Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Më vrisni që të shpëtoj njëherë e mirë” (VIDEO) Empty “Më vrisni që të shpëtoj njëherë e mirë” (VIDEO)

Tue 3 Dec 2013 - 22:58
Message reputation : 100% (1 vote)
Në këto ditë të ftohta dimri të gjithë nxitojmë për në shtëpitë tona ku gjejmë ngrohtësi. Por streha e të moshuarës Petrite Xhaferri, cila është flakur në rrugë pas zbatimit të Aktit Normativ për kthimin e banesave ish-pronarëve është më e akullt se vet dimri...

Banesa e saj është e sajuar në një hapësirë të ngushtë, si çati shërben vetëm një batanije, ndërsa është e rrethuar me plastmasë. E bija Majlinda na tregon se orët e natës i kalojnë plot ankth.

Nënë Petritja 77-vjeçare me lot në sy flet për jetën e saj të vështirë. Në Tiranë ka ardhur qysh kur është martuar në moshën 20-vjeçare…

Vitet e saj si nënë kanë qenë plot sakrifica, por gjithmonë me shpresën se një ditë do të ishte më mirë…por jeta i duket e padrejtë edhe në pleqëri…Pasi merr medikamentet e rekomanduara nga mjeku ajo mundohet të flejë…por nuk gjen paqe…

I ftohti, të qarat dhe gjendja e rënduar psikologjike i çorientojnë të rrahurat e zemrës… Si do të veprohet nga shteti për t’i sistemuar banorët e lënë në qiell të hapur nga zbatimi i aktit normativ për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm.

Ky akt normativ i qeverisë së mëparshme u ka shërbyer pronarëve të vërtetë të shtëpive, por nuk ka mjaftuar të zgjidhë problemin e anës tjetër të medaljes, të pastrehët, të gjithë ata të moshuar që nuk kanë mundësinë për ta marrë kredi me një pension modest. Rastet e familjeve të flakura në rrugë po shtohen çdo ditë duke thelluar më tej krizën sociale.. efektet e këtij akti normativ vazhdojnë ende. /V+/ shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi