Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Arbesa Sinanaj bën të qajë jurinë e “X Factor” në Gjermani Empty Arbesa Sinanaj bën të qajë jurinë e “X Factor” në Gjermani

Mon 20 Aug 2012 - 16:13
Arbesa Sinanaj bën të qajë jurinë e “X Factor” në Gjermani ArbesaPas suksesit të këngëtares tashmë me famë botërore Rita Ora, Vanesa Krasniqit e cila mahniti jurinë e “DSDS”, Ardian Bujupit, Mark Markut etj, është momenti i Arbesa Sinanaj.

16-vjeçarja e cila ka lindur në Gjermani nga një familje me prejardhje nga Podujeva ka bërë të qajë jurinë dhe publikun e “X Factor” në Gjermani me paraqitjen e saj.

Ajo interpretoj këngën “You Found me” nga The Fray.

Arbesa shprehet se e gjithë pjesëmarrja e saj në “X Factor” ka qenë shumë spontane, por jo edhe talenti i saj për muzikën pasi që rrjedh nga një familje muzikantësh. “Muzika për mua është gjithçka. Nuk e kam planifikuar të shkoj në “X Factor” këtë vit por ka qenë një aksion spontan”, tregon ajo.



Mediet kryesore gjermane të cilat kanë shkruar për Arbesën kanë pasur vetëm fjalë lavdëruese për talentin nga Kosova. Anëtarja e jurisë e këtij spektakli, këngëtarja me famë botërore, Sarah Connor tha se zëri i saj është zë që depërton thellë në shpirt dhe se ajo ka kohë që po kërkonte diçka të tillë.

Ajo që më së shumti u emocionua nga performanca e Arbesës ishte anëtarja tjetër Sandra Nasic, e cila nuk mundi ti ndalte lotët. “Kur kam parë Sandra-n duke qarë nuk mund ta besoja. Unë asnjëherë skam qenë para një publiku aq të madh dhe prandaj kam pas shumë frikë por e di se kjo është normale pasi që për herë të parë kam dalë në televizion”, vazhdon Arbesa.

Familja e saj përbëhet nga prindërit dhe 4 motrat dhe një vëlla.

“Edhe motra ime, Vanessa Sinanaj këndon derisa vëllai, Fetah Sinanaj luan në piano. Ne të tre bëjmë muzikë bashkë dhe kënaqemi”, tha Arbesa.

Edicioni i radhës i cili do të zbulojë nese Arbesa është kualifikuar apo jo për fazën tjetër e cila mund ta dërgoj drejt finales së madhe do të mbahet me 26 gusht dhe do të transmetohet në televizonin gjerman “VOX”.

Arbesa tha se pret përkrahjen e bashkatdhetarëve të saj e cila do t’i ndihmojë shumë në vazhdim. Ne patjetër i urojmë shumë suksese dhe le të vazhdojë suksesi i shqiptareve në botë. /Indeksionline/

Linku për të parë videon:

http://www.vox.de/medien/sendungen/x-factor/news/25f78-12cb67-67d4-25/x-factor-2012-kandidatin-arbesa-sinanaj-bringt-sandra-nasic-komplett-aus-der-fassung.html
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi