Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Sun 14 Oct 2012 - 16:53
First topic message reminder :

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Aishe-vataPolicia zbardh misterin e vrasjes makabre të 18-vjeçares, Aishe Vata në Xhafzotaj të Durrësit. Policia e Durrësit në bashkëpunim me policinë e Krimeve të Rënda kanë arrestuar fillimisht të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, i cili pas dëshmisë në polici ka pranuar krimin. Policia ka gjetur prova të pakontestueshme, të cilat vërtetojnë se autor i krimit është fqinji i familjes Vata, një 80-vjeçar i quajtur Shaban Norja.

Hetimet kanë arritur të zbardhin të plotë historinë e krimit të kryer për pasion. Nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë akt të rëndë, por policia sqaron se 80-vjeçari ka pranuar krimin në polici, si dhe ka treguar vendin ku ka fshehur kokën e 18-vjecares.

Me të marrë dëshminë, blutë e Durrësit e kanë gjetur kokën e vajzës të fshehur pak metra larg vendit ku ndodhej trupi i saj. Ata sqarojnë se vajza është qëlluar me armë në kokë, e më pas në mënyrë krejt barbare i është ndarë koka nga trupi me një thikë të mprehtë. Trupi është lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa koka është fshehur në arën me misër, pas metra më larg.

Në shtëpinë e të moshuarit, që jetonte vetëm pasi i kishte vdekur bashkëshortja, policia ka ndeshur në prova të pakontestueshme. Është gjetur thika me të cilën ai i ka prerë kokën si dhe njollat e gjakut të vajzës në këmishën, pantallonat dhe rripin e autorit.

Sipas policisë, Aishja është viktimë e abuzimit të 80-vjeçarit që kur ishte 14-vjeç, ndërsa mësohet se ai është edhe i ati i foshnjës që ajo mbante në bark, fryt i këtij abuzimi. Shaban Norja ka qenë i dënuar me 9 vite burg më parë, për një vrasje të mbetur në tentativë, ndërkohë që në banesë mbante armë pa leje.

Ai ka pasur njohje me familjen Vata. Policia sqaron se vite më parë, kur kanë ardhur nga Kukësi, Shabani i’u ka shitur atyre tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë. Hetimet për këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik, vazhdojnë ende për të zbardhur të tjera detaje.

Muhamet Vata: Vajza më turpëroi, nuk ka më mort në shtëpinë time
Bërja publike e zbulimit të shtatzënisë së 18 -vjeçares ka ngjallur reagimin me habi të familjarëve të saj. Babai i Aishes ka deklaruar për A1 Report se ka mbyllur dyert e mortit në shtëpinë e tij. Që dje, në familjen e Muhamet Vatës nuk ka më mort, ndërkohë që ai e quan histori të mbyllur . “Na çnderoi, na turpëroi familjen, jam shokuar kur e mora vesh. I bija kokës me grushte. Faktin që Aishja ime ishte shtatzënë, e mora vesh pas varrimit. Nuk e dija më parë. E mora vesh nga gazetat. Se po ta dija, nuk do ta kisha varrosur me nderime të mëdha. Por tani e kam mbyllur mortin. Kam anuluar edhe vizitat për “të pestat”. Nuk dua ta diskutoj më këtë çështje”- u shpreh Vata. Sipas tij, askush në familje nuk ka pasur informacion për ndonjë lidhje dashurie të Aishes. Vajza ka qenë aq e mbyllur sa lidhjet intime nuk ia ka besuar as motrave të veta. “Nuk ishte tip i qejfeve ajo. Nuk dilte nga shtëpia. As shoqe nuk ka në fshat. Në shkollë e çoja unë. E nxirrja deri te autobusi i Medresesë dhe e merrja po unë në kthim. Edhe kur i duhej të shkonte për ndonjë punë diku, e kam shoqëruar gjithnjë vetë. Nuk e di se çfarë ndodhi, por ajo ka qenë vajzë e shkëlqyer”-thotë babai i 18-vjeçares. E ndërsa ka varrosur përgjithmonë edhe kujtimin e së bijës, ai shton se ka dyshuar për gjëmën që mund t’i ndodhte në shtëpi. Madje, që kur ka konstatuar se e bija nuk ndodhej aty ka nisur kërkimet me shpresën se së paku do e gjente gjallë. “E parandjeva krimin . Unë kisha disa orë që po e kërkoja dhe kur shkova afër shinave të trenit, më thotë njëra aty që: E more vesh? Kanë gjetur një grua të vrarë te ara e filanit. Direkt më shkoi mendja te Aishja. Pashë disa makina policie që po vinin në atë moment dhe ndoqa drejtimin e tyre. Vrapova me sa fuqi kisha dhe arrita gati njëkohësisht me ata. Policët nuk më linin që të afrohesha, por unë u turra para dhe shpërtheva në lot. E njoha që ishte vajza ime”, thotë Muhameti. E ndërsa tregon momentet e tmerrshme se si ka gjetur trupin e Aishes, ai flet edhe për dyshimet mbi kohën kur dyshohet se vajza e tij ka mbetur shtatzënë. “Më duket krejt e pabesueshme. Gjatë gushtit Aishja ka agjëruar, falej vazhdimisht 5 herë në ditë. Nuk ka shkuar në plazh, ndërsa ka qenë pushim me shkollën. Nuk mbaj mend të ketë shkuar për vizitë ndokund. Nuk e di, nuk e di, jam i shokuar”- të thotë Muhamet Vata. E ndërsa dëshmia e tij ngre më shumë dyshime mbi krimin e ndodhur, prokuroria e Durrësit ka regjistruar ngjarjen duke nisur hetimet për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “dhunimit të kufomës”.



Lindita Çela


Edituar për herë të fundit nga AnGeLiC në Tue 17 Dec 2013 - 18:39, edituar 2 herë gjithsej (Reason for editing : Gramatike ! Ketu jo Ktu.)

Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Mon 28 Jan 2013 - 23:08
vdekja esht e thjesht...duhet ta vuaj duke gje gjall...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Wed 30 Jan 2013 - 15:13
Masakrimi i 18-vjeçares, familjarët largohen nga fshati: Monstrën e dënuan pak

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 355
Ngjarja që shokoi mbarë opinionin public në tetor të vitit të kaluar vazhdon të ketë një impact të fortë ende në familjen e tragjedisë.
Banesa e familjes Vata është e heshtur pasi ata që jetonin aty janë larguar për të jetuar diku tjetër.


Një e përditëshme shkruan se sipas gjyshit të Ajshe Vatës familja është larguar në Suedi pasi nuk e duronte dot më dhimbjen.
Për të përditëshmen në fjalë Sulejman Vata thekson se i biri, pra babai i Ajshes që prej një muaj e gjysmë, ai mori gruan dhe fëmijët dhe u largua”, pohon plaku 80-vjeçar. Ndërkohë, ai shprehet se është i pakënaqur me vendimin e marrë dy ditë më parë nga Gjykata e Durrësit ndaj Shaban Norjes.
“Norja më masakroi mbesën, nuk më vjen mirë që e dënuan me 25 vjet burg”, shprehet Sulejman Vata. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se është e vërtetë që familja e Muhamet Vatës është larguar nga Xhafzotaj, por nuk ka ikur në Suedi. Sipas policisë lokale, familja e 18-vjeçares që iu pre koka është shpërngulur me banim në Laprakë të Tiranës.
Ndërkohë, gjyshi i viktimës, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon përse u largua i biri dhe familja e këtij të fundit./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Wed 30 Jan 2013 - 15:17
O ZOT SKA FUN KJO GJA
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Norja flet nga qelia: Motra e madhe ma solli Ajshen, kam shkuar edhe me të

Sun 10 Mar 2013 - 12:16
Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Shaban-norja

I dënuari për vrasjen e nxënëses së Medresesë
tregon historinë e lidhjes me 18-vjeçaren. “E motra ma solli Ajshen në arë kur ishte 14 vjeçe”.

“Ajshen ma solli për herë të parë në arë motra e saj. Me të kisha
pasur lidhje normale, derisa u martua. Më pas u lidha me Ajshen kur
ishte 14 vjeçe. Takoheshim përditë, duheshim…”. Këto fjalë i thotë pas 5
muajsh nga vrasja e studentes 18-vjeçare autori i krimit pasional,
Shaban Norja.

I cilësuar si “monstra i Durrësit” për shkak të krimit që tronditi
mbarë vendin, tashmë duhet të vuajë 25 vjet burg. Dënimi për Norjen, i
cili në shkurt mbushi 81 vjeç, u mor në një proces rrufe, zhvilluar me
dy seanca. Tashmë si shtëpi të vetën ka qelinë e burgut, ku ndodhet që
prej tetorit të shkuar, kohë kur vrau e më pas i preu kokën të dashurës
së tij, ish-nxënëses së Medresesë. Për herë të parë në një intervistë
ekskluzive nga ambientet e Institucionit të Paraburgimit në Durrës,
Shaban Norja rrëfen historinë e njohjes me Ajshe Vatën e deri te momenti
kur u arrestua si autor.

Por dhe fakte të reja që opinioni nuk i ka ditur më parë. Që para
Ajshes kishte lidhje me një nga motrat e saj më të mëdha, me të cilën
ishte shkëputur pasi ajo u martua. Duke vazhduar më tej me të motrën e
saj të vogël, të cilën e vrau kur ajo ishte 3 muajsh shtatzënë me të.

Pohon me këmbëngulje se e donte Ajshen dhe se krimi ishte “amaneti” i
saj, por mohon se kishin kryer marrëdhënie gjatë muajit të Ramazanit.
Ka pranuar çdo gjë që në fillim kur u arrestua dhe ashtu si në gjyq,
shprehet herë pas here se është penduar… Ky është rrëfimi rrëqethës i
81-vjeçarit Shaban Norja, i cili nis të qajë në momentet kur tregon se
si e kreu vrasjen.

Ishte momenti i vetëm gjatë intervistës që Shaban Norja tregoi anën e
tij të ndjeshme, aq sa mund të ekzistojë një e tillë në një njeri që
kryen një krim kaq ngjethës.

Shaban, emri juaj është lakuar shumë në media që pas krimit që kryet ndaj Ajshe Vatës. Si u njohët me familjen e saj?

Me ta jam njohur aty te shtëpia e tyre, pasi pranë kam tokën. Kishte
vite që njiheshim. Kisha respekt për familjen e tyre. Më përshëndesnin
kur kaloja aty, kur rastisnin te toka. Por më pas u prishëm.

Pse çfarë ndodhi?

U bë sebep një nga vajzat e Muhametit. Atë e la burri dhe nuk i
tregonte dot të vërtetën Muhametit, se përse e kishte lënë burri dhe i
tha që miqësinë e prishi Shabani. Më kishte inat se e kisha gjetur disa
herë duke kryer akte të turpshme dhe i kisha thënë se do t’i tregoja
babait të saj nëse i përsëriste. Vajza u martua në Dibër, por ditën e
dytë të martesës djali e solli në shtëpi, pasi sipas tij, nuk ishte e
virgjër. Vajza nuk ua thoshte dot atyre të shtëpisë shkakun e vërtetë se
përse ishte ndarë, por i tha Muhametit që shkaku ishte Shabani, sepse i
ka fryrë me fjalë të paqena.

Shaban, ku dhe si u njohët me Ajshen?

Me Ajshen jam takuar në datën 13 tetor 2008. Erdhi së bashku me
njërën prej motrave të saj, së cilës nuk dua t’ia përmend emrin. Ajo
iku, ndërsa Ajshja ndenji. Nisa ta prekja, por më tha se nuk donte dhe
se do të vinte sërish të nesërmen. Kështu, më datë 14 tetor e kam takuar
dhe ajo ishte e vendosur për të kryer marrëdhënie seksuale me mua. Kjo
ka qenë hera e parë, ndërsa që prej asaj dite dhe deri në ditën që e
vrava, takoheshim rregullisht, pothuajse përditë. Më parë nuk e kisha
vënë re si femër.

Flitet që keni pasur lidhje edhe me motrat e tjera të Ajshes. Sipas jush, cila është e vërteta?

Në fakt, nuk mund ta mohoj. Është e vërtetë që kam pasur lidhje me
një nga motrat e saj. Nuk është se kam asnjë frikë, por nuk dua ta
tregoj me hollësi këtë histori. Me të kam pasur lidhje normale deri
ditën kur u martua. Pastaj u lidha me Ishen, (Ajshen).

Kishte dijeni mbi lidhjen tuaj të re?

Po vetëm ajo e dinte. Ajo e dinte se dhe ditën që familja e saj vuri
re se Ajshja nuk ishte në shtëpi, ajo më telefonoi dhe më tha: “Ku është
Ajshja?”. “Nuk e di”, iu përgjigja. “Mirë, më tha, më hidh dhjetë mijë
lekë në telefon që ta kërkojmë te të afërmit”. Mirë, i thashë, dhe ia
transferova. Unë e dija se ku ishte, sepse e kisha vrarë.

Ku takoheshit me Ajshen?

Te kasollja që kam te cepi i arës. Më merrte në telefon sapo
mbërrinte nga shkolla. Krijuam një lidhje normale. Ajo ishte e lumtur
dhe ndihej mirë me mua, edhe unë po kështu.

Mund të quhet lidhje normale kjo, duke ditur se jeni gjyshi i saj?

Nuk është se është normale, po… derisa ndiheshim mirë të dy.
Problemet nisën kur morëm vesh shtatzëninë. Aty i hipi në kokë që ta
vrisja.

Kur e kuptoi Ajshja se kishte mbetur shtatzënë?

Rreth 20-25 ditë përpara se ta vrisja. Ajo e kishte kuptuar dhe më
tha se mund të ishte shtatzënë. E besova menjëherë, sepse e dija që
kisha gabuar dhe e prisja një gjë të tillë. Fillimisht i thashë se mos e
ke me ndonjë tjetër, por e thashë për t’u shfajësuar, pasi isha i
sigurt se fëmija ishte i imi. Megjithatë, për ta vërtetuar bleva një
test në farmaci dhe ia dhashë. Testi kishte dalë pozitiv. Më mori në
telefon direkt dhe më tha që nuk ka asnjë dyshim, ishte shtatzënë. U
mundova ta qetësoja nga telefoni. I premtova se do ta zgjidhnim të dy
këtë problem kur të takoheshim pasdite. Mirëpo atë e kishte kapur paniku
dhe çdo gjë që i thosha e kundërshtonte.

Pse, çfarë i kërkuat ju?

I propozova që ta hiqte fëmijën. I thashë t’i jap unë të gjitha lekët
që të duhen për shpenzime dhe qite (hiqe) fëmijën dhe vazhdojmë lidhjen
tonë. Nuk pranonte, pasi sipas fesë që besonte ishte krim që nëna të
vriste fëmijën. Ajshja kishte frikë se mos e kuptonin të familjes dhe më
tha “më mirë më vrit ti, sesa të bëhem me turp dhe të më vrasë babai”.
Ajshja kishte shumë frikë se po ta kuptonin të shtëpisë për lidhjen, por
mbi të gjitha mbi shtatzëninë, do ta vrisnin.

Thatë se e donit vajzën, si mundët të qëllonit mbi të?

Sigurisht që e doja, por në këtë mënyrë çova deri në fund vetëm
amanetin e saj. Ajshja kishte tri ditë dhe tri net që më kërkonte që ta
vrisja. Nuk e di se si ma mbushi mendjen dhe pranova ta bëja këtë gjë.
Jam penduar dhe qaj çdo ditë për të. Nuk ia fal kurrë vetes këtë që bëra.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Sun 10 Mar 2013 - 13:25
"Norja flet nga qelia: Motra e madhe ma solli Ajshen, kam shkuar edhe me të "
me
"Ktu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 18vjecares Aishe"

U bashkuan

Burimi:Panormama
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Mon 11 Mar 2013 - 14:42
Shaban Norja: “Me Ajshen duheshin, ka edhe vajza të tjera të Medresesë që janë lidhur me pleq”
Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Shaban-norja
Shaban Norja i cili vrau pak kohë më parë 18 vjeçaren Ajshe Vata ka rrëfyer në një intervistë mediatike se pavarësisht diferencës së moshës, mes tyre kishte edhe dashuri. “Unë e doja atë vajzë dhe jam plotësisht i bindur se edhe ajo më ka dashur mua. Ajshja nuk qëndronte me mua as për para dhe as për gjëra të tjera materiale. Gjatë gjithë kohës që kemi qenë bashkë, Ajshja më ka kërkuar vetëm një herë 50 euro. Donte të shkonte me shoqet e shkollës në Kosovë. Kjo ka qenë hera e parë dhe e fundit që Ajshja ka kërkuar para nga mua.”, është shprehur Norja.
Më tej ai pohon se njeh vajza të moshës së Ajshes që janë lidhur me të moshuar. “Njoh dy-tri shoqe të Ajshes që kanë lidhje të ngjashme me timen. Kjo është kthyer si praktikë për vajzat e reja, sidomos ato të shkollës së Medresesë. Ata nuk preferojnë lidhjen me djem të moshës së tyre, pasi së pari nuk duan që të zbulohet lidhja dhe ata i keqtrajtojnë. Ajshja më kishte thënë se edhe dy shoqe të saj në shkollë kanë lidhje me pensionistë dhe më duket se vazhdojnë akoma.”, ka deklaruar Norja që tashmë shprehet se është penduar që I mori jetën 18 vjecares./alb0observer.com/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Mon 11 Mar 2013 - 14:47
Tash mund te haje m....t sa te doje ky monstrum idijot dhe i cmendur. nga burgu, dhe pasi ajshja nuk eshte gjall..

Po me te cmendur jan edhe ato qe ju besojn fjlave te ketyre idijotve qe edhe me tej han M....t duke shpifur mbi vajzat qe ndjekin shkollen e medreses...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Sun 7 Jul 2013 - 12:29
Norja flet nga qelia: Motra e madhe ma solli Ajshen, kam shkuar edhe me të
I dënuari për vrasjen e nxënëses së Medresesë
tregon historinë e lidhjes me 18-vjeçaren. “E motra ma solli Ajshen në arë kur ishte 14 vjeçe”.

“Ajshen ma solli për herë të parë në arë motra e saj. Me të kisha pasur lidhje normale, derisa u martua. Më pas u lidha me Ajshen kur ishte 14 vjeçe. Takoheshim përditë, duheshim…”. Këto fjalë i thotë pas 5 muajsh nga vrasja e studentes 18-vjeçare autori i krimit pasional, Shaban Norja.

I cilësuar si “monstra i Durrësit” për shkak të krimit që tronditi mbarë vendin, tashmë duhet të vuajë 25 vjet burg. Dënimi për Norjen, i cili në shkurt mbushi 81 vjeç, u mor në një proces rrufe, zhvilluar me dy seanca. Tashmë si shtëpi të vetën ka qelinë e burgut, ku ndodhet që prej tetorit të shkuar, kohë kur vrau e më pas i preu kokën të dashurës së tij, ish-nxënëses së Medresesë. Për herë të parë në një intervistë ekskluzive nga ambientet e Institucionit të Paraburgimit në Durrës, Shaban Norja rrëfen historinë e njohjes me Ajshe Vatën e deri te momenti kur u arrestua si autor.

Por dhe fakte të reja që opinioni nuk i ka ditur më parë. Që para Ajshes kishte lidhje me një nga motrat e saj më të mëdha, me të cilën ishte shkëputur pasi ajo u martua. Duke vazhduar më tej me të motrën e saj të vogël, të cilën e vrau kur ajo ishte 3 muajsh shtatzënë me të.

Pohon me këmbëngulje se e donte Ajshen dhe se krimi ishte “amaneti” i saj, por mohon se kishin kryer marrëdhënie gjatë muajit të Ramazanit. Ka pranuar çdo gjë që në fillim kur u arrestua dhe ashtu si në gjyq, shprehet herë pas here se është penduar… Ky është rrëfimi rrëqethës i 81-vjeçarit Shaban Norja, i cili nis të qajë në momentet kur tregon se si e kreu vrasjen,raporton Panorama

Ishte momenti i vetëm gjatë intervistës që Shaban Norja tregoi anën e tij të ndjeshme, aq sa mund të ekzistojë një e tillë në një njeri që kryen një krim kaq ngjethës.

Shaban, emri juaj është lakuar shumë në media që pas krimit që kryet ndaj Ajshe Vatës. Si u njohët me familjen e saj?

Me ta jam njohur aty te shtëpia e tyre, pasi pranë kam tokën. Kishte vite që njiheshim. Kisha respekt për familjen e tyre. Më përshëndesnin kur kaloja aty, kur rastisnin te toka. Por më pas u prishëm.

Pse çfarë ndodhi?

U bë sebep një nga vajzat e Muhametit. Atë e la burri dhe nuk i tregonte dot të vërtetën Muhametit, se përse e kishte lënë burri dhe i tha që miqësinë e prishi Shabani. Më kishte inat se e kisha gjetur disa herë duke kryer akte të turpshme dhe i kisha thënë se do t’i tregoja babait të saj nëse i përsëriste. Vajza u martua në Dibër, por ditën e dytë të martesës djali e solli në shtëpi, pasi sipas tij, nuk ishte e virgjër. Vajza nuk ua thoshte dot atyre të shtëpisë shkakun e vërtetë se përse ishte ndarë, por i tha Muhametit që shkaku ishte Shabani, sepse i ka fryrë me fjalë të paqena.

Shaban, ku dhe si u njohët me Ajshen?

Me Ajshen jam takuar në datën 13 tetor 2008. Erdhi së bashku me njërën prej motrave të saj, së cilës nuk dua t’ia përmend emrin. Ajo iku, ndërsa Ajshja ndenji. Nisa ta prekja, por më tha se nuk donte dhe se do të vinte sërish të nesërmen. Kështu, më datë 14 tetor e kam takuar dhe ajo ishte e vendosur për të kryer marrëdhënie seksuale me mua. Kjo ka qenë hera e parë, ndërsa që prej asaj dite dhe deri në ditën që e vrava, takoheshim rregullisht, pothuajse përditë. Më parë nuk e kisha vënë re si femër.

Flitet që keni pasur lidhje edhe me motrat e tjera të Ajshes. Sipas jush, cila është e vërteta?

Në fakt, nuk mund ta mohoj. Është e vërtetë që kam pasur lidhje me një nga motrat e saj. Nuk është se kam asnjë frikë, por nuk dua ta tregoj me hollësi këtë histori. Me të kam pasur lidhje normale deri ditën kur u martua. Pastaj u lidha me Ishen, (Ajshen).

Kishte dijeni mbi lidhjen tuaj të re?

Po vetëm ajo e dinte. Ajo e dinte se dhe ditën që familja e saj vuri re se Ajshja nuk ishte në shtëpi, ajo më telefonoi dhe më tha: “Ku është Ajshja?”. “Nuk e di”, iu përgjigja. “Mirë, më tha, më hidh dhjetë mijë lekë në telefon që ta kërkojmë te të afërmit”. Mirë, i thashë, dhe ia transferova. Unë e dija se ku ishte, sepse e kisha vrarë.

Ku takoheshit me Ajshen?

Te kasollja që kam te cepi i arës. Më merrte në telefon sapo mbërrinte nga shkolla. Krijuam një lidhje normale. Ajo ishte e lumtur dhe ndihej mirë me mua, edhe unë po kështu.

Mund të quhet lidhje normale kjo, duke ditur se jeni gjyshi i saj?

Nuk është se është normale, po… derisa ndiheshim mirë të dy. Problemet nisën kur morëm vesh shtatzëninë. Aty i hipi në kokë që ta vrisja.

Kur e kuptoi Ajshja se kishte mbetur shtatzënë?

Rreth 20-25 ditë përpara se ta vrisja. Ajo e kishte kuptuar dhe më tha se mund të ishte shtatzënë. E besova menjëherë, sepse e dija që kisha gabuar dhe e prisja një gjë të tillë. Fillimisht i thashë se mos e ke me ndonjë tjetër, por e thashë për t’u shfajësuar, pasi isha i sigurt se fëmija ishte i imi. Megjithatë, për ta vërtetuar bleva një test në farmaci dhe ia dhashë. Testi kishte dalë pozitiv. Më mori në telefon direkt dhe më tha që nuk ka asnjë dyshim, ishte shtatzënë. U mundova ta qetësoja nga telefoni. I premtova se do ta zgjidhnim të dy këtë problem kur të takoheshim pasdite. Mirëpo atë e kishte kapur paniku dhe çdo gjë që i thosha e kundërshtonte.

Pse, çfarë i kërkuat ju?

I propozova që ta hiqte fëmijën. I thashë t’i jap unë të gjitha lekët që të duhen për shpenzime dhe qite (hiqe) fëmijën dhe vazhdojmë lidhjen tonë. Nuk pranonte, pasi sipas fesë që besonte ishte krim që nëna të vriste fëmijën. Ajshja kishte frikë se mos e kuptonin të familjes dhe më tha “më mirë më vrit ti, sesa të bëhem me turp dhe të më vrasë babai”. Ajshja kishte shumë frikë se po ta kuptonin të shtëpisë për lidhjen, por mbi të gjitha mbi shtatzëninë, do ta vrisnin.

Thatë se e donit vajzën, si mundët të qëllonit mbi të?


Sigurisht që e doja, por në këtë mënyrë çova deri në fund vetëm amanetin e saj. Ajshja kishte tri ditë dhe tri net që më kërkonte që ta vrisja. Nuk e di se si ma mbushi mendjen dhe pranova ta bëja këtë gjë. Jam penduar dhe qaj çdo ditë për të. Nuk ia fal kurrë vetes këtë që bëra.stabborn.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Tue 17 Dec 2013 - 18:38
Gjykata dënon me 25 vjet burg vrasësin e Vatës
Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Shaban-norjaKetu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 9B608E6D366A2375FD5CC5B0590E5D40
Gjykata e Durrësit i ka dhënë dënim me 25 vjet burg, njeriut që njihet ndryshe si “mostra” e Durrësit.

Shtetasi Shaban Norja, ka pranuar përpara trupi gjykues se ka vrarë 17-vjeçaren, Ajshe Vata pasi kjo e fundit nuk pranonte që të abortonte fëmijën që priste nga ky i fundit.

Ngjarja ka shokuar mbarë opinionin publik, pasi viktima u gjet e hedhur në rrënoja, e masakruar dhe pa kokë.

Vajza u gjet e gjymtuar mëngjesin e 11 tetorit në fshatin Xhafzotaj, nga një bashkëfshatarë i saj. Hetimet e kryera dhe deklaratat e vrasësit, pohuan se krimi ishte kryer me gjakftohtësi të plotë dhe se vrasja ishte kryer nga vetë shtetasi, Shaban Norja.

Sipas organit të akuzës vrasësi ka kryer ekzekutimin e 17-vjeçares, fillimisht me armë zjarri tip pistoletë dhe më pas e ka gjymtuar, duke i prerë kokën viktimës me një sëpatë me mendimin që të mos identifikohej.

/Shekulli Online/S.H./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Fri 20 Dec 2013 - 23:42
Pas skandalit. Masakrimi i 18-vjeçares, vetëvaret kunata e Norjes
Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Aishe-shaban-300x225
Gjendet e vdekur gruaja e vëllait të Shaban Norjes, monstrës së Shijakut. Policia: Depresion pas paragjykimit nga banorët e fshatit.

Dyshohet nga depresioni pas diskriminimit nga banorët e fshatit.

Gjendet e vetëvarur kunata e Shaban Norjes, i moshuari që u konsiderua si monstër pas vrasjes dhe prerjes së kokës me sëpatë të 18-vjeçares Ajshe Vata. Policia bëri të ditur se është njoftuar se ishte gjetur e vetëvarur në një kasolle afër banesës shtetasja Xhemalie Norja, 67 vjeçe. Sipas të dhënave, gruaja i kishte dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë. Ngjarja, sipas Policisë, ndodhi rreth orës 13:00 të së mërkurës, në fshatin Likesh, komuna Gjepalaj, në Shijak. Nga ana e policisë mbeten ende të paqarta rrethanat dhe motivi i ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se akti ekstrem nga 67-vjeçarja është marrë pas një gjendjeje të rënduar psikologjike, e ardhur kjo edhe pas fjalëve nga banorët e zonës për lidhjen familjare të saj me autorin e masakrimit të 18-vjeçares Ajshe Vata. Burime të Policisë bënë të ditur se janë duke hetuar të gjitha pistat e mundshme në lidhje me shkakun e një vendimi të tillë fatal për jetën. Por të njëjtat burime u shprehën se nuk përjashtojnë si shkak diskriminimin dhe paragjykimet në adresë të saj dhe të shoqit nga ana e bashkëfshatarëve të tyre. Kjo pasi nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna që mund të lidhin ngjarjen me një pistë të tillë. Viktima jetonte vetëm me të shoqin, shtetasin Hamit Norja, i cili është vëllai i Shaban Norjes. Djali i çiftit mësohet se jeton në emigracion në Itali, ndërsa vajza është e martuar në zonën e Shijakut. Burime nga grupi i hetimit thanë se nga të dhënat që disponojnë, familja Norja ishte veçuar nga banorët e tjerë të fshatit Likesh që pas ngjarjes së rëndë kur u përfshi kunati i viktimës. Madje vetë banorët kishin pasur reagim, ndonëse jo demonstrativ, por duke rralluar vizitat në banesën e çiftit të të moshuarve deri në braktisjen e plotë të tyre. Policia nuk e konsideron këtë si një pistë zyrtare, pasi po heton edhe në pista të tjera. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se janë marrë në pyetje familjarët e 67-vjeçares. Ata kanë deponuar se Xhemalie Norja kishte shfaqur probleme me gjendjen mendore prej disa kohësh. Por ata nuk i kanë bërë një lidhje të mundshme të shkakut të ngjarjes me paragjykimet në adresë së familjarëve të tyre nga ana e banorëve të fshatit.

MASAKRA
Ajshe Vata u vra me armë zjarri dhe më pas iu pre koka me sëpatë nga 82-vjeçari Shaban Norja, pasi ajo kishte mbetur shtatzënë me të moshuarin. Ky i fundit nuk mund ta duronte dot turpin në fshat dhe i kërkonte 18-vjeçares të mos e mbanin fëmijën. E reja u masakrua vetëm pak ditë para se të vijonte studimet e larta. Por masakra e ndodhur më 10 tetor të vitit 2012 ia preu në mes ëndrrat.

FAMILJARET
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 10 tetor të vitit 2012, banorët e fshatit ku jeton Shaban Norja patën reagim të ashpër, duke çuar deri në kërkesën për azil të fëmijëve të të moshuarit në Itali dhe Gjermani. Por edhe familjarët e 18-vjeçares së masakruar Ajshe Vata u larguan nga Shqipëria. Ata kërkuan azil politik në Suedi dhe që prej asaj kohe jetojnë në këtë shtet.

SHIJAK/ LEONIDHA MUSAI
Sponsored content

Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe - Faqe 3 Empty Re: Ketu lexohet cdo e re rreth vdekjes mizore te vajzes 17 vjecare Aishe

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi