Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shkëlqimi dhe rënia e një legjendari! Empty Shkëlqimi dhe rënia e një legjendari!

Sat 25 Aug 2012 - 12:04
Shkëlqimi dhe rënia e një legjendari! Lance-300x200Njëri nga sportistët më të mirë i të gjitha kohërave, çiklisti Lance Armstrong, i cili mundi të korrë plot 7 fitore në Tour de France, pritet t’i humbas të gjithë titujt e fituar prej tij, pasi është akuzuar se ka përdorur doping dhe substanca të ndaluara.

Këtu e dy vjet, citon lab-observer.com, ai ndodhet në kontradiktë me USADA (Shërbimi Antidoping i SHBA-ve), e cila pretendon se Armstrong ka përdorur substanca të ndaluara dopingu. Gjyqe, dëshmitarë, hetime, akuza të cilat njollosën imazhin e një legjendari të çiklizmit dhe gjithë botës së sportit.
Dhe rrënimi i tij i plotë, duket se u arrit shumë shpejtë, pasi Lance Armstrong, deklaroi se tërhiqet nga kontradikta me shërbimin e antidopingut.
Sigurisht, me këtë lëvizje ai humbet dhe gjyqin…Njeriu i cili mundi kancerin dhe më pas shtatë tituj në Tour de France, po përgatitet të humbas të gjithë titujt e tij të fituar që nga viti 1998 dhe më vonë, ndërmjet tyre dhe medaljen e argjend të cilën e fitoi në Olimpiadën e Sydney. Nga ana e tij, citon alb-observer.com, Lance Armstrong deklaroi: “Mundohem të vërtetoj të vetëkuptueshëm, por kjo në një moment lodh çdo njeri. Në një moment të jetës duhet të thuash “deri këtu ishte” dhe ka moment për mua ka ardhur tani!”Përsa i përket USADA, gjërat janë të thjeshta.
“Është një zhvillim i pakëndshëm për të gjithë ata të cilët që e adhurojnë sportin dhe atletët”, deklaroi një antar i lartë i saj, edhe pse në të shkuarën Armstrong nuk ishte “kapur” kurrë të përdoret doping apo ndonjë substancë tjetër të ndaluar. Megjithatë, USADA ka në mbështetje të saj 10 dëshmitar të cilët pohojnë se Armstrong ka përdorur substanca dhe ka kryer transfuzion gjaku të ndaluara.

Dhe rënia e atletit 40-vjeçar, legjendë e “gjallë” në botën e sportit, mund të ketë dhe vazhdim, pasi të shumtë janë ata të cilët besojnë se sponsorizuesit e tij, gjatë gjithë këtyre viteve do të kërkojnë dëmshpërblim për milionat e dollarëve që ata i kanë dhënë atij./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi