Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjyshja e Nazime Vishës: “ Nëse nuk do kryente krimin, mbesa ime do të përfundonte si Aishe Vata” Empty Gjyshja e Nazime Vishës: “ Nëse nuk do kryente krimin, mbesa ime do të përfundonte si Aishe Vata”

Tue 16 Apr 2013 - 14:51
Gjyshja e Nazime Vishës: “ Nëse nuk do kryente krimin, mbesa ime do të përfundonte si Aishe Vata” 133“Jeta e Nazimes u shkatërrua. Gjykata duhet të vërë dorën në zemër. Mbesa ime nuk duhet të dënohet aq shumë, pasi është abuzuar dhe ka vuajtur. Nëse nuk do ta kishte vrarë Fiqiri Muçën, do të kishte fatin e Aishe Vatës”.
Kështu është shprehur gjyshja e Nazime Vishës pas pas kërkesës së prokurorisë për dënimin e mbesës së saj me 17 vite burg. Drita Visha ka reaguar ashpër duke akuzuar policinë se nuk ka kryer hetimet për rrëmbimin e mbesës së saj, pavarsishtë se familjarët kanë bërë denoncimin. Madje ajo thotë se dosja u mbyll, pasi i ndjeri Fiqiri Muça ka pauar para dhe kjo ka sjellë më pas krimin makabër.
“Nazimja ka vuajtur tërë jetën. Për katër vite është abuzuar nga Fiqiri Muça, i cili shkatërroi jo vetëm jetën e Nazimes, por edhe tonën. Asnjë nuk pyeti dhe policia nuk hetoi kur Nazimen e rrëmbeu. E mbyllën çështjen me lekë. Nazimja nuk duhet të dënohet”, – thotë e moshuara. Gruaja e cila në kokë mban shaminë e bardhë, është e vendosur që deri në ditën e fundit të jetës t’i qëndrojë pranë mbesës. “Unë jetoj me një pension, e sërish do t’i shkoj pranë Nazimes në burg. Nuk do ta braktis kurrë, derisa të jem gjallë”, – rrëfen gjyshja për një gazetë shqiptare./alb-observer.com/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Gjyshja e Nazime Vishës: “ Nëse nuk do kryente krimin, mbesa ime do të përfundonte si Aishe Vata” Empty Gjykata pranon gjykim të shkurtuar për Nazime Vishën

Fri 19 Apr 2013 - 20:34
Gjyshja e Nazime Vishës: “ Nëse nuk do kryente krimin, mbesa ime do të përfundonte si Aishe Vata” Nazime-vishaNisi sot në Gjykatën e Tiranës gjyqi ndaj Nazime Vishës, e cila në gusht të vitit të shkuar vrau me armë zjarri Fiqiri Muçën, që mendohet se abuzonte seksualisht me të qëkurse kishte qenë në moshë të mitur.

Avokatja Vjollca Pustina kërkoi gjykim të shkurtuar për 18 vjeçaren, kërkesë që u pranua nga prokurori i çështjes dhe nga gjykata. Pustina gjatë seancës së sotme, kërkoi gjithashtu edhe ndryshimin e akuzës ‘vrasje me paramendim’, duke theksuar se Nazime Visha ishte një viktimë e përdhunimit në moshë të mitur.

18 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjyshja e Nazime Vishës: “ Nëse nuk do kryente krimin, mbesa ime do të përfundonte si Aishe Vata” Empty Re: Gjyshja e Nazime Vishës: “ Nëse nuk do kryente krimin, mbesa ime do të përfundonte si Aishe Vata”

Mon 20 May 2013 - 13:26
Gruaja e Fiqiri Muçës: Nazimeja e donte burrin tim, dikush tjetër e ka kryer krimin
Gruaja e Fiqiri Muçës është ndeshur në një debat televiziv me babain e Nazime Vishës si rrallë ndonjëherë.
Për Mynyre Muçën, Nazimja ka ikur me dëshirë me Fiqiriun dhe se donte të martohej me të. “I tha në telefon, ‘lëre Mynyren dhe martohemi bashkë, se pres fëmijën tënd’”.
Nga ana tjetër, babai i Nazimes, e cila ndodhet pas hekurave të burgut, nuk e pranon një gjë të tillë, duke pohuar se “të gjitha sms-të janë të falsifikuara dhe se tek fotot është marrë koka ime dhe është zëvendësuar me ato të Fiqiriut”.
Babai i vajzës është shprehur se nuk kam pasur dijeni fare, ne kemi pasur miqësi. Për 12 ditë rresht e pyeta kur humbi Nazimja dhe më tha që, “po doli fëmija tënde tek unë, më vrit”. Ka arritur ta çojë fëmijën në treg të zi. Analizoje veten tënde si unë, nuk kam fjetur në shpi për 12 ditë.

Ndërsa gruaja e Fiqiriut është shpreur qartas se Nazimeja e donte Fiqiriun dhe nuk e varau ajo atë por dikush tjetër./alb-observer.com/
Sponsored content

Gjyshja e Nazime Vishës: “ Nëse nuk do kryente krimin, mbesa ime do të përfundonte si Aishe Vata” Empty Re: Gjyshja e Nazime Vishës: “ Nëse nuk do kryente krimin, mbesa ime do të përfundonte si Aishe Vata”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi