Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Babai i Nazime Vishës: “Politikanët më premtuan se vajza do lirohej, vajzës i lumtë dora që e vrau F Empty Babai i Nazime Vishës: “Politikanët më premtuan se vajza do lirohej, vajzës i lumtë dora që e vrau F

Thu 9 May 2013 - 12:38
Babai i Nazime Vishës: “Politikanët më premtuan se vajza do lirohej, vajzës i lumtë dora që e vrau F BeqVendimi i djeshëm i Gjykatës së Tiranës, ku 18 vjeçarja Nazime Visha u dënua me 15 vite burg, i ka shokuar familjarët e saj. Edhe pse për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo do të vuajë vetëm 10 vite burg nga 15 të dhëna nga gjykata, babai i Nazimes shprehet se asnjehere nuk e kishte menduar se e bija do të dënohej aq shumë.
“Jam i shokuar. Jam krejt i shokuar. Kam disa orë që kam dalë nga Gjykata e Tiranës dhe ky është momenti i parë që po flas me njërëz të tjerë, se deri qëparë kam folur veç me veten. Ishte dënim i padrejtë. Vajza ime u dënua si kriminele, ndërkohë që është viktimë. Dënimi me 15 vite burg për atë vajzë që është ende fëmijë është një zhgënjim i madh për familjen tonë dhe jemi akoma “në ajër”, nuk e besojmë dot”,ka thënë 48 vjeçari Beqir Visha.
Më tej, ai sqaron se kur Fiqëriu rrëmbu të bijën, gruaja e tij tentoi të vriste veten. Ky dënim ka për ta shkatërruar dhe fëmijët kanë për ti ngelur jetim.. Më tej ai shprehet i indinjuar me shoqërinë dhe politikanët të cilët ishin shprehur në favor të së bijës.
Më qanë hallin, më premtuan dhe nuk i pashë kurrë më. Më mashtruan, me pak fjalë’’,pohon ai duke i qëndruar fjalëve të thënë më parë: “I lumtë dora, që e vrau”./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Babai i Nazime Vishës: “Politikanët më premtuan se vajza do lirohej, vajzës i lumtë dora që e vrau F Empty Re: Babai i Nazime Vishës: “Politikanët më premtuan se vajza do lirohej, vajzës i lumtë dora që e vrau F

Fri 10 May 2013 - 13:54
Gruaja e Fiqiri Muçës: Nazimja është fëmijë-djall, bën telefonata anonime
Babai i Nazime Vishës: “Politikanët më premtuan se vajza do lirohej, vajzës i lumtë dora që e vrau F Mynyre-nazime-300x164
Pavarësisht se Gjykata e Tiranës e dënoi me 15 vjet burg Nazime Vishën për akuzën “vrasje me paramendim”, nga të cilat do të vuajë 10 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar, bashkëshortja e viktimës Fiqiri Muça nuk është e kënaqur nga vendimi.

Mynyre Muça, nëna 40- vjeçare e pesë fëmijëve jetimë, tri vajzave dhe dy djemve, ka dëshiruar dënim me burgim të përjetshëm për 18-vjeçaren, e cila i vrau të shoqin 45-vjeçar, pas një afere intime për katër vite me radhë. Shtëpia përdhese e familjes Muça në fshatin Kullë të Manzës ishte katandisur edhe më e varfër nga ç’e lamë nga morti i 9 muajve më parë, raporton Panorama.

“Jo, nuk jam aspak e kënaqur. Nuk mund t’ia hedh dot poshtë punën që ka bërë Prokuroria për çështjen. Na kanë qenë në shtëpi, kanë marrë dëshmitë disa herë etj. Megjithatë, prisja që ajo (Nazimja) të mbetej pas hekurave përjetë. Ajo duhet të dënohej maksimalisht, jo të dalë që andej në më pak se 10 vjet. Ajo vrau birin e një nëne, një bashkëshort, vrau babain e 5 fëmijëve, që sot janë jetimë dhe po vuajnë për copën e bukës. Nazimja vrau gjithashtu edhe përdhunuesin e saj…”, shprehet ajo.

Sipas saj: “Ajo ka bërë të gjitha llojet e intrigave për t’u martuar me Fiqiriun, për ta ndarë nga mua dhe fëmijët. Dhe ia arriti qëllimit, veçse për së vdekuri. Burri im po kalbet në varr, por ajo duhet të kalbet në burge”.

Nëna 40 –vjeçare pohon se Nazimja është një fëmijë- djall.

“Nazimja është një fëmijë? Fëmijë-djall, ndoshta. Ohhh, ju nuk e njihni. Ju nuk e dini se çfarë është në gjendje që të bëjë ajo. Gjyqtarët mos ta shohin si viktimë, pse bën si e pafajshme dhe fshihet pas moshës. Ajo është “nëna e intrigave dhe e mashtrimit”. Ajo bëri lëmsh për 4 vjet dy familje, që ishim edhe krushqi. Edhe tani që është në burg, na merr në telefon dhe nuk flet”, akuzon Mynyrja.

Ajo shprehet se askush tjetër nuk mund t’ju bjerë numrave të tyre veç asaj, pasi Nazimja i di përmendësh numrat e tyre. Gruaja aludon se nëse Nazimja del nga burgu, mund ta vrasë sërish familjen e tyre.

“Po doli nga burgu, ajo mund të vrasë sërish në familjen tonë. Na kanë ardhur “haberet” (informacionet) që ka thënë se “kur të dal nga burgu, do t’i shfaros një e nga një”. Ajo u mësua me vrasje dhe ngaqë nuk i ecën planet e veta, intrigat e veta, nuk ka për ta lënë kurrë me aq. A e keni parë edhe kur del në gjyq, se si kapardiset”, nënvizon Mynyrja.

Sipas saj, Nazimja duket: “sikur po shkon në sfilatë mode dhe jo se po del për t’u gjykuar për vrasje. Kishte shkruar edhe një letër, sa kur e dëgjova desh theva televizorin nga nervat. Më vinte inat se si ajo (e shan me fjalë të rënda), përpiqej t’u hidhte hi syve edhe gjyqtarëve për t’u hequr si e pafajshme. Por po doli ajo nga burgu, mjerë familja jonë, por edhe ndonjë familje tjetër që ajo do t’u futet në mes. Se ajo është mësuar, nuk rri dot pa shkatërruar ndonjë familje, pa bërë intriga”./A.Xh
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi