Dështon eposi shqiptar… apo …?!
Mon 10 Sep 2012 - 22:29
Një nga vlerat kulturore të vecanta të vendit tonë në shekuj ka qënë Eposi i Kreshnikëve me të cilën jemi mburrur dhe që shumë shpresonin të merrej në mbrojtje nga UNESKO. Por kjo nuk do të jetë e mundur të paktën edhe për tre vjet. Kjo është pohuar nga kryetari i grupit të punës Shqipëri-Kosovë, i ngritur posaçërisht për këtë punë, zoti Vaso Tole. Ai thotë se dosja duhej të ishte dorëzuar në mars të këtij viti, çka do të thotë që s’u realizua. Pavarësisht se thuhet se dështimi ka ardhur për shkak të vonesave, arsyeja e vërtet është tërësisht një tjetër.
Vetëm pak muaj më parë Aldo Bumci, ministri i Kulturës deklaroi se dosja do të shkonte në UNESKO si një punë e përbashkët midis dy shteve pra Kosovë, Shqipëri. Por kjo bie poshtë pasi Kosova është një shtet që nuk bën pjesë në OKB. Me pak fjalë nëse do ta dërgonim të vetëm dosjen, tashmë ajo do të ishte duke u shqyrtuar e kështu do të mund të quhej trashëgimi e mbrojtur. Se si do të zgjidhet kjo cështje, mbetet që ta tregojë koha./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi