Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
+8
Princo
Calypso
Silvana
BeSaa
Engjelli Embel
FALKO
Anabel
Shqiptare
12 posters
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Sun 14 Oct 2012 - 16:53
Policia zbardh misterin e vrasjes makabre të 18-vjeçares, Aishe Vata në Xhafzotaj të Durrësit. Policia e Durrësit në bashkëpunim me policinë e Krimeve të Rënda kanë arrestuar fillimisht të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, i cili pas dëshmisë në polici ka pranuar krimin. Policia ka gjetur prova të pakontestueshme, të cilat vërtetojnë se autor i krimit është fqinji i familjes Vata, një 80-vjeçar i quajtur Shaban Norja.
Hetimet kanë arritur të zbardhin të plotë historinë e krimit të kryer për pasion. Nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë akt të rëndë, por policia sqaron se 80-vjeçari ka pranuar krimin në polici, si dhe ka treguar vendin ku ka fshehur kokën e 18-vjecares.
Me të marrë dëshminë, blutë e Durrësit e kanë gjetur kokën e vajzës të fshehur pak metra larg vendit ku ndodhej trupi i saj. Ata sqarojnë se vajza është qëlluar me armë në kokë, e më pas në mënyrë krejt barbare i është ndarë koka nga trupi me një thikë të mprehtë. Trupi është lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa koka është fshehur në arën me misër, pas metra më larg.
Në shtëpinë e të moshuarit, që jetonte vetëm pasi i kishte vdekur bashkëshortja, policia ka ndeshur në prova të pakontestueshme. Është gjetur thika me të cilën ai i ka prerë kokën si dhe njollat e gjakut të vajzës në këmishën, pantallonat dhe rripin e autorit.
Sipas policisë, Aishja është viktimë e abuzimit të 80-vjeçarit që kur ishte 14-vjeç, ndërsa mësohet se ai është edhe i ati i foshnjës që ajo mbante në bark, fryt i këtij abuzimi. Shaban Norja ka qenë i dënuar me 9 vite burg më parë, për një vrasje të mbetur në tentativë, ndërkohë që në banesë mbante armë pa leje.
Ai ka pasur njohje me familjen Vata. Policia sqaron se vite më parë, kur kanë ardhur nga Kukësi, Shabani i’u ka shitur atyre tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë. Hetimet për këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik, vazhdojnë ende për të zbardhur të tjera detaje.
Muhamet Vata: Vajza më turpëroi, nuk ka më mort në shtëpinë time
Bërja publike e zbulimit të shtatzënisë së 18 -vjeçares ka ngjallur reagimin me habi të familjarëve të saj. Babai i Aishes ka deklaruar për A1 Report se ka mbyllur dyert e mortit në shtëpinë e tij. Që dje, në familjen e Muhamet Vatës nuk ka më mort, ndërkohë që ai e quan histori të mbyllur . “Na çnderoi, na turpëroi familjen, jam shokuar kur e mora vesh. I bija kokës me grushte. Faktin që Aishja ime ishte shtatzënë, e mora vesh pas varrimit. Nuk e dija më parë. E mora vesh nga gazetat. Se po ta dija, nuk do ta kisha varrosur me nderime të mëdha. Por tani e kam mbyllur mortin. Kam anuluar edhe vizitat për “të pestat”. Nuk dua ta diskutoj më këtë çështje”- u shpreh Vata. Sipas tij, askush në familje nuk ka pasur informacion për ndonjë lidhje dashurie të Aishes. Vajza ka qenë aq e mbyllur sa lidhjet intime nuk ia ka besuar as motrave të veta. “Nuk ishte tip i qejfeve ajo. Nuk dilte nga shtëpia. As shoqe nuk ka në fshat. Në shkollë e çoja unë. E nxirrja deri te autobusi i Medresesë dhe e merrja po unë në kthim. Edhe kur i duhej të shkonte për ndonjë punë diku, e kam shoqëruar gjithnjë vetë. Nuk e di se çfarë ndodhi, por ajo ka qenë vajzë e shkëlqyer”-thotë babai i 18-vjeçares. E ndërsa ka varrosur përgjithmonë edhe kujtimin e së bijës, ai shton se ka dyshuar për gjëmën që mund t’i ndodhte në shtëpi. Madje, që kur ka konstatuar se e bija nuk ndodhej aty ka nisur kërkimet me shpresën se së paku do e gjente gjallë. “E parandjeva krimin . Unë kisha disa orë që po e kërkoja dhe kur shkova afër shinave të trenit, më thotë njëra aty që: E more vesh? Kanë gjetur një grua të vrarë te ara e filanit. Direkt më shkoi mendja te Aishja. Pashë disa makina policie që po vinin në atë moment dhe ndoqa drejtimin e tyre. Vrapova me sa fuqi kisha dhe arrita gati njëkohësisht me ata. Policët nuk më linin që të afrohesha, por unë u turra para dhe shpërtheva në lot. E njoha që ishte vajza ime”, thotë Muhameti. E ndërsa tregon momentet e tmerrshme se si ka gjetur trupin e Aishes, ai flet edhe për dyshimet mbi kohën kur dyshohet se vajza e tij ka mbetur shtatzënë. “Më duket krejt e pabesueshme. Gjatë gushtit Aishja ka agjëruar, falej vazhdimisht 5 herë në ditë. Nuk ka shkuar në plazh, ndërsa ka qenë pushim me shkollën. Nuk mbaj mend të ketë shkuar për vizitë ndokund. Nuk e di, nuk e di, jam i shokuar”- të thotë Muhamet Vata. E ndërsa dëshmia e tij ngre më shumë dyshime mbi krimin e ndodhur, prokuroria e Durrësit ka regjistruar ngjarjen duke nisur hetimet për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “dhunimit të kufomës”.
Lindita Çela

Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Sun 14 Oct 2012 - 17:02
Pse ka dicka qe s'me bind se vrasesi eshte ky plaku qe thuhet se pranoi krimin?!!!
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Sun 14 Oct 2012 - 17:41
ncncncncncnc cpo ndoth sot,jan cmendur njerezit
- Engjelli EmbelKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 2575
Hobi : Poezia,Udhetimet..
Vendndodhja : Ne Folen E Engjejve..!
Anetaresuar : 08/11/2010
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Sun 14 Oct 2012 - 17:45
Bohhhhh amon zot cjan keto qe ndodhin
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Sun 14 Oct 2012 - 17:53
E kam lexuar shume me kujdes dhe te duket sikur shikon nje nga ato serailet se ne fund do te gjindet vrasesi, por dhe une kam te njejtin mendim sikurse Arijana.. Nje 80-vjecar qe ma merr mendja edhe duart i dridhen te ngrej dore t'a vras nje 18 vjecare qe besoj se kete ajo mund t'a kishte parandaluar vete.. E me pastaj te prej koken.. Disi e pasbesueshme nga ana e 80 vjecarit... Vertet nje histori e dhimbeshme te pakten per familjaret e saj. sespe ajo me ka ikur per ne boten tjeter por keta do te vuajne...
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Sun 14 Oct 2012 - 18:15
zoti te na ruj nga e keq dhe nga njerz te till...se pari her nga ai kafasha 80vjecar,dhe pastaj nga ai baba "injornat" qe arrin ti thoj keto fjal...asnjeri si din gjerat deri ne pik te fundit,ndoshta ajo esht perdhunar...cdo gje mund te ket ndodh ne kete histori,por s'egziston nje reagim i till...
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Sun 14 Oct 2012 - 19:23
Taliban e shkuar Talibanit kushdo qe ka qene ky kafsha qe e ka bere kete...por gjepura e perralla me mbret per 80 vjecarin qe thote se e ka bere, keto nuk i ha une ....Ke kerkon te fsheh ky derr mauk,nipin,djalin,apo dike tjeter ndoshta edhe vete te jatin e vajzes se ky te numeruara i ka ditet...Dhe te me zgjedh nje enigme tjeter mua dikush pervec forces fizike ajo 18 vjece e ai 80 vjecar e ska mundur ti shmanget kjo atij....kam lexuar se vajza smbante tel,teper e mbyllur dhe femer besimtare gjithashtu...Theksohet edhe kjo...atehere ne ato ore te vona kush kontaktoi me te,me cfare e beri qe te dilte kjo me pas e ta takonte matufin apo personin qe e ka kryer kete masaker..?!
Dicka nuk shkon ketu,dicka tjeter fshihet!!!
Dicka nuk shkon ketu,dicka tjeter fshihet!!!
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Sun 14 Oct 2012 - 19:26
Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia...
DURRËS- Dyert e zisë qëndrojnë të hapura në familjen e Muhamet Vatës, në Xhafzotaj të Durrësit. Kohë pas kohe, grupe burrash dhe grash, të afërm e dashamirës, shkojnë për ngushëllim tekamilja Vata. Janë të afërm, banorë të lagjes, por edhe farefisni nga Kukësi, vendlindja e Muhametit, nga Dibra vendlindja e ish-gruas së tij Në shtëpi, përgjatë gjithë ditës dëgjohen zërat e miqve që vijnë e ikin duke psherëtirë dhe ofsharë pa pushim. Tek të gjithë të afërmit, vrasja makabre e Aishes ka shkaktuar tronditje dhe shok. Motra e vogël e viktimës, Mihania thotë se Aishja ishte vajzë model që të gjithëve u falte dashuri. "Nuk kam se çfarë të them për motrën time. Ajo na ka rritur pas vdekjes së nënës. Aishja ka rritur dhe fëmijët e njerkës, dhe e ka ndihmuar atë në punët e shtëpisë. Na lini të qetë në hallin tonë. Vrasësin ta gjej babai im dhe policia. Ai që e masakroi është monstër"! Islam Isaku, një burrë rreth të 60ve shprehet për Gazetën: Çfarë nuk kemi dëgjuar këto tre ditë në media. Unë jam kushëri dhe farefis me Muhametin, por dua t'a them me plot gojën që si vajza ashtu edhe e gjithë familja janë shembullorë. Aishja ka qënë besimtare, vajzë me sjellje të mirë. Ne nuk e kemi parë të shoqërohej kurrë me asnjë djalë. Ka qenë vajzë e respektueshme, kalonte në rrugë dhe na përshëndeste. Vajzë me norma, nuk e di çfarë ka ngjarë, nuk mund të hamendësoj. Por ajo nuk duhej të hidhet baltë mbi familjen, dhe mbi babain e saj. Nuk ka asnjë mundësi që të jetë krim brenda familjes! Të njëjtin mendim me të ndan edhe fqinji e njëkohësisht kushëriri i familjes Vata, Qatip Manovi. "Jo pse ka vdekur dhe e kanë vrarë, por Aishja i ka patur shoqet e rralla. Nuk duam ta bëjmë hyjneshë, por kurrë nuk iu dëgjua zëri. Çdo ditë ajo përcillej në shkollë nga babai i saj, dhe pritej nga ai. Ka qënë aq e urtë, aq e mirë, një model për të gjitha vajzat. Unë nuk e di si ka ndodhur e gjithë kjo gjëmë, por ne kemi për këtë familje", thotë Manovi.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Sun 14 Oct 2012 - 19:34
Tragjike, ja kush e vrau 18-vjeçaren (foto)
Nga hetimet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Xhafzotaj të Durrësit më datë 11 tetor 2012 ku mbeti e vrarë shtetasja 18-vjecare Ajshe Vata; hetime që u zhvilluan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës në bashkëpunim të ngushtë edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, ditën e sotme u konkludua me zbardhjen e kësaj ngjarje.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera u arrit të identifikohet autori i ngjarjes në fjalë, të bëhet dokumentimi me prova të pakontestueshme shkencore i kësaj ngjarje si të gjendet pjesa e mbetur nga trupi i viktimës, koka e saj.
U identifikua si autor i ngjarjes shtetasi 80-vjeçar, Shaban Selim Norja, banues në lagjen Partizani Komuna Xhafzotaj, person i dënuar më parë me 9 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë.
U arrit të dokumentohet se ky shtetas, gjatë mesnatës së datës 11 tetor, në një parcelë të mbjellë me misër në afërsi të banesës së viktimës, ka kryer ekzekutimin e saj; dyshuar paraprakisht me armë zjarri, pistoletë dhe më pas ka gjymtuar duke i prerë kokën viktimës me një mjet prerës.
Nga kërkimet e kryera gjatë veprimeve hetimore u arrit të gjendet koka e viktimës, të cilën autori i kishte fshehur në afërsi të vendit të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni të kryer për motive të dobëta nga shtetasi Shaban Norja.
Për saktësimin e gjithë rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes po vijon kryerja e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoleta dhe mjeti prerës me të cilët është realizuar vepra.
Në kuadër tw hetimit janë shoqëruar e pyetur në ambientet tona 60 shtetas për grumbullimin e të dhënave në interes ë hetimit.
Shtetasi Shaban Norja akuzohet për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese (ndaj personit shtatzënë) dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.
Lajmi në përditësim. /alb-observer.com/

Sun 14 Oct 2012 - 19:47
Ne nje gazet qe lexova une thuhet se mos ndoshta familja e saj ka kryer aktin pasi kane kuptuar qe ajo ishte shatezene per arsye se e turperoi familjen.. E pabesueshme.. Sa do qe femiju te kishte bere ndonje dem nuk ka prind qe mund te kryej kete akt makaber....
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Mon 15 Oct 2012 - 12:21
Detaje të reja për vrasjen e Ajshes. 80-vjeçari, babai i fëmijës!
Po zbardhet misteri i ngjarjes së tmerrshme që ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj të Durrësit më 11 tetor. Mbarë opinioni publik u trondit kur mësoi se një femër ishte gjetur pa kokë, në një parcelë me misra.
Pas hetimeve të kryera, u mësua se viktima ishte 18-vjeçarja Ajshe Vata, e cila ishte 3 muajshe shtatzënë.
Burimet policore bëjnë me dije se autori i kësaj vrasjeje monstruoze ishte 80-vjeçari Shaban Selim Norja. Ishte pikërisht shtatzënia e Ajshes shkaku që e çoi Norjan të merrte këtë vendim.
Pas fakteve të policisë, ai u detyrua të pranonte krimin. Madje nxori edhe kokën e prerë, që e kishte mbështjellë me disa plastmase dhe e kishte fshehur disa metra larg vendngjarjes.
Qëllimi i tij ishte që vajza të rezultonte e humbur dhe të mos njihej se cila ishte viktima me kokë të prerë.
Familja e Ajshes njihej me Norjan, pasi ai u kishte shitur truallin e shtëpisë, familjes së ardhur nga Kukësi.
Bëhet me dije se Shaban Norja abuzonte me Ajshen që kur vajza ishte në moshën 14-vjeçare.
Pak ditë më parë, babai i Ajshes ndjehej i turpëruar që e bija kishte mbetur shtatzënë, pasi siç është shprehur edhe ai vetë, ishte shumë i rreptë, por vajza nuk e kishte zhgënjyer kurrë më parë.
Nëna e Ajshes kishte vite që kishte vdekur dhe ajo kujdesej për motra e vëllezërit më të vegjël. Babai i saj ishte martuar përsëri dhe jetonin të gjithë në një shtëpi. /alb-observer.com/

Mon 15 Oct 2012 - 13:22
80 vjeçari rrëfen krimin: “E qëllova me plumb nga pas dhe pastaj ia preva kokën me sëpatë”
Pas arrestimit nga policia, 80 vjecari ka rrëfyer në polici detajet e gjithë asaj që kishte ndodhur natën e vrasjes makabre të 18 vjecares Aishe Vata më 11 tetor 2012 por edhe mbi lidhjen disavjecare midis tyre.
“E qëllova me plumb nga pas dhe pastaj ia preva kokën me sëpatë. Kokën e keni te ferrat pranë arës me misër”, është shprehur ai pa pikën e emocionit ndërsa tregon se ashtu sikundër vite me radhë, edhe atë natë e kishin lënë të takoheshin në orën 23, kur familjarët e saj do ishin në gjumë.
“Unë kalova me motor, dhe e prita tek ara me misër. Aishia erdhi me rrobat që i kisha blerë unë, ia kisha bërë unë dhuratë ca ditë më parë. Shapkat i kishte marrë në dorë. Dhe ishte shumë e nxehur për shkak të shtatzanisë…U puthëm e u përqafuam por pastaj u zumë keq…”, vazhdon rrëfimin në polici 80 vjecari.
“Më tha qe do t’i tregonte babait të saj se çfarë i kishte ndodhur. Iu luta të qetësohej, duke i thënë që do të shkonte në shkollë të lartë dhe do gjente një mundësi për të hequr fëmijën. Më tha se nuk do të mundej dot ta hiqte, pa e marrë vesh familja e saj. Në dijeninë time ajo nuk i kishte thënë askujt për lidhjen që kishim pasur ne. Unë i thashë të abortonte, ta hiqte. Do ta gjente një mundësi, por ajo filloi të më akuzonte mua për të gjitha. Nuk durova më, por nxora pistoletën dhe e qëllova pas koke. Kisha edhe një sëpatë në motor. Shkova e mora dhe i rashë me një sëpatë në kokë. Më pas, ia mora kokën, e mbështolla me tri qese dhe e hodha në një ferrë aty afër. E hodha në mes të ferrave të mbështjellë, që të mos kishin mundësi qentë për ta ngrënë. U sigurova që koka ishte në mes të ferrave dhe nuk kishte asnjë mundësi që të pikasej nga qentë. Trupin e saj e fshiva, që të mos kishte njolla gjaku. Ishte aq e bukur, aq e mire”, rrëfen ai ndërsa në fytyrë nuk shprehte aspak shenjën e pendimit./alb-observer.com/

Mon 15 Oct 2012 - 13:27
Thjeshte se honeps dot....................ku po jetojme,c'fare njerez jemi bere,bohhhhhhh mostra pedofile te ndyre ka e fytyre te thote se duheshin dhe po putheshin ter pasion pffffff shkatrrove
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Mon 15 Oct 2012 - 13:42
Historia përsëritet, një vit më parë një 84 vjeçar i preu kokën të dashurës së tij
Rasti i 80 vjecarit Shaban Norja, i cili i preu kokën 18 vjeçares Aishe Vata, nuk është një rasti i vetëm që ka shokuar shoqërinë tonë. Nisur edhe nga mentaliteti arkaik i pothuaj pjesë më të madhe të popullsisë, herë pas here kanë ndodhur krime të tilla në të cilat femrat bëhet viktima të brutalitetit mashkullor.
Rreth një vit më parë, një 84 vjecar, Gaqo Dumka, masakroi të dashurën e tij, 42 vjeçaren Liljana Arapi, i preu kokën dhe copat ia shpërndau atje ku hidhen plehrat e qytetit të Korcës.
Policët e gjetën kokën e saj të shqyer nga kafshët, por arritën të bëjnë analizat ndërsa 84 vjeçari kërkoi gjykim të shkurtuar dhe i shpëtoi dënimit me burg të përjetshëm. Mësohet se ai vdiq në burg në muajin shkurt ndërsa familjarët nukmorën pjesë në ceremoninë mortore./alb-observer.com/

Mon 15 Oct 2012 - 17:47
Rrefimi i Shaban Norja
I moshuari ka hapur gojën dhe ka rrëfyer se abuzonte prej vitesh me viktimën, duke befasuar me gjakftohtësinë e rrëfimit. Ai ka deklaruar se kishte më shumë se katër vite që abuzonte me viktimën, që kur vajza ndiqte ende arsimin 9-vjeçar.
Në rrëfimin e tij, Norja ka thënë se në atë kohë e kishte përdhunuar atë, por më pas Ajshe Vata shkonte me dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale me të. “Unë jam babai i fëmijës së saj. Kur më tha që është me barrë, nuk e besova, pastaj i kërkova menjëherë të hiqte fëmijën, por ajo kundërshtonte. Nuk donte. ‘Më mirë më vrit se të heq fëmijën’”.
Një rrëfim ngjethës dhe që ka llahtarisur marrësit e dëshmisë me ftohtësinë e rrëfimit, nga i cili rezulton se viktima ia ka sugjeruar vetë mënyrën e vrasjes: “Në fillim e kam marrë me dhunë, pastaj ajo vinte vetë. Unë kam pasur marrëdhënie edhe me gra të tjera në lagje. Ajshja erdhi dhe më tha që ishte shtatzënë, nuk e besova, bleva diku në farmaci një nga ato testet dhe ajo ishte ashtu siç tha. I thashë nxirre fëmijën, por ajo nuk pranoi. E lamë që do të takoheshim ku shkonim gjithmonë, aty ku ju gjetët rrobat e saj dhe të miat. Ajo tha më vrit se nuk e abortoj fëmijën. Më vrit dhe ma pre kokën. Hidhe, ma fshih që mos ta gjejnë e mos të kuptojnë se jam unë. E qëllova me pistoletë atë natë dhe pastaj ia preva dhe ia flaka kokën tutje”. Takimet e tyre bëheshin në një tip kabine që mbyllej me qepen dhe që i përkiste Shabanit.
Natën e krimit të dy e kishin lënë të takoheshin jashtë shtëpisë së vajzës, por kur janë takuar, vajza ka nisur të debatojë, ndërsa ai i bindur për kokëfortësinë e vajzës që ishte kundër abortit, kishte marrë masat. Me vete mbante pistoletën dhe mjetin prerës. “E qëllova në kokë dhe pastaj ia preva kokën”, ka deklaruar, ndërsa në rrobat e tij janë vënë re edhe njolla gjaku që dëshmojnë, sipas policisë, autorësinë e krimit. Mbetet ende e pashpjegueshme se si nuk është dëgjuar nga askush krisma e pistoletës në një zonë të banuar. Edhe pse në një arë misri, në anën tjetër të shinave ndodhen shtëpi, përfshirë dhe atë të viktimës, aq më tepër që babai i viktimës deklaron se kishte dalë për ta kërkuar të bijën nëpër natë dhe kishte njerëz zgjuar.
Në dëshminë e dhënë në polici, ai ka treguar se ka abuzuar seksualisht edhe me disa gra të tjera në fshat, mes të cilave dyshohet të jetë dhe një nga motrat më të mëdha të Ajshes, Valbona. E martuar disa vite më parë, ajo ishte kthyer shpejt në shtëpi, pasi i shoqi nuk ka mundur ta pranojë kur e ka konstatuar të defloruar në natën e parë të martesës. Vajza mësohet se kishte pranuar në shtëpi se ishte përdhunuar kur ishte e vogël nga një i moshuar në fshat, por familja nuk ka dashur ta ngacmojë më tej këtë ngjarje, duke i hapur rrugë një tjetër abuzimi të Shaban Norjes. Ka qenë pikërisht marrja në pyetje e motrës së Ajshes, menjëherë pas gjetjes së trupit të saj që ka çuar drejt zbardhjes së krimit dhe ndalimin e maniakut seksual që vrau studenten e vitit të parë të Infermierisë dhe zhduku për katër ditë rresht kokën e prerë të saj.
Frika nga hasmëria, djali i Shabanit ndihmoi policinë
Forca të shumta policie ndodhen në Xhafzotaj të Durrësit për të shmangur një hasmëri të mundshme dhe të menjëhershme mes Vatëve dhe Norjas. E ndërsa 80-vjeçari Norja ndodhet në Komisariatin e Policisë së Durrësit, autoritetet policore kanë nisur t’i frikësohen një hakmarrjeje të mundshme në fshat.
Madje burime policore kanë nisur të deklarojnë dhe se në kapjen e 80-vjeçarit ka pasur një rol të rëndësishëm edhe djali i tij, Nard Norja, që është kthyer pak ditë më parë nga Italia, ku jeton me familjen për të zbehur çdo hakmarrje të mundshme ndaj familjes së djalit të Shabanit. I biri ka dhënë detaje mbi ecejaket e të atit, shtëpinë dhe kabinën ku u gjetën veshjet e viktimës dhe të Norjes. Lindja e një hasmërie në fshatin e dalluar për bashkëjetesën e paqtë ndër vite ka krijuar tension në fshatin Vëllazërim të Komunës së Xhafzotajt, atje ku banon familja Vata dhe Shaban Norja.
Ndërkaq, mes banorësh lajmi se 80-vjeçari është autor i vrasjes i lë të çuditur dhe mosbesues të gjithë banorët.
“Ishte burrë i qetë. Nuk e njoh për të keq. Burrë zotni. Ne e njohim një njeri të mirë, po nuk njihet njeriu”, thonë bashkëfshatarë të ndryshëm të tij, ndërsa gratë e pakta që sheh në rrugët e fshatit pasdite nuk duan të flasin për të.
Të tjerë nën zë thonë se ka qenë problematik dhe ngacmonte shpesh gratë e fshatit, po me kujdes. Ajo që ka ndodhur në fshat dhe zhvillimet e ditëve të fundit që çuan në ndalimin e një bashkëfshatari i kanë lënë të habitur shumë prej tyre, pasi në asnjë rast nuk kanë mundur të bëjnë një lidhje mes 18-vjeçares Vata dhe 80-vjeçarit Norja, aq më tepër që raportet mes tyre të zgjasnin prej muajsh. Dy familjet njiheshin mirë midis tyre dhe rreth 12 vjet më parë, kur familja e Muhamet Vatës u zhvendos nga Surroj i Kukësit drejt Xhafzotajt për një jetë më të mirë, bleu tokë nga autori i dyshuar. Njeriu që mendohej se u dha mundësinë për të qenë zot të tokës ku u vendosën, rezulton deri tani të jetë autori i tragjedisë së Vatëve. Dhe jo vetëm Ajshja, por dyshohet se 80-vjeçari pak vite më parë ka abuzuar edhe me një tjetër vajzë të Muhametit, njeriut që ishte i dyshuari i parë për krimin e rëndë. Shabani jetonte vetëm pas vdekjes së të shoqes vite më parë, ndërsa djali me të shoqen dhe dy fëmijët me të cilët rrinte, kishte emigruar në Itali.

- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 8:58
Fenomeni social pas vrasjes së Aishes
Na ka tronditur të gjithëve ngjarja me Aishe Vatën. Na ka tronditur për nga përmasat e krimit, prerja e kokës, profili i viktimës, një vajzë e urtë dhe nxënëse e mirë siç e përshkruajnë ata që e njihnin; profili i vrasësit të dyshuar, një burrë në moshë të thyer, me precedentë të mënjërshëm kriminal.
Na ka shqetësuar edhe e nesërmja e ditës së krimit, kur familja e viktimës, Aishes, njihet me shtrirjen e gjemës, hollësitë e vrasjes dhe mbyll dyert për mort.
Ndjenja të përziera të turpit dhe dhimbjes për vajzën; dhembje të cilën janë detyruar ta konsumojnë në heshtje.
Familja Vata kishte lënë Surroin e Kukësit për t’u zhvendosur në vitin 99 në fushat e buta të Durrësit, në kërkim të një jete më të mirë. Vetë Ajsha, e abuzuar prej fëmijërisë, e sheh fillimin e fakultetit të infermierisë si një mundësi për tu shkëputur nga e kaluara e saj e errët dhe për të nisur një jettë re. Ëndrra të prera në mes, një fund tragjik.
Për të folur për aktin makabër të Xhafzotajt, në studion e “Pasdites” ishte e pranishme gazetarja e kronikës në “Top-Channel”, Anila Hoxha, psikologia Elida Rrapti dhe mjeku androlog, Edvin Dani.
Duke nisur debatin e “Pasdites”, në lidhje me këtë krim makabër dhe krime të tjera që kanë tronditur ndërgjegjen e shoqërisë në këto vite, Hoxha tha: “Në 14 vjet punë kam ndjekur krimet kundër femrës, nga më makabret dhe të padëgjuarat e të paharrueshmet. Të gjithë nuk kemi harruar Kozeta Hysenin, në vitin 1999, trupi i copëtuar, autorët dhe motivet e atij krimi të pagjetura kurrë. Mirjeta Avdyli u copëtua në Durrës, autori nuk u gjet asnjëherë. Trupi i një vajze u gjet më pas i copëtuar në Zall-Her. Në atë rast, u tha se vrasja ishte vepër e një manjaku në Malin e Zi, por nuk u gjet kurrë identiteti i vajzës së vrarë. Tronditëse ka qenë një rast në Krrabë, ku një 28-vjeçare u vra, u copëtua dhe u dogj. Ajo u identifikua pas hetimesh intensive, autorët u kapën. Ka pasur edhe shumë raste të tjera që kanë shokuar opinionin”.
Megjithatë, në rastin e Aishes, Anila sheh një veçanti. “Ndryshimi në këtë rast është se ajo u masakrua nga një manjak pedofil, ajo ishte viktimë që më parë, u abuzua që 13 vjeç. Më ka bërë përshtypje, gjithashtu mënyra se si shumë njerëz e kanë gjykuar këtë rast. Sot më ka rastisur që ndesha në një tryezë me një vështrim të ngushtë të njerëzve përse ajo nuk tregoi. Megjithatë, unë kam punuar prej vitesh me vajza dhe gra të abuzuara apo përdhunuara dhe mund t’iu them se viktimat e këtyre krimeve janë shpesh të heshtura. Dhe kur gratë e dhunuara nga bashkëshorti i tyre apo meshkuj të tjerë nuk flasin, si mund ta bëjë këtë një vajzë ende minorene?”.
Duke marrë fjalën, psikologia Rrapti u përpoq të shpjegonte se çfarë tiparesh kanë viktimat e abuzimit, në të njëjtën kohë që u ndal në mendësinë e zonave rurale shqiptare, ku koncepti i pedofilisë ndryshon nga koncepti ligjor i këtij krimi.
“Në kulturën primitive shqiptare, meshkujt janë martuar me femra të këtyre moshave, martesa me të miturat ka qenë një fenomen që ka ekzistuar prej kohësh në vendin tonë. Në këtë kulturë, një femër, pasi i vjen cikli menstrual, është e pjekur seksualisht pavarësisht moshës. Prandaj, ky 80-vjeçar mund të mos e ketë pasur fare parasysh faktin e moshës dhe të pedofilisë, në momentin kur ka kryer këtë krim. Vrasësi, si një njeri instiktiv dhe primitiv, është ngacmuar nga lëvizjet e një vajze të re, një femre të re në zonën e tij. Nga ana e saj, kush e mësoi Aishen se kush ishte përdhunimi? E rritur pa nënë, me një baba të rimartuar që duhet të siguronte të ardhurat për të jetuar jashtë shtëpisë, pa shoqe dhe njerëz të tjerë në komunitetin e saj pas ardhjes nga Kukësi, çfarë mund të bënte tjetër Aishja”, deklaroi psikologia Rrapti.
I pranishëm në studio, mjeku androlog Edvin Dani, u fokusua në habinë që krijoi në publik fakti se si një 82-vjeçar mund të ishte në gjendje të kryente raporte seksuale dhe të kishte një forcë të tillë sa për të realizuar këtë vrasje makabre.
“Unë si mjek androlog, që kur u mor vesh lajmi, kam pasur telefonata me pyetje të tilla, nga kolegë e gazetarë. Përgjigja është se një mashkull 80-vjeçar mund të jetë i aftë të bëjë jetë seksuale dhe të ketë riprodhim. Nuk kemi statistika të mirëfillta në Shqipëri, por bota na jep statistika në drejtim të seksualistetit. Pa llogaritur përmirësimet që ka pasur kjo fushë në vitet e fundit, grupmosha 60-70 vjeç janë shumica seksualisht aktivë, ndërsa meshkujt e grupmoshës mbi 70, në 35% të rasteve nuk kanë nevojë për mjekim për të qenë seksualisht aktiv dhe një mashkull seksualisht aktiv, është gjithmonë në gjendje të riprodhojë. Pa dyshim, çëshja e këtij krimi makabër duhet shtruar në rregullat e shoqërisë, të cilat në fund të fundit janë ato që i mbivendosen instiktit”, deklaroi andrologu Dani.
Marshimi qytetar për Aishe Vatën
Një lule dhe një qiri, kjo është motoja e një tubimi paqësor që kanë organizuar një grup qytetarësh për t’i dhënë një funeral, asaj që ata e quajnë një viktimë të heshtjes dhe turpit makabër që ka mbërthyer shoqërinë tonë.
Deri tani kanë mbërritur një pjesë e organizatorëve të këtij akti solidariteti në përkujtim të Aishe Vatës. Në lidhje direkte, për studion e “Pasdites” u prononcua Alida Karakushi, ideatorja e këtij homazhi.
“Realisht, dhuna që ka pllakosur shoqërinë ka bërë që të ndiej urrejte të madh ndaj asaj që shohim, më ka bërë të mendoj se nuk reagojmë sa duhet. Kontribuoj duke shkruar për tema të tilla në përgjithësi, por përballë madhësisë së këtij krimi, u duk e pamjaftuesme të shprehesha vetëm për një shkrim. Më e tmerrshmja është se dëgjoj të gjykohet viktima në një nivel me kriminelin. Ajo që dua të them është se familja në Shqipëri po kalon kriza reale balancash, por jemi ne femrat që fajësojmë veten tonë, jemi ne ato që duhet t’i themi stop kësaj ndjesie dhe sigurisht, dhunës që vjen prej saj”.
Në fakt, është e rëndësishme të theksohet se ky organizim u bë vetëm përmes rrjetit social “Facebook” dhe personat që iu përgjigjën kësaj thirrje ishin jo pak. Erion Kristo ishte një prej më aktivëve në këtë organizim.
“Nuk them se ishte e lehtë, por as e vështirë. Njerëzit ishin me mendje të ngritur, qetësua e tyre u cënua, njerëzit shprehën hidhërim dhe unë gjithashtu”, deklaroi Kristo.
“Ne po i japim lamtumirë Aishes, që ishte një fëmijë i përdhunuar, i braktisur. Bëhet fjalë për një krim me 7-8 nëntekste, ajo që më tremb më shumë është heshtja e fshatit, i bëj thirrje prindërve që të jenë të vëmendeshëm, të jenë më të dashur me fëmijët, më zemërgjerë dhe mirëkuptues. Nëse nuk ndryshojnë gjërat në shoqëri, do të mblidhemi përsëri këtu, për të qarë viktima të tjera”.

Tue 16 Oct 2012 - 13:35
Rrëfimi i kasapit: Muhameti m’i sillte vetë vajzat
Shaban Norja vijon dëshminë për vrasjen e Ajshe Vatës, tregon për takimet intime me viktimën dhe vajzat e tjera. Historia e njohjes mes dy familjeve, marrëdhënia 20-vjeçare dhe konfliktet para 4 vitesh
Reagimet
Bëmat e 80-vjeçarit, mblidhen dëshmitë
Gra të tjera në fshat, mbi të dyzetat, duket sikur kërkojnë t’i dalin në mbrojtje të moshuarit. Thonë se Shabani ishte një burrë shumë i mirë dhe i gjindshëm. Ata nuk e kanë njohur kurrë për burrë të keq. E ndërsa i pyet nëse i ka dalë zëri në fshat për ngacmimin e grave, pranojnë se ishte ca qejfli. “Po kush burrë nuk është kur gjen…” shton një tjetër dhe largohet me shpejtësi kur pyetet nëse di ndonjë gjë konkrete. Muret e shtëpisë së tij në Katër rrugët e Shijakut dhe të njëdhomëshit prej betoni ndërtuar buzë rrugës, fare pranë postbllokut hekurudhor dhe shtëpisë së viktimës dinë shumë për historitë e tij, po muret nuk kanë gojë. Njerëzit po, prandaj vijojnë të mblidhen dëshmi mbi bëmat e 80-vjeçarit, po duke qenë të kujdesshëm të mospërbalten të tjera gra e vajza të dhunuara prej tij. Dyshimet në shumë familje të zonës gjithsesi janë ngritur.
Histori që ngjajnë dhe që përsëriten, po jo fatet. Teksa përpiqesh të hetosh më tej si ka mundur ta përdhunojë Ajshe Vatën dhe motrën e saj, monstra 80-vjeçare nga “4 rrugët e Shijakut”, zbulon se ka qenë i ati që i linte vajzat të shkonin në shtëpinë e Shaban Norjes, atëherë kur ai e kishte të shoqen gjallë. Për vite me radhë familjet Vata dhe Norja kishin hyrje-dalje. Babai i Ajshe Vatës, Muhameti, që sot i bie kokës me grushte për fatin e zi të të bijave dhe rolin e tij në të gjithë këtë histori, rezulton të kishte dhënë bekimin e tij për vajzat që shkonin në shtëpinë Shaban Norjes. Periudha e kësaj marrëdhënieje miqësore përkon me deklaratën e Shabanit për kryerjen e marrëdhënies së parë seksuale të dhunshme me të miturën Ajshe Vata dhe prishjen e miqësisë me Muhamet Vatën. Janë hetimet që kanë zbardhur plotësisht fillimin e historisë, si dhe deklarimet e të njohurve të dy familjeve. Në fund të viteve ‘90, fillim të vitit 2000 Muhamet Vata u vendos në fshatin Vëllazërim të Komunës Xhafzotaj në kërkim të një jete më të mirë. Donte të linte pas fshatin e largët Surroj të Kukësit për t’u mundësuar fëmijëve të vet një jetë të re, më shumë mundësi për të tashmen dhe të ardhmen, një vendim që sot kur bën bilancin e këtyre viteve do të kishte dashur t’i kthehej pas, në emër të sigurisë dhe mbrojtjes së jetës e nderit të nëpërkëmbur në vendin ku u vendos dhe nga njeriu të cilit i besoi. Pak vite më parë mësoi se ai i kishte marrë nderin e njërës prej vajzave, që familja e burrit ia ktheu në shtëpi vetëm një ditë pas dasme. Atëherë vendosi të ndërpresë çdo marrëdhënie me Shaban Norjen. U konfliktua keqazi me të, por nuk e denoncoi, pasi thellë brenda vetes Muhamet Vatën e brente ndërgjegjja që kishte kontribuar pa dashje në abuzimin seksual të së bijës duke ia dhënë si në një pjatë të artë të bijën. Asnjëherë nuk do të mendonte që maniaku seksual kishte bërë të njëjtën gjë dhe me vajzën tjetër, Ajshen tek e cila Muhameti kishte varur të gjitha shpresat për t’i dhënë edukim dhe të gjithë mbështetjen e mbrojtjen e tij. Ishte i përkushtuar ndaj saj dhe kujdesej duke e shoqëruar dhe vëzhguar në çdo lëvizje që ajo të mos pësonte të njëjtin fat si e motra nga ndonjë person tjetër abuzues. Por e keqja kishte ndodhur dhe Muhameti e mori vesh vetëm pas kapjes së vrasësit nga policia. Familjarët e Vatës dhe banorë të tjerë të fshatit tregojnë se me të mbërritur në Durrës, Muhameti ngriti një shtëpi-barake aq sa për të futur kokën, si mijëra të ardhur të tjerë në zonat e Durrësit e Tiranës dhe më pas nisi të punojë fort për të ndërtuar një shtëpi të re dhe arritur mirëqenien për familjen e vet. Ai punoi si elektroauto dhe siguroi një emër të mirë si profesionist në zonë dhe të gjithë e njohin. Nisi të rimëkëmbej ekonomikisht aq sa bleu tokën dhe më pas ndërtoi së bashku me të vëllain një vilë të bukur trekatëshe që bie në sy në të gjithë zonën.
Në krye të rrugës që të çon në rrugën ku ndodhet vila dhe servisi i tij, pikërisht aty ku ngre krye tabela që reklamon biznesin e Muhamet Vatës si elektroauto ndodhet ndërtimi-njëdhomësh famëkeq ku plaku Norja qëndronte netëve me Ajshe Vatën, të cilën e detyronte të dilte nga shtëpia, atëherë kur i gjithë fshati shuante dritat dhe mbyllej në terrin e natës. Pikërisht në këtë ambient të lyer me të bardhë nga jashtë e të ndyrë nga brenda u gjetën dhe mjaft prova materiale që çuan në zbardhjen e autorësisë së krimit.
Reagimet e banorëve
Një ditë pas tronditjes së marrë nga lajmi për identitetin e vrasësit, njerëzit duken më të qetë për të folur dhe për t’i thirrur kujtesës në lidhje me protagonistët e kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Ata tregojnë lidhjen mes Muhamet Vatës dhe Shaban Norjes. Befasohesh kur dëgjon nga persona të ndryshëm në fshat se vajzat e Muhametit kur ishin më të vogla shkonin e qëndronin shpesh në shtëpinë e Norjes, madje ndonjëherë dhe flinin atje. Ai i merrte vajzat dhe me motorin me të cilin lëvizte zakonisht dhe i çonte në shtëpinë e vet te “Katër Rrugët e Shijakut” në mënyrë që ato të ndihmonin edhe të shoqen e tij në punët e shtëpisë. Kjo afri mes dy familjeve ka vijuar për vite me radhë, deri në momentin kur kthimi në shtëpi i së bijës nga njerëzit e burrit pak orë pas dasmës e ka zgjuar Muhametin, por jo aq sa ta denoncojë Norjen. Është konfliktuar me të për marrjen e virgjërisë së të bijës e cila është detyruar të nxjerrë emrin e plakut, vetëm kur familjarët e saj i kanë kërkuar me insistim kush ishte personi që i mori nderin, shkak që i turpëroi pasi ua ktheu vajzën në shtëpi. Ashtu si me Ajshen dhe vajza tjetër ishte abuzuar seksualisht nga Shabani, atëherë kur vetë babai i lejonte të shkonin në shtëpinë e monstrës duke pasur besim të plotë tek ai dhe mosha e tij. Po plaku maniak e ka shpërdoruar keqazi besimin, ndërsa po hetohet nëse në dijeni për këto akte të turpshme ishte dhe i biri, i cili të dielën është deklaruar nga policia si person që ka bashkëpunuar për të mundësuar kontrollin e vendeve ku i ati fshihte sendet e tij.
Zbardhet vrasja
Tërhiqet koka, familjarët në dyshim për ceremoninë
Koka e Ajshe Vatës është tërhequr nga morgu i spitalit nga gjyshi i saj. E vendosur në një arkivol të vogël, pjesa tjetër e trupit ka udhëtuar për t’u kthyer sërish në shtëpinë e saj, ndërsa mësohet se familjarët kanë vendosur ta varrosin pranë trupit, por nuk dihet ende nëse do të ketë ceremoni të tjera familjare përkujtimore për 18-vjeçaren.
Ndërkohë, raporti mjekoligjor ka dëshmuar se vrasja e viktimës ka ardhur si pasojë e të shtënës me armë zjarri. Në çastin që asaj i është prerë koka, ka qenë pa jetë dhe nuk e ka përjetuar këtë akt makabër, që sipas Norjes, ia kishte sugjeruar vetë atij për të vështirësuar identitetin e saj. Plumbi, sipas burime nga grupi hetimor, kishte dalje në syrin e majtë. Në trup vajzës iu gjetën veshje që i kishte dhuruar Shaban Norja, i cili ka deklaruar se pas dhunimit të parë seksual, vajza e vazhdoi me vullnetin e saj raportin me të, gjë që vazhdon të vihet në dyshim nga grupi hetimor i çështjes. Hetimi po tenton të zbardhë rolin e personave të tjerë, përfshirë dhe djalin e Shabanit, Nard Norjen, i cili mësohet se disa muaj më parë është kthyer në vend. Ai jeton bashkë me familjen në Itali.
Shqip

- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 14:01
Ishim mesuar vetem duke pare monstra ne perendim.
Tani monstrat zbriten edhe ne Shqiperi.
Duhet te kthehet patjeter denimi me varje ne litar.
Nje kriminel plak si ky meriton ti hiqet mishi me thike copa-copa !!
Koco Danaj
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 17:00
Qytetaret ndezin qirinj dhe lule per 'funeralin e munguar' te Aishe Vates
Dhjetra qytetarë në kryeqytet u mblodhën në mbremje para Pallatit të Kultrës për të ndezuar një qiri në kujtim të jetës së vajzës 18 vjeçare Aishe Vata e cila u vra pak ditë më parë në mënyrë barbare nga një në 80 vjeçar i cili kishte abuzuar më parë ****ualisht me të.
Qytetarët shprehen në revoltën e tyre se nuk janë dakort me mentalitetin e familjes së vajzës e cila refuzoi ti organozojë asaj edhe një funeral, që është shërbesa e fundit për çdo njeri, sepser ajo sipas saj kishte prishur nderin e familjes, ndaj dhe me lulet dhe qirinjtë këta njerëz menduan ti bëjnë Aishes funeralin e munguar të familjes.
18 vjeçarja u vra mizorisht nga 80 vjeçari, pas disa vitesh abuzimi ****ual me të ai i ka marrë asaj jetën duke i prerë kokën me kosë,pasi ksihte mësuar se ajo ishte shtatëzënë me fëmijën e tij. Mostra plak ka rrëfyer vetë ngjarjen para policisë duke treguar edhe detaje të krimit, ndërkohë që sot u zbulua se ai ksihte qënë mik it ë atiti të viktimës për shumë kohë. Familja e Aishes refuzoi t`i kryente asaj një funeral me pretendimin se vajza ka prishur nderin e familjes./Gazeta Idea

Tue 16 Oct 2012 - 17:01
Ky nuk është vend për vajza!
Aisha e pa vdekjen në sy.
Policia deklaron që vrasësi i saj është një 80-vjeçar dhe ndoshta ai është. Por tanimë, kur Aisha s’është më, besoj se, kushdoqoftë monstra, nuk do të merret vesh kurrë cili vërtet e vrau Aishën.
Sepse as u mësua, as u dënua kush e vrau Erietën. Qentë e gjetën gruan e gjorë, të copëtuar dhe mbaruan punën që nisi vrasësi. Edhe media i dha një dorë, me botimin e përgojimin e moralit të së vdekurës që s’kishte gojë të përgjigjej.
Po Irena Selin, u gjet kush e vrau? Po Kozetën? Po Aurorën? Asgjë. U harruan. Vetëm nënat i qajnë.
Aisha ishte jetime. Nuk ka as nënë ta qajë. Po bëhej vetë nënë, e vogla. Mbante në bark një jetë 11-javëshe.
E kërcënuan ta hiqte. Nuk e bëri. E vranë që të mos bëhej nënë. E vranë se donte të mbronte beben e vet.
I këputën kokën si zog dhe ia hodhën në një arë me misër.
Unë nuk kam fjalë të tregoj dhimbjen, neverinë dhe llahtarën që provoj, kur mendoj për këtë vdekje. Dhe mendoj për të gjithë kohën. Nuk arrij ta shkëpus veten nga tronditja që provova për këtë makabritet.
Vetëm mendoj për atë të mjerë, për fshatin ku lindi, fshatin ku erdhi, për nënën që humbi, për vëllezërit e motrat që iu bë nënë. Për vetminë, për varfërinë, për ëndrrat që ka një vajzë e vogël. Një vajze e mjerë.
E përdhunuan të mitur. E lanë shtatzënë të vogël. E masakruan në mes të një are. Ajo e vdekur ishte, por e vranë përfare.
Po, pse moj zemër e vogël nuk kishe një armë, si Nazimja, me vete, atë natë?
Nuk është ky arsyetimi që duhet të ndaj në publik, por ky realitet nuk mban më arsyetim.
Një e mitur kokëprerë. Një mort i ndërprerë se vajza ishte shtatzënë. Një familje që ka të njëjtin version. Një motër që nuk flet. Që nuk di gjë. Për të motrën që e rriti, që ndante dhomën, që ndante tmerrin. Tani ndajnë heshtjen. Në emër të nderit.
Një media që çfarë nuk shkruan, për vrasës kasapë, profesionistë, sekte muslimane, për lloj-lloj banalitetesh të paprovuara, duke i vënë damkën e vulgaritetit, dramës së madhe të këtij kombi.
Këtij kombi që po i vrasin gratë. Dhe nuk i gjejnë kurrë vrasësit. Se jeta e grave këtu s’rrit peshë. Ka gra me shumicë…
Gra me vrasës pa emër. Po të kishte pasur emër vrasësi i Erietës, Aurorës, Kozetës, nuk do guxonte ky katil ta këpuste pa frikë e faj kokën e Aishës. Ky i marrë që i mori jetën një nëne. Por ai e pati të lehtë ta bënte, se ky yni është një vend i mallkuar për gratë. Ky yni nuk është vend për gratë. Për gratë e mjera të provincës, që vijnë në qytet me shpresë të jetojnë. Për vajzat e mitura të fshatit që humbasin në këtë qytet të madh, pa një dorë, pa një zë, pa një ndihmë, pa një fat. Qyteti i madh pa rregulla, pa ligje, pa shtet, pa solidaritet, pa zemër, po i ha, po i vret.
Unë nuk di të them, ku do shkojë e gjithë kjo? Si do të mund të rrojë qetësisht një shoqëri që vret gruan kaq normalisht?
Unë nuk di të them, a do të flasë Jozefina Topalli? A do të thotë një fjalë, do të mbajë një minutë heshtje, do të ndezë një qiri, do të kërkojë rishikimin e një ligji?
Po Liri Berisha, gruaja e Kryeministrit të vendit; po Linda Rama, gruaja e kreut te opozitës? Po Monika Kryemadhi? Do shkunden që të shkundin burrat e tyre, që bashkë kanë ndërtuar këtë sistem që po na vret?
Kanë ndonjë fjalë për të thënë, kanë ndonjë gjë në dorë? Unë nuk mundem të fajësoj asnjërën prej këtyre dhe atyre që s’kam përmendur, sepse fajin e kam dhe vetë. Edhe unë jam fajtore që Aisha vdiq. Me çfarë bëj edhe s’bëj, kam faj që s’ndalova ta thernin si zog.
Ndiej përgjegjësi për çfarëdo gjëje që u ndodh grave të vendit tim, sepse kam një zë dhe nuk e përdor sa duhet, duke besuar e menduar se këtu ka marrë fund, s’ia vlen. Po fundi s’paska fund.
Ndaj nuk kam të drejtë t’i hakërrehem kujt pse nuk bëri çfarë.
Ndaj thjesht po ju lutem. Këtyre grave publike dhe gjithë grave të këtij vendi, që e kanë një zë. Lëshojeni! Ndizni një qiri në shtëpi, a në shesh për Aishën. Bëni një shkrim, jepni një intervistë, shkojini në shtëpi, çojini lule në varr, bëni çfarë të mundeni, por mos rrini duarkryq! Vajza të FRPD, të FRESH, të LRI, të AK. Vajza të “Petro Ninit”, të FB, të Bllokut, bëni një gjë! Gjejeni vetë çfarë. Aq mend i keni. Po bëjeni! Kanë vrarë Aishën. E ke radhën ti pas saj, po nuk fole, sot.
Mos e bëj për Aishën, nëse nuk e ndien. Bëje për vete!
Nga Rudina Xhuga per Mapo

Tue 16 Oct 2012 - 23:13
Nje shkrim qe me preku vertet nga Rudina Xhunga, dhe shume mire e ka thene por kush te beje kete,, t'u ndodhte kjo gje njerave prej vajzave te kryministrave apo minisntave nuk do shkone as gjysem dite dhe do e conin ne kembe shtetin, por ja qe i ndodhi nje vajze te mjere pa mbrojtje... Nuk dua te gjykoj perderisa nuk dim as ne saktesishte se cfare ka ndodhur,,, por dua te di dicka ne lidhje me familjen e Ajshes....
Familja e Ajshes thuhet se ka nderprere ceremonin se kinse i paska marre nderin e familjes,,, por vajza tjeter qe qenka dhunar nga i njeti person me heret dhe qe qenka leshuar nje dite pas martese se saj, ajo nuk i paska marre nderin familjes a ? Por njeriu i vdekur nuk mund te flas te pakten nje gje te fundit meriton ti behet si ndere, te pakten per hater atyre viteve qe eshte kujdesur per familjen qe kur i kishte vdekur e emra... Por si duket dicka tjeter fshihet pas kesaj ngjarje makaber...
Familja e Ajshes thuhet se ka nderprere ceremonin se kinse i paska marre nderin e familjes,,, por vajza tjeter qe qenka dhunar nga i njeti person me heret dhe qe qenka leshuar nje dite pas martese se saj, ajo nuk i paska marre nderin familjes a ? Por njeriu i vdekur nuk mund te flas te pakten nje gje te fundit meriton ti behet si ndere, te pakten per hater atyre viteve qe eshte kujdesur per familjen qe kur i kishte vdekur e emra... Por si duket dicka tjeter fshihet pas kesaj ngjarje makaber...
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:18
besa...para ca minutash postova nje artikull ku maniaku ka then qe ka qen vet babai i vajzave qe me solli vajzat te shpija ime...kam pas raporte me vajzen e par para se tu martonte,dhe naten e par te marteses e kan kthy ne shpi...pastaj raportin e ka nis me kte tjetren....keshtuqe dhunen ajsha e ka pas edhe nga familja,jo ate fizike por ate psikologjike...
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:18
mostrat qe jane ne pushtet
pjellin mostra te tille edhe ne popull
pjellin mostra te tille edhe ne popull
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:21
oh tani,se mos i ka bo gjo sala...skeni cti beni gomarit e i bin samarit...mos u kapni kot me kot,se ska ctu bej as kryeministri dhe as ministri...fajtori u kap do gjykohet dhe kaq...cte bejn me shum tani,ajo e shkreta vdiq...
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:24
Silvana shkruajti:besa...para ca minutash postova nje artikull ku maniaku ka then qe ka qen vet babai i vajzave qe me solli vajzat te shpija ime...kam pas raporte me vajzen e par para se tu martonte,dhe naten e par te marteses e kan kthy ne shpi...pastaj raportin e ka nis me kte tjetren....keshtuqe dhunen ajsha e ka pas edhe nga familja,jo ate fizike por ate psikologjike...
Silvana kete artikull e kam lexuar sot por me heret, ai ka thene qe vajzat mi sillte vete dmth ne kohen kur edhe bashkeshortja e tij ishte gjalle qe dmth perderisa ishin miqesuar dhe kishin blere token prej tij, babai i Ajshes i ka lene te shkojne tek ai pasi qe ishin dhe fqinje por duke mos e ditur se cfare i kishte bere bijes se tij, por pas martese se vajzes se madhe qe e kishin kthyer ne shtepi atehere babai i saj e kishte kuptuar dhe nuk i ka lene vajzat te shkonin me.. " Mi sillte vajzat vet " eshte ajo qe ka thene ai ne aspektin qe duke menduar se po i len ne duar te sigurta dhe duke i besuar, jo qe i ka dergar vajzat ti perdhunonte ai.. Nuk di a e ke lexuar me kujdes ?...
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:26
nrm e kam lexu :sdoja te thoja qe vajzat i ka cu vet babi per ket shaka,por qe e njejta gje ka ndodh me par me vajzen e madhe dhe ska leviz gisht per tu largu per ti mbrojt,por tani si ben varrin per nder...
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:26
Oj Besa keta jemi, Njerez qe jetojne vetem per mentalitetin e gjykimin e te tjerve, pa menduar se femija eshte i tij dhe jo i botes.Edhe pse diku shkruan qe i jati kesaj ka qene ne dijeni te lidhjes se fqinjit me te bijen por nuk e hapte gojen sepse i vinte turp nga fshati e per vajzen me te madhe kane pasur konflikte atehere...edhe tani qe policia arrestoi kete plakushin ka qene pikerisht vajza e madhe dhe i jati qe ngriten dyshime per plakun....
Bohhhhhhh eshte sxizofreni, sa e rend qenka opinioni dhe gjykimi per disa aq sa dalin jashte parametrave njerezore.Eshte vertet per te ardhur keq qe ende ka tabura dhe gjykime te theksuara aq sa marin dhe jete njerzish.Nje gje duhet te dim ...''nuk ka shtepi pa femra, dhe femra pa historira ''
Gjithsesi une akoma vazhdoj te kem dyshime qe autori i vrasjes makabre te jete vetem ky derr plaku....!!!
Bohhhhhhh eshte sxizofreni, sa e rend qenka opinioni dhe gjykimi per disa aq sa dalin jashte parametrave njerezore.Eshte vertet per te ardhur keq qe ende ka tabura dhe gjykime te theksuara aq sa marin dhe jete njerzish.Nje gje duhet te dim ...''nuk ka shtepi pa femra, dhe femra pa historira ''
Gjithsesi une akoma vazhdoj te kem dyshime qe autori i vrasjes makabre te jete vetem ky derr plaku....!!!
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:28
Andaj edhe une pyta se nese nuk i paska marre nderin vajza e madhe atehere, kjo i paska marre ?
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:29
kam frik se vajza e vogel ka qen viktim e motres vet...gjerat ne thellsi si dim dhe sdo i dim asnjher...
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:37
Nga ana tjeter kam shume pikepyetje ne lidhje me dhenat qe japin...i jati ka thene qe vajza nuk perdorte tel (cel) edhe nga ana tjeter ka thene se ajo hynte vetem ne fb nganjhere...ate nate qe la takim me kete plakun si kane folur bashke,me cfare e kane bere,permes cili mjeti....E zeme se ka pasur linje e pc ne shpi kjo e hynte ne ate ore edhe pse se besoj...po ky plaku 82 vjecar edhe ky ka faqe ne fb????
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:43
Silvana shkruajti:kam frik se vajza e vogel ka qen viktim e motres vet...gjerat ne thellsi si dim dhe sdo i dim asnjher...
Ne ckuptim moj Silva?
Per zotin ka qene vetem nje femije 13 vjece kur ky ka abuzuar me te.....mendoni pak psikologjine e nje femije e friken ....le me mos themi kercenimet qe mund ti kete bere ky ******...Ajo as ka folur fare as eshte hapur me te motren e me asnje nga frika..ndoshta e nuk e dinte dhe e mesoi kete kur dhendrri e kthehu te motren mbrapa ne shtepi sepse e gjeti te prekur e jo te virgjer...por atehere kjo ishte dhunuar nga personi e njejta...
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:44
po motra ka pas shku me te para ajshes...dmth ka pas mardhenie...pasi kan zbulu te motren,ai ka dhunu kete te voglen...detektive je,zgjidh ceshtjen tani
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:45
se kupton ky gomari se diten e datelindjes se tije ka humb jeten nje 18 vjecare ?????Silvana shkruajti:oh tani,se mos i ka bo gjo sala...skeni cti beni gomarit e i bin samarit...mos u kapni kot me kot,se ska ctu bej as kryeministri dhe as ministri...fajtori u kap do gjykohet dhe kaq...cte bejn me shum tani,ajo e shkreta vdiq...
kjo eshte me vene duart ne koke
- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:45
A e gjetet?
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:46
ka 3-4 dit qe ka vdek ajo...mir se erdh ne boten ton tironc...
- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:46
ti cim me duket se je fajtor...i panjohur shkruajti:A e gjetet?
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:47
Ju lutem per mirkuptim mos e beni temen chit- chat... Kur flitet te pakten per tema te tilla ...
- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:49
Po ndaj jam i panjohur uneSilvana shkruajti:ti cim me duket se je fajtor...i panjohur shkruajti:A e gjetet?
Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe
Tue 16 Oct 2012 - 23:57
Silvana shkruajti:po motra ka pas shku me te para ajshes...dmth ka pas mardhenie...pasi kan zbulu te motren,ai ka dhunu kete te voglen...detektive je,zgjidh ceshtjen tani
Silva e motra nuk ka shkuar por eshte perdhunuar,mos ua ndryshoni kuptimin gjerave tani...tani sdo masim kohen kur edhe si por une nje gje e di qe viktima gjithmone e mbyll gojen edhe pse ska faj ne kete mes...kur ky ka abuzuar para apo mbas ose ndoshta e ka bere njekohesisht me te dyja e qe te dyja se kane hapur gojen e skane folur per kete qe ju ka ndodhur..e cfare te theshin,cfare kuptonin ato atehere se cfare ishte kjo qe ju bente ky matrapazi....me pas eshte detyruar te tregoj vajza e madhe se kush ja mori nderin pasi i bene presion te familjes se ndryshe as per kete sdo ishte mesuar nese se kthenin mbrapsht per ceshtje nderi por do vazhdonte ta mbante te fshehte per ter jeten si kjo edhe Aisha qe ja preu koken vetem sepse ajo donte te mbronte femijen qe kish ne barkun e vete
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi