- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Shpërndante drogë në kryeqytet, arrestohet 41-vjeçari
Tue 21 Aug 2012 - 15:37
Tiranë, 21 gusht 2012, NOA- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet për shitje dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Policia ka arrestuar 41-vjeçari Pëllumb Elezi, i cili punonte si taksixhi dhe gjithashtu shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, raporton noa.al.
“Ky shtetas ishte person në kërkim, pasi dyshohet se merrej me shitjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”, në zonat, pub-et e ish-Bllokut, rrugën “Bardhyl”, si dhe të hoteleve në zonën e Kombinatit, pasi ky shtetas punonte si taksixhi në zonën e ish-Bllokut me mjetin e tij taksi. Kapja e tij u bë mbrëmë në afërsi të rrugës “Abdy Frashëri””, informon policia.
Gjatë arrestimit, 41-vjeçarit i janë sekuestruar në provë materiale, 5 gramë lëndë narkotike e llojit “kokainë” dhe një automjet i markës “Mercedes Benz”, taksi.
Policia informon se ndalimi i 41-vjeçarit u krye në kuadër të procedimit penal, nisur në vitin 2009 në bashkëpunim me Prokurorinë, ku ndaj tij u bë ekzekutimi i urdhrit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për këtë shtetas.
b.gj/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi