Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bleona Qerreti: “Bashkëshorti më telefonoi i pari për videon, unë pushova punonjësit” Empty Bleona Qerreti: “Bashkëshorti më telefonoi i pari për videon, unë pushova punonjësit”

Tue 18 Sep 2012 - 23:48
Bleona Qerreti: “Bashkëshorti më telefonoi i pari për videon, unë pushova punonjësit” Bleona_qerreti_1-300x198Pas skandalit me videon nudo të këngëtares Bleona Qerreti, kjo e fundit ka dalë në një lidhje direkte në emisionin “Poke” në Top Channel duke dhënë detajet e asaj nate, por nuk kanë munguar bisedat për karrierrën dhe bashkpunimin me Timbaland.
Bleona është pyetur nga prezantuesja ne lidhje me video- skandalin që ka qarkulluar ditët e fundit në internet dhe këngëtarja është përgjigjur: “Unë dhe familja ime kemi qënë shumë të shqetësuar për këtë punë, por sigurimi nuk ka qënë në nivelin e duhur, dikush mbrapa ka carë tendën që zhvishesha dhe ka futur dorën me telefonin me kamera dhe keshtu ka ndodhur dhe kjo si xhirim.Mediat e kanë bërë të madhe por është njëlloj si ti fusësh në dush dikujt një kamera sigurisht do dali nudo duke nisur nga presidenti deri te krimineli me i fundit që është në burg”.

Më pas, prezantuesja Albana Osmani e ka pyetur se si është ndjer bashkëshorti i saj Gani për videon dhe ajo është shprehur: “Gani ishte i pari që më ka cuar mesazhin për videon në internet dhe me ka thënë që sigurimi jot duhet absolutisht të shkojë në shtëpi nesër, në këtë moment ti nuk ke më punë me ata njerëz dhe unë i kam pushuar nga puna. Tashmë unë kam ndërruar sigurimin dhe kam 4 veta të cilët më sigurojnë”

Biseda gjatë emisionit live ka vazhdur për karrierrën e Bleona Qerretit dhe bashkupimeve që ajo ka ne Amerikë. Këngëtarja ka folur për takimin e saj të parë me Timbaland për rregjistrimin e këngëve të reja si dhe për realizimin e albumit.

“Jemi takuar në Grammy të 2009. Isha në tur përpara 2 vjetësh me kolegun e tij dhe vazhdoja i dërgoja fotografi nga turet, nga koncerte të ndryshme deri në 2010. Ndërkohë në një tjetër natë në studio, ku unë rrija në të gjitha netët dhe në këto momente ai kthehet dhe mban një fjalim ku u thotë të gjithëve se kjo vajzë ka një vit që është me ne, është njeri që punon shumë ….. dhe sytë e mi ishin mbush me lot dhe une nuk e prisja një reagim të tillë. Per mua ishte një dite normale ku shkoja në studio dhe dëgjoja këngët për artistet e tjere”- u shpreh Bleona e emocionuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi