ushqim, ndërsa tani mund të jem paksa më përzgjedhëse dhe në kërkim të shijeve të reja.

Keni mbajtur ndonjëherë dietë për të ruajtur linjat?

Asnjëherë nuk më është dashur të mbaj dietë, por kur e kam parë që mund ta kem tepruar paksa, thjesht kam zgjedhur të konsumoj më pak seç kam bërë më parë.

Ke një formulë për ushqimin?

Mmm....Ha ç’të duash, por pa e tepruar.

Po ëmbëlsirat?

I preferoj, por jo me domosdoshmëri. Edhe pse mund të ketë periudha pas të cilave gjej shpëtim, si për shembull akulloret në verë.

Me alkoolin?

Them se me balanca, por jam e vonshme në këtë pjesë sepse ka vetëm një vit që kam rregulluar marrëdhënien me të (qesh).

Kur ka qenë rasti i fundit kur jeni dehur?

I pari dhe i fundit kur vërtet kam qenë e dehur ka qenë në 1 Janar të këtij viti.

Cila është ajo gjë nuk e keni ngrënë asnjëherë?

Nuk mund të kem ngrënë ndonjëherë ndonjë ushqim që nuk më ka rënë rasti për ta provuar (që faktikisht mund të ketë shumë, për shembull gatime të vendeve të ndryshme), por jo se nuk më kanë pëlqyer dhe kam zgjedhur të mos e ha.

Po ta bëjmë pyetjen ndryshe... Çfarë nuk duhet të hajë asnjëherë një këngëtare, ka ndonjë gjë që bën përjashtim?

Kryesisht ushqimet me aciditete janë të dëmshme, pasi ky i fundit dëmton rëndë kordat, por nuk e di nëse ka ushqime kategorikisht të ndaluara.

Ka Olta një frut të preferuar?

Konsumoj relativisht, por më shumë frutat e sezonit për çdo stinë. Nuk kam të preferuar për momentin. Besoj se preferencat janë thjesht çështje momenti.

Disa gjellë që keni më shumë për zemër...

Me thënë të drejtën, nuk do të hiqja dorë nga gatimet e pastave dhe prodhimet e marinuara të detit.

Një këshillë për veten dhe të tjerët?

Mmm... Mendoj se duhet patjetër të kesh një regjim kohor ushqimor, pra të respektosh disa orare, gjë që unë vetë shpesh e neglizhoj.

Çfarë po bën Olta këto ditë?

Në lëvizje gjatë gjithë kohës, duke i alternuar dhe me pushime.

Emri: Olta Boka

Vendlindja: Tiranë, 1991

Studimet: Drejtësi

Në vitin 2008 është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me këngën e saj "Zemrën e lamë peng". Sot është një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare.

Gatuan Olta apo mami?

Olta, po vetë ke gatuar ndonjëherë?

Mmm... Kur kam kohë, por mbi të gjitha dëshirë për të gatuar, zgjedh të bëj gjëra të veçanta. Nuk jam akoma në stadin e sjelljes së ideve të mia në receta të gatshme. U përmbahem recetave 100%. Pra, jam në fillim të rrugës.

Çfarë di të gatuash më mirë qoftë dhe me recetë?

Kotoleta krokante me djathë ose tortë me fruta. Receta është sekret profesional (qesh). Bëj shaka, mund ta gjeni në çdo libër gatimi.

Sa është koha më e gjatë që keni ndenjur në kuzhinë?

Nuk e di saktësisht, por besoj se 3 orë.

Cila është gjëja që ha më shumë nga ‘duart” e mamit?

Byreku me qumësht.

Çfarë gatimesh bën mami?

Kryesisht në shtëpinë time bëhen gatime tradicionale të Shqipërisë së mesme, por absolutisht duke mos lënë mbrapa shije të reja, që ne si familje i provojmë në vende të ndryshme. Këtë e marrim edhe nga librat e ndryshëm të gatimit që lexojmë dhe tentojmë ta sjellim atë gatim në formën që na pëlqen. Nuk mund të mohoj që restorantet dua s’dua më janë bërë pjesë e përditshmërisë. Kjo më ka ardhur edhe si pasojë e lëvizjeve të shumta të viteve të fundit. Shpeshherë dreka apo darka të gjen në vende të ndryshme, në pamundësi për të shkuar në shtëpi. Nuk them që nuk më pëlqejnë restorantet, pasi Tirana (por jo vetëm ajo) ofron vende të larmishme ku mund të zgjedhësh sipas preferencës.

Olta ha më shumë në shtëpi apo restorante?

Preferoj të ha në shtëpi, pasi garancinë e dorës së shtëpisë s’mundesh kurrsesi ta kesh në restorante. Çdokush në vendin tim, s’do linte pa përmendur mamin, ndaj s’kam se si të mos them që kam fatin të kem dhe unë një amvisë të shkëlqyer në kuzhinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi