Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Goditet me qese mielli makina e Kryeministrit Berisha Empty Goditet me qese mielli makina e Kryeministrit Berisha

Thu 13 Sep 2012 - 12:41
Tiranë, 13 shtator 2012, NOA- Ndërsa makina e Kryeministrit Sali Berisha po hynte në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për të marrë pjesë në seancën parlamentare të ditës së sotme, dy persona kanë sulmuar makinën e tij duke e qëlluar me qese mielli dhe vezë.

Sipas gazetarit të agjencisë së lajmeve noa.al, thuhet se dy personat që derdhën miellin mbi makinën e Kryeministrit u vunë menjëherë në pranga nga policia.

Nga ana e policisë thuhet se të ndaluarit janë ish-të përndjekur politikë të cilët po protestonin para ambienteve të Parlamentit për dëmshpërblimet e tyre.

Të ndaluarit nga ana e policisë u identifikuan si A.Kollçaku dhe S.Tufa, të cilët dyshohet se goditën makinën e Kryeministrit në shenjë proteste.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi