Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Shkencëtarët kanë gjetur mostrat më të vjetra të insekteve të ruajtura Empty Shkencëtarët kanë gjetur mostrat më të vjetra të insekteve të ruajtura

Wed 5 Sep 2012 - 21:52
Shkencëtarët kanë gjetur mostrat më të vjetra të insekteve të ruajtura 38-300x175Shkencëtarët kanë gjetur insektet më të vjetra të ruajtura në qelibar. Insektet janë gjetur në Italinë veriore në qelibarin me madhësi prej disa milimetrash.

Këto mostra janë afërsisht 100 milionë vjet më të vjetra se çfarëdo lloji i gjetur deri tani. Ky zbulim do të paraqesë një pamje të re për ciklin evolucionar të grupit më të llojllojshëm të organizmave në botë.

“Qelibari është mjet shumë i rëndësishëm për paleontologët, sepse ruan mostrat në gjendje të mrekullueshme, prandaj mund të bëhen vlerësime precize të ndryshimit evolucionar gjatë miliona viteve,” ka thënë David Grimaldi, udhëheqësi i hulumtimeve.

Edhe pse artropodet janë 400 milionë vjet të vjetra, kafsha më e vjetër e gjetur deri tani është gjetur në qelibarin e vjetër 130 milionë vjet. Ky zbulim i ri ka vendosur rekordin e ri prej 230 milionë vitesh.

Pikat e qelibarit, me madhësi prej dy deri gjashtë milimetra, janë gjetur lart në Alpet Dolomite në verilindje të Italisë. I kanë gjetur Eugenio Ragazzi dhe Guido Roghi nga universiteti i Padovas.

Dy prej gjithsej 70.000 pjesëve të testuara të qelibarit kanë përmbajtur dy lloje të reja të insekteve të quajtura Triasacarus fedelei dhe Ampezzoa triassica. Insekti i tretë, një lloj tjetër i mizës, nuk mund të identifikohet në mënyrë të saktë, sepse trupi i insektit , përveç antenave, nuk është ruajtur mirë./koha

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi