Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Rrëfimi i Odeta Nishanit, Zonjës së Parë të Shqipërisë Empty Rrëfimi i Odeta Nishanit, Zonjës së Parë të Shqipërisë

Wed 5 Sep 2012 - 15:07
Në një intervistë mediatike, Zonja e Parë, Odeta Nishani, ka rrëfyer për jetën e saj private, marrëdhëniet me bashkëshortin si përjetimin e kësaj kohe që gjendet në epiqendër të mediave. Ajo ka pranuar se jeta ka pasur të papritura edhe për të dhe familjen e saj. Një ndër to ka qenë sëmundja e bashkëshortit, presidentit Bujar Nishani për të cilën ajo shprehet se “ajo tashmë është e kaluar dhe unë i lutem Zotit që ta ndihmojë në detyrën fisnike të kreut të shtetit”.Më tej duke folur për bashkëshortin ajo ka “zbuluar’ si vesin më të keq të tij neglizhencën e pushimeve dhe ndër vlerësimet pozitive përfshin sinqeritetin dhe karakterin e tij. Ajo gjithashtu ka pohuar se kënga e preferuar nga të dy është kënga e tenorit italian Andrea Bocelli “Vivo per te”.
E pyetur se cilat nga Zonjat e para preferonte më shumë Odeta shprehet se i pëlqen Michelle Obama për tipin sportiv, karakterin e fortë dhe sigurisht ngjyrat që vesh.
Ndërsa për Zonjat e Para të Shqipërisë ajo thotë se “secila ka pasur profilin e saj, por zonja Berisha në gjykimin tim ka pasur dimension të plotë dhe më aktiv”.
Punonjësja në Departamentin e Statistikave në Ministrinë e Turizmit rrëfen më pas se nuk jeton në Pallatin e Brigadave. “Presidenti i Shqipërisë me familjen nuk jeton në pallatin e Brigadave. Nuk e di pse të gjithë këtë pyetje ma bëjnë kështu. Është një rezidencë qeveritare, e cila po rikonstruktohet . Më pas ne do të zhvendosemi atje,” sqaron ajo.
Duke folur për jetën e saj profesionale Zonja e Parë thekson se kontributi i saj do të jetë në zhvillimin e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e mjedisit, pa lënë mënjanë edhe traditën e angazhimeve për bamirësi./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Rrëfimi i Odeta Nishanit, Zonjës së Parë të Shqipërisë Empty Re: Rrëfimi i Odeta Nishanit, Zonjës së Parë të Shqipërisë

Wed 5 Sep 2012 - 23:16
President sakat ja Ku ka perfunduar SHqiperia ?????
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi