Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dushi që ju lan ju dhe rrobat tuaja Empty Dushi që ju lan ju dhe rrobat tuaja

Thu 20 Sep 2012 - 10:28
Dushi që ju lan ju dhe rrobat tuaja Dushi

Dushi që ju lan ju dhe rrobat tuaja Dushi1


Në kuadër të ekonomizimit sa më të mirë të energjisë elektrike dhe kursimit të ujit, një ideues turk solli shpikjen e tij më të habitshme… një dush që shërben gjithashtu për të larë rrobat.

Një sistem i veçantë filtrash, i vënë në punë nga një sistem i veçantë, lejon ujin e derdhur gjatë larjes që të filtrohet dhe të shkojë nëpërmjet disa tubave në një dhomë të vogël, të ngjashme me atë të një lavatriçeje, ku më parë janë vendosur rrobat për t’u larë.

Sipas testimeve të para, makineria është në gjendje që të kryejë të dy funksionet për të cilën është ndërtuar në mënyrë perfekte.
Ajo funksionon në mënyrë fare të thjeshtë. Përpara futjes në fush, në një dhomë të jashtme vendosen rrobat e pista dhe me nisjen e dushit, edhe larja fillon në mënyrë automatike.

Ideuesi Ahmet Burak Aktas, shpreson që “dushi-lavatriçe” të rezultojë një ide e mirë në treg, jo vetëm për prakticitetin e tij, por edhe për arsye kostosh.

Sipas përllogaritjeve, gjatë një dushi 15 minutësh, shpenzohen 150 litra ujë dhe rreth 40 litra të tjera në larjen e rrobave, së bashku me energjinë përkatëse për të dy këto procese.

Dushi është në gjendje të kombinojë të dy këto procese, duke reduktuar ndjeshëm kostot.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi