Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

A e vrau vërtet Nazime Visha dhunuesin e saj? Empty A e vrau vërtet Nazime Visha dhunuesin e saj?

Sat 18 Aug 2012 - 12:31
A e vrau vërtet Nazime Visha dhunuesin e saj? Nazime1E ndërsa Nazime Visha, 18 vjecarja që vrau me 30 plumba Fiqiri Muça, pretendon se mesazhet erotike të gjetura në telefonin e këtij të fundit nuk i ka shkruar ajo por vetë viktima, prokuroria e Tiranës ka nisur verifimin e këtyre sms-ve por edhe nëse është ajo vërtët autorja e krimit. Vajza ka theksuar se këto sms dhunuesi i saj Fiqiri Muça, i përdorte si shantazh kundra saj, madje ka ngritur dhe pretendimin se përmes këtyre mesazheve, 45-vjeçari ka mundur ta ndajë dhe nga i fejuari.
Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se verifikimi i mesazheve dhe bisedave telefonike të kryera mes viktimës dhe Nazime Vishës do të vërtetojë nëse Nazime Visha ka qenë ose jo viktimë e abuzimit seksual. Gjithashtu, organi i akuzës duhet të verifikojë pretendimet e familjarëve të Fiqiri Muçës, të cilët akuzojnë pjesëtarë të tjerë të familjes Visha dhe jo Nazimen për vrasjen e të afërmit të tyre. Këtë version e forcon edhe taksisti i cili ka dëshmuar se Nazimja nuk ka qenë e vetme kur u dëgjuan krismat por ishte në shoqërinë e xhaxhait të saj dhe të gjyshes, të cilët do të jenë gjithashtu pjesë e hetimit./alb-observer.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi